Autor: TV News

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë u mblodhën këtë të enjte për 4 orë për shqyrtimin e ndryshimit të praktikës gjyqësore për vendosjen e masës së arrestit në burg. Avokati Luan Hasneziri, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus është shprehur se praktika e aplikimit “arrest në burg” duhet të ndryshojë. Ai shtoi se kjo masë po zbatohet gjerësisht si normë dhe jo si përjashtim, siç parashikon ligji. I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj nëse një politikan i dyshuar për korrupsion duhet të jetë në arrest në burg apo në arrest shtëpie, juristi u shpreh se të…

Read More

Ish-deputeti Dashamir Shehi, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, tha se ka ardhur momenti që drejtësia të mos zvarritet më. Sipas tij, nëse dikush ka bërë zullum, të dënohet, jo të zvarritet më me detyrim paraqitjeje si rasti i zotit Berisha, apo me paraburgim si rasti i Veliajt dhe Metës. “Shumica e dosjeve janë çështje pronash. Atje duhen bërë shumë vendime unifikuese, që është folur disa herë që do të bëhen. Dosjet trajtohen në bllok dhe të jetë më e thjeshtë kjo punë. Nga ana praktike, edhe sikur të punojnë çdo ditë, nuk mbyllet…

Read More

Masa Arrest në burg duhet të jetë përjashtim, jo rregull. Ky është parimi që vuri në lëvizje Kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi për të thirrur në mbledhje Kolegjet e Bashkuara për vendimin e vitit 2011 që përdoret si praktikë unifikuese në caktimin e masave të sigurisë. Pro kësaj iniciative ishte edhe gazetari Qamil Xhani. I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus ai tha se po mbahen njerëz kot në burg. Xhani vuri në dukje se dosjet janë prej vitesh të akumuluara e pazgjidhje dhe kohëzgjatja është kthyer në një problem. Për këtë arsye, sipas tij,…

Read More

Ish-deputeti Dashamir Shehi, i pranishëm në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka theksuar se reforma në drejtësi u miratua vetëm pas presionit ndërkombëtar. Sipas tij, të huajt, kur panë se çfarë ndodh me korrupsionin në Shqipëri, menduan të krijonin gjykata speciale për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ai tha se në realitet drejtësia ka trembur politikën, pasi për herë të parë shihen zyrtarë të lartë në burg. Pjesë nga biseda: Shehi: Me fjalën reformë në Shqipëri është abuzuar shumë këtu. Reforma në drejtësi u bë nën presionin e të huajve, siç janë bërë gjykatat speciale…

Read More

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, tha se është mjaft i nevojshëm ndryshimi i sistemit zgjedhor për t’i dhënë më shumë pushtet qytetarit. I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Dashamir Shehi tha se ky sistem zgjedhor u shërben vetëm dy personave. I pyetur nga moderatorja Borakaj se çfarë mendon për uljen e numrit të deputetëve, Shehi tha se kjo është e nevojshme, pasi është ulur numri i popullsisë. Pjesë nga biseda: Shehi: Unë jam për ndryshimin e sistemit. Ky sistem mos jetë më, këtë e kanë në dorë vetëm dy vetë. A e rregullon Kodi…

Read More

Astronautët e NASA-s janë gati të përfundojnë udhëtimin historik rreth anës së errët të Hënës, por pjesa më e rrezikshme e misionit Artemis II është ende përpara. Në orët e para të së shtunës, moduli Orion do të bëjë afrimin final me Tokën, duke përmbyllur udhëtimin e gjatë prej 685,000 miljesh (1.1 milion km). Rreth orës 12:33 pas mesnate BST, kur astronautët do të jenë vetëm 76 milje (122 km) nga Toka, moduli i shërbimit që furnizon anijen hapësinore do të ndahet nga kapsula e ekuipazhit. https://www.dailymail.co.uk/embed/video/3632445.html Ekuipazhi – Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen – më…

Read More

Me hyrjen në fuqi të Sistemit Evropian të Hyrjes/Daljes më 10 prill 2026, qytetarët shqiptarë do të përballen me ndryshime të rëndësishme në mënyrën e udhëtimit në hapësirën Shengen. Ky sistem, i cili zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave, do të regjistrojë hyrjet dhe daljet e shtetasve nga vendet jo-anëtare të Bashkimit Evropian në mënyrë elektronike. Njoftimi: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon qytetarët shqiptarë se, duke filluar nga data 10 prill 2026, në 29 vendet e hapësirës Shengen hyn në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES), i cili zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave…

Read More

Nisma ligjore e kreut të Gjykatës së Lartë për rishikimin e masës “arrest në burg” ka qenë tema e diskutimit këtë të enjte në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj. I ftuar në studio, avokati Arbër Hoxha theksoi se zgjidhja që ofron Gjykata e Lartë nuk ofron zgjidhje finale; sipas tij, ka nevojë të ndryshohet Kodi Penal. I pyetur nga moderatorja Borakaj se i kujt është faji që sot ka numër të lartë të paraburgosurish, Hoxha tha se kjo filloi që në vitin 2013, ku prokurorët dhe gjyqtarët filluan të kërkonin dhe jepnin masën arrest në burg për…

Read More

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka inspektuar punimet në kantierin e zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës, të cilat tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare. “Gjendemi sot në aksin Tiranë-Durrës, aksi më i rënuar sa i përket trafikut në të gjithë Shqipërinë. Kemi hyrjen në Tiranë nga veriu, hyrjen nga aeroporti i Rinasit, por edhe lidhjen me qytetin e Durrësit”, tha ministri gjatë nisjes së fjalës së tij, duke thënë se ky aks është një segment i rëndësishëm për vendin. Karakaçi tha se u kërkon ndjesë qytetarëve për trafikun e rënduar e krijuar nga punimet, ndërsa i falenderoi gjithashtu edhe…

Read More

Partisë Socialiste i duhet një mandat më i fortë, me fitore më të thellë  sesa ky që ka, për të çuar para ëndrrën historike të integrimit të Shqipërisë në BE. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me strukturat në Durrës. Teksa shprehu besimin se do të fitojnë të treja bashkitë e këtij qarku, kryeministri shtoi se zgjedhjet e ardhshme kanë një rëndësi të veçantë dhe më tepër sesa vendore, ato janë zgjedhje politike. “Në zgjedhjet e ardhshme vendore ne kemi të gjitha arsyet të besojmë se do i fitojmë të treja bashkitë. Deri atë ditë duhet të…

Read More