Autor: TV News
Gati 9 muaj pasi u bë publik projekti i sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, për realizimin e një projekti turistik në ishullin e Sazanit, në fund të dhjetorit, 21 ditë para rikthimit të zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë, në Shqipëri, Komiteti i investimeve strategjike, i dha atij statusin e investitorit strategjik, përmes kompanisë “Atlantic Incubation Partners” LLC. Ishulli i Sazanit, me një sipërfaqe prej 562 hektarësh, është përdorur vetëm si bazë ushtarake. Por me një dekret të firmosur në fillim të muajit dhjetor, nga Presidenti Bajram Begaj, struktura “Rajon stërvitje dhe qitje detare…
Rreth 400 ndërtesa publike do të izolohen sipas parimeve të efiçencës së energjisë në Kosovë. Kjo pas nënshkrimit të marrëveshjes së sotme (e premte) mes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se kredia nga BERZHI është në vlerë prej 50 milionë euro, ndërsa projekti në total është 86 milionë euro. Sipas tij, përfituesit kryesor nga ky projekt do të jenë qytetarët e vendit. Ndërkaq, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se projekti…
Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Besian Mustafa, ka kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka thënë se asnjë mashtrim i partisë në pushtet nuk mund t’i mbulojë dështimet e këtyre katër viteve të fundit. Mustafa në një konferencë për media është shprehur se e ardhmja e Kosovës është e rëndësishme dhe se sipas tij nuk i meriton këto lojëra të VV-së. “Asnjë mashtrim i VV-së nuk mund ta mbulojë dot dështimet e këtyre katër viteve të fundit. Kosovarët meritojnë lidership që fokusohet në zgjidhje reale e jo në shifra të rreme e shpërblyese veç në internet. E ardhmja…
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se tubimet e sotme(e premte) zgjedhore do t’i mbajë në rrafshin e Dukagjinit. Abdixhiku ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen për t’i dhënë “flakë kushtrimit të djathtë”. “Populli! Shihemi sot në Çarshinë e Pejës, në Deçan, Junik e në Lug të Baranit! Dukagjinçe; le t’i japim sot flakë kushtrimit të djathtë; le ta kuptojnë se Lidhja dhe populli janë një tashmë!”, ka shkruar Abdixhiku.
Kryeministri i Izraelit ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve, pas muajsh negociatash. Në një deklaratë të lëshuar gjatë natës, zyra e tij thotë: “Kryeministri Benjamin Netanyahu është informuar nga ekipi negociator se janë arritur marrëveshje për një marrëveshje për lirimin e pengjeve. “Kryeministri ka urdhëruar që kabineti i sigurisë të mblidhet më vonë sot (e premte). Qeveria do të mblidhet më vonë për të miratuar marrëveshjen., raporton BBC përcjell Dukagjini. Si kujtim, kabineti i sigurisë i Izraelit është një grup më i vogël i brendshëm i ministrave brenda kabinetit më të madh qeveritar. Deklarata shton…
Në shtëpinë e Big Brother VIP 4, tensionet janë zgjeruar në mënyrë dramatike, duke sjellë biseda të hidhura dhe emocione të forta ndërmjet banorëve. Një përplasje e papritur mes Gjestit dhe Xumit ka hapur një bisedë të thellë për dashurinë dhe humbjen, duke zbuluar anët e errëta të emocioneve njerëzore. Debati i djeshëm nisi me një akuzë të Xumit, i cili përmendi temën delikate të lidhjes së Gjestit me Xhenetën gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Kosova. Xumi, i njohur për stilin e tij provokues, u shpreh: “Ja kanë marrë femrën sy për sy, e la me gisht…
Evropa kërkon nga ne që Gjergj Kastriotit, t’ ia heqim Skënderbeun, ndërsa Azia kërkon që Skënderbeut t’ ia heqim, Gjergj Kastriotin. Ne, shqiptarët që jemi edukuar në frymën, “skëndebegiane e ademjashariane” as për hir të Evropës, as për hir të Azisë nuk do ta vëmë në dilemë ADN-në tonë kombëtare, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun. Pa çka se do të mbesim keq për Evropën, apo për Azinë. Gjergj Kastrioti, i njohur ndër shqiptarë dhe kudo në botë si, Skënderbeu, ka qenë dhe po mbetet shqiptari më i madh, më i njohur dhe me fuqinë më unifikuese i të gjitha…
Ka përfunduar pjesa e parë e vazhdimeve. Rezultati në ndeshjen Real Madrid – Celta Vigo vazhdon të jetë 2 me 2, shkruan GazetaBlic Sport. Skuadra madrilene kishte iniciativën në 15 minutat e parë të lojës shtesë, por që goli nuk erdhi dot. Mbetet të shihet se a do të ketë fitues pas 120 minutave, apo penalltitë do të vendosin për fituesin. /GazetaBlic Sport/
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, merr pjesë sot, e premte, në tubimin me qytetarët e Komunës së Istogut. Tubimi do të bëhet nga ora 16:30.
Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) sot në orën 11:00 mban konferencë për media. Konferenca mbahet në Selinë Qendrore të LDK-së. Pas konferencës, kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku do të niset drejt rrafshit të Dukagjinit. Ai do të ndalet në Pejë për të përuruar Galerisë së Arteve të qytetit. Abdixhiku agjendën e tij nga Peja do ta vazhdoj tutje në Deçan e Junik. Kjo është agjenda e Lumir Abdixhikut: • 13:00, Përurimi i Galerisë së Arteve në Pejë • 14:00, Ecje në qendër të qytetit të Pejës – 15:00, Vizitë urës mbi Lumbardh – 15:30, Vizitë biznesit Greenhouse SHPK –…
