Autor: TV News
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme gjatë një tubimi në Lug të Baranit, në Pejë. Tubimi është mbajtur në shkollën fillore “Dëshmorët e Kombit”.
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim në qytetin e Junikut. Përmes një shkrimi në Facebook, Abdixhiku theksoi se atmosfera e krijuar nga qytetarët është dëshmi e fuqisë së një populli të bashkuar për ndryshim. Sipas Abdixhikut, mobilizimi që po ndodh në Junik është pjesë e një vale të madhe ndryshimi që po përhapet në çdo cep të Kosovës. “JUNIK EDHE TI! Edhe Juniku, ky qytet i vogël, na priti me madhështi! Kështu diçka, nuk kemi parë për një kohë të gjatë! E kemi të qartë! Fitorja po vjen! Ndryshimi po vjen!…
Pas tensioneve të fundit, puthja e shumëpritur mes çiftit Jozi dhe Loredana ka ndodhur, duke shënuar një rikthim për më të mirën në marrëdhënien e tyre tashmë të njohur nga publiku. Pas një periudhe tensioni, ku Jozi në një moment tentoi ta puthte Loredanën me forcë, duket se ndjenjat e tyre janë më të forta se kurrë. Gjatë emisionit të fundit të “Prime”, Loredana theksoi se nuk kishte më nevojë për kohë, dhe kështu çifti ka vijuar me flirtet e tyre të natës, të cilat përfundojnë me puthje dhe përqafime në shtrat. Në videon e postuar më poshtë, momenti i…
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarët e Istogut në Shtëpinë e Kulturës së këtij qyteti. Hamza ka premtuar se do të punojë dhe do të jetë përkrah çdo qytetari në vendin tonë. Ai u ka kërkuar istogasve që të bashkohen edhe më shumë, sepse Kosova mundet ma mirë. “Edhe Istogu, me entuziazëm të madh, sonte u bashkua për Kosovën që meriton më shumë. Unë do të punoj dhe do të jem përkrah çdo qytetari në vendin tonë. Le të bashkohemi edhe më shumë. Le të ngrihemi edhe më fuqishëm, sepse Kosova mundet ma mirë! #PDK131”,…
Kina nisi një raund të ri kontaktesh diplomatike me Japoninë dhe Bashkimin Evropian këtë javë, ndërsa Uashingtoni përgatitet për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Një delegacion ligjvënësish japonezë udhëtoi në Pekin dhe një delegacion ushtarak kinez shkoi në Japoni për herë të parë në pesë vjet. Presidenti i ri i Këshillit Evropian zhvilloi telefonatën e tij të parë me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping. Analistët thonë se Kina po përpiqet të testojë aleancën midis Uashingtonit dhe aleatëve të tij me përpjekje diplomatike. “Zyrtarët e lartë kinezë besojnë se administrata e ardhshme e Trumpit do të jetë më e…
Portieri i Arsenal, David Raya, ka shprehur besimin se skuadra londineze mund ta arrijë Liverpool në garën për titullin e Premier League. Pas një fitores 2-1 kundër Tottenham të mërkurën, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka ngushtuar diferencën me liderin e tabelës në vetëm katër pikë. Liverpool mbetet favorit për titullin, duke pasur një ndeshje më pak të zhvilluar, por Raya është optimist se gjithçka është e mundur në futboll. “Po, sigurisht. Në futboll, çdo gjë mund të ndodhë”, ka deklaruar portieri spanjoll. “Para tri javësh, njerëzit thoshin se Liverpool e kishte titullin në duar. Por ky është futbolli…
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas një tubimi të mbajtur në Deçan, theksoi rëndësinë dhe traditën e gjatë të LDK-së në historinë politike të Kosovës. Me një dozë ironie, Abdixhiku vuri në dukje përpjekjet e kundërshtarëve për t’u ngjasuar me LDK-në. “DEÇAN çka keni ba’ kështu?! Tash po e kuptoj se pse në këtë fushatë, të gjithë po na kanë zili; të gjithë duan të duken sikurse ne! Aq shumë zili na kanë, sa që tani po thonë ne jemi LDK!”, ka shkruar Abdixhiku. Ai propozoi që slogani i partisë të ndryshohet nga “Bëhu…
Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për trajtimin edhe gjendjen e ushtarëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Në FIVE të Dukagjinit, Brahimaj ironizoi me një vendim të qeverisë për ta shpallur sekret çështjen e furnizimit me ushqim për ushtarët, ndërsa detaje për pajisjet ushtarake, si dronët, janë bërë publike. Kandidati i AAK-së theksoi se në ushtritë moderne të botës, çështjet e furnizimit me ushqim nuk konsiderohen sekrete ushtarake “Në bazë të tenderëve që i shpall çdo qeveri duhet të jetë një kompani serioze që e bën sigurimin e ushqimit. Unë i kam dëgjuar…
Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka kritikuar ashpër procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), Besnik Berisha, duke e cilësuar si një akt të paprecedentë që cenon pavarësinë e këtij institucioni dhe lirinë e mediave në Kosovë. Në FIVE të Dukagjinit Kusari tha se ndryshimet në rregulloren e brendshme të KPM-së janë bërë në mënyrë të kundërligjshme, pa konsultime publike, vetëm për të mundësuar zgjedhjen e kryetarit të ri para përfundimit të mandatit të kryetarit aktual, Jeton Mehmeti. Ajo theksoi se këto veprime përfaqësojnë një “kapje politike” të KPM-së nga Lëvizja Vetëvendosje, duke…
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të premten vendosi njëzëri që të miratojë ligjin federal që e ndalon TikTok-un duke filluar nga e diela, përveçse nëse shitet nga kompania e saj amë me bazë në Kinë. Gjykata argumentoi se rreziku për sigurinë kombëtare i shkaktuar nga lidhjet me Kinën tejkalon shqetësimet për kufizimin e lirisë së shprehjes nga aplikacioni ose 170 milionë përdoruesit e tij në Shtetet e Bashkuara, raporton AP. Shitja nuk duket se është afër dhe, megjithëse ekspertët kanë thënë se aplikacioni nuk do të zhduket nga telefonat e përdoruesve ekzistues pasi ligji të hyjë në…
