Autor: TV News
Alaudin Hamiti, është moderatori më i kërkuar në rrjet dhe jo vetëm. Përtej angazhimeve të tij të palodhshme si moderator, Alaudin Hamiti ka gjetur gjithashtu kohë për të investuar në shëndetin dhe pamjen e tij fizike. Një frymëzim i vërtetë për shumë të rinj, ai tregon se punë dhe vetëkujdesi mund të shkojnë dorë për dore. Deri tani, Alaudini ka qenë në qendër të vëmendjes për profesionalizmin e tij dhe sjelljen energjike, por sot ai ka marrë vëmendjen e publikut për një arsye tjetër: pamjen e tij trupore. Duke postuar disa imazhe nga seancat e tij të fitnesit, ai ka…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden konfirmoi të mërkurën arritjen e marrëveshjes së armëpushimit dhe për lirimin e pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit. “Mund të deklaroj që marrëveshja e armëpushimit dhe pengjeve është arritur ndërmjet Izraelit dhe Hamasit,” deklaroi Presidenti Biden nga Shtëpia e Bardhë. Ai tha se marrëveshja ishte arritur pas 15 muaj vuajtjesh dhe do të shoqërohet me shtimin e ndihmave humanitare në Gazë. “Luftimet në Gazë do të ndërpriten dhe së shpejti pengjet do të kthehen në shtëpi tek familjet e tyre”, tha ai. “Sot, pas shumë muajsh diplomacie intensive nga Shtetet e Bashkuara me Egjiptin dhe…
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius i dorëzoi Ukrainës obusin e ri vetëlëvizës me rrota të tipit RCH 155 “Ukraina, dhe ky është një sinjal, se ukrainasit mund të llogarisin tek ne. Gjermania është e gatshme të marrë përgjegjësinë në Evropë”, tha politikani i SPD-së në Kassel, ku prodhuesi i tankeve KNDS prodhon këtë sistem armësh. Ambasadori ukrainas, Oleksiy Makeyev mori në mënyrë simbolike dorëzimin e të parës nga një total prej 54 obusi vetëlëvizës që Gjermania do t’i dorëzojë Ukrainës. Gjashtë sistemet e para do të mbeten fillimisht në Gjermani për t’u përdorur për trajnimin e ushtarëve ukrainas. “Nuk…
Në postimin e saj të fundit në Instagram, Gjyste Vulaj ka dërguar një mesazh të qartë për fansat e saj: përkushtimi ndaj stilit dhe vizionit të saj artistik. Duke u pozicionuar përpara Burj Khalifa në Dubai, ajo ka krijuar një imazh të paharrueshëm që kombinon elegancën moderne me shkëlqimin e qytetit të njohur. Fustani i saj i zi i gjatë rrethonte figuren e saj, duke theksuar bukurinë natyrore dhe sensin e saj të modës. Vendi i mrekullueshëm në sfond, gjigandi i arkitekturës së modernizmit, Burj Khalifa, krijon një kontrast perfekt me personalitetin e fortë të Gjystes. Ky kombinim tregon se…
Manchester United ka triumfuar ndaj Southampton. Rezultati përfundimtar në Old Trafford ishte 3 me 1, shkruan GazetaBlic Sport. Një rast të jashtëzakonshëm e ka lëshuar Antony, i cili nuk e ka dërguar topin në rrjetë, pavarësisht që porta ishte e zbrazët. Në atë moment, rezultati ishte 0 me 1 në të mirë të skuadrës mysafire, kurse rasti i lëshuar nga braziliani bëri që trajneri Amorim të kapte kokën e tij. Ja pamjet – VIDEO. The post Amorim kapet për koke, Antony nuk shënon në portën e zbrazët appeared first on GazetaBlic.
Kryeministri polak Donald Tusk akuzoi të mërkurën Rusinë se po planifikon akte sabotazhi në mbarë botën, mes tyre “akte terroriste” kundër linjave ajrore. Zoti Tusk i bëri komentet në Varshavë në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin ukrainas Volodymr Zelenskyy. “Nuk do të hyj në detaje, por mund të konfirmoj se ekziston frika se Rusia po planifikon akte terrori kundër linjave ajrore, jo vetëm kundër Polonisë, por në mbarë botën”, tha ai. Kremlini i ka hedhur poshtë pretendimet e mëparshme perëndimore se Rusia ka paguar për akte sabotazhi dhe sulme në Evropë. Zyrtarët perëndimorë të sigurisë dyshojnë se zbulimi…
Gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin por edhe për bukurinë. Kur njeriu nuk fle mjaftueshëm ose siç duhet, pasqyra do të tregojë pasojat e frikshme që shpalosen në fytyrë. Ekspertët dermatologë thonë se mënyra se si fle njeriu dhe aspekte të tjera të rutinës së gjumit lënë ndikim të fortë në lëkurë. Fjetja përmbys ose në anë Fjetja përmbys dhe në anë ka pasoja të këqija në trup dhe lëkurë. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, fjetja përmbys shkakton jo vetëm dhimbje mesi por edhe rrudha në fytyrë. Kjo ndodh sepse fytyra është në kontakt të drejtpërdrejtë me jastëkun, duke…
Marina Vjollca ka ndarë përvojat e saj të vështira gjatë shtatzanisë, duke e përshkruar atë si një periudhë të mbushur me sfida të mëdha për shkak të situatës familjare dhe sëmundjes së partnerit të saj, Getit. Ajo ka rrëfyer se momentet e pritjes së një fëmije u përmbushën me tension dhe ankth, duke e bërë këtë periudhë një nga më të vështirat në jetën e saj. “Ishte shumë e vështirë, pasi përveç shqetësimeve që sjell vetë shtatzania, ajo që na prekte më shumë ishte gjendja e Getit, i cili po përballte një sëmundje të rëndë,” shprehet Marina. Ajo thekson se…
Myrto Uzuni do ta vazhdojë karrierën tek Austin në Amerikë. Kjo pasi klubi amerikan ka rënë dakord për të paguar 12 milionë euro, që përkon dhe me klauzolën e prishjes së kontratës te Granada. “Givemesport” raporton se palët po punojnë për plotësimin e dokumenteve. Tashmë mbeten detaje si teste mjekësore, teksa Uzuni do e ketë eksperiencën e parë në Amerikë. Këto ditë kanë qenë mjaft intensive për sulmuesin 29-vjeçar. Uzuni nuk po stërvitej me skuadrën, teksa ishte pikërisht Austin që i kishte mbushur mendjen për transferimin. Granada nuk hoqi dorë nga shërbimet e sulmuesit shqiptar. Vetë drejtori i përgjithshëm i…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, iu drejtua kombit me një fjalim lamtumire mbrëmjen e së mërkurës, duke paralajmëruar se një “oligarki e rrezikshme” e njerëzve jashtëzakonisht të pasur po formësohet në Amerikë, e cila zotëron pushtet dhe ndikim që kërcënojnë demokracinë. “Jam i shqetësuar për rënien e rrezikshme të pushtetit në duart e ca njerëzve të pasur”, tha Biden, duke folur nga Shtëpia e Bardhë. Ai tha se rënia e pasurisë në duart e pak vetave nuk e kërcënon vetëm demokracinë, por edhe të drejtat dhe liritë themelore, si dhe pritjet se çdo njeri meriton një “mundësi të…
