Autor: TV News
Sot(e premte) shënohet 43-vjetori i vrasjes së veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. 17 janari i vitit 1982 është dita kur u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Edhe pse kanë kaluar 43 vjet, ajo ditë mbetet përgjithnjë e freskët me zinë e saj jo vetëm për familjet, por edhe për një numër njerëzish që kanë qenë të lidhur shpirtërisht e organizativisht me veprimtarët. Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë. Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se vrasës të…
Sot(e premte) në takimin e Komisionit të Pavarur për Media(KPM) pritet të shkarkohet kryetari Jeton Mehmeti, disa ditë para se t’i kryhet mandati. Juristja e mediave, Flutura Kusari përmes një postimi në Facebook ka thënë se shkarimi i tij i kundërligjshëm do të bëhet në mënyrë të kundërligjshme dhe në një proces të motivuar politikisht. Mbledhja e KPM-së, është thirrur nga anëtarja e KPM-së Luljeta Aliu, e afërt me pushtetin aktual. Sipas Flutura Kusarit, qëllimi i shkarkimit është që të uzurpohet pozita e kryetarit dhe nënkryetarit para se të zgjidhen anëtarët e rinj të KPM-së. Juristja e mediave, thotë se…
Në raportin policor të 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej pesë raste të dhunës në familje. Vetëm në rajonin e Gjakovës janë regjistruar tre raste përkatësisht një në Gjakovë, një në Malishevë dhe një në Rahovec. “Gjakovë 16.01.2025-08:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar kishte shkuar në shtëpinë ku banon ankuesja dhe e kishte ofenduar me fjalë të ndryshme. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”. “Malishevë 15.01.2025-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje…
Në raportin policor të 24 orëve të fundit thuhet se në tri raste të ndara janë arrestuar tre persona nën dyshimin e zhvillimit të veprimeve ilegale përkatësisht organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Sipas policisë, dy raste kanë ndodhur në Podujevë dhe një në Prizren. “Podujevë 16.01.2025-19:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një lokal ka zhvilluar veprimtari ilegale. Njësiti policor në cilësi të provave materiale ka sekuestruar një shtëpizë kompjuteri, dy llaptop, tri aparate për printim të tiketave, tiketa të shtypura dhe një shume të parave prej 292 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari…
Kryeministri britanik Keir Starmer dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy firmosën një marrëveshje për 100 vjet partneritet mes dy vendeve. Marrëveshja është dëshmi e vazhdimit të përkrahjes evropiane ndaj Ukrainës, në luftën thuajse 3 vjeçare me Rusinë. Marrëveshja nënshkruhet disa ditë përpara inaugurimit të Presidentit të ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i cili thotë se ka një plan për t’i dhënë fund luftës më të madhe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Zoti Starmer tha se marrëveshja 1 shekullore angazhon palët të bashkëpunojnë në projekte mbi mbrojtjen dhe teknologjinë, përfshirë dronët. Radhitja e Ukrainës në krah të…
Egli dhe Gjesti, dy banorët e njohur të Big Brother VIP, janë vënë vëmendje të madhe për raportin e tyre të ngushtë. Çdo ditë ata janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, duke krijuar dyshime midis ndjekësve se mes tyre po nis një romancë intrigante. Ndonëse akoma asnjë nga të dy nuk ka bërë një deklaratë […] The post Egli i kërkon Gjestit: Mos u largo, do mërzitem shumë! appeared first on InfoKosova.
Ka përfunduar pjesa e parë e vazhdimeve. Rezultati në ndeshjen Real Madrid – Celta Vigo vazhdon të jetë 2 me 2, shkruan GazetaBlic Sport. Skuadra madrilene kishte iniciativën në 15 minutat e parë të lojës shtesë, por që goli nuk erdhi dot. Mbetet të shihet se a do të ketë fitues pas 120 minutave, apo penalltitë do të vendosin për fituesin. /GazetaBlic Sport/ The post Real Madrid nuk lë gjurmë pas pjesës së parë të vazhdimeve ndaj Celta Vigos appeared first on GazetaBlic.
Hati është një nga personazhet më të njohura në rrjetin social Tik Tok, ku prezenca dhe deklaratat e saj shpesh kanë ngjallur reagime të forta dhe diskutime të paharrueshme. Hati, e njohur për stilin e saj unik dhe energjinë e papërmbajtur, ka arritur të fitojë zemrat e mijëra ndjekësve. Ajo shpesh ndan përmbajtje që reflekton jetën e saj të përditshme, këshilla për ndjekësit dhe momente të këndshme nga përvoja e saj. Kjo ka bërë që emri “Hati” të bëhet sinonim i argëtimit dhe ndikimit në Tik Tok. Një tjetër emër i njohur që po përmendet së fundmi është ai i…
Tre zyrtarë amerikanë dhe një zyrtar i Hamasit kanë konfirmuar për Associated Press(AP) se është arritur një marrëveshje armëpushimi. Një zyrtar amerikan tha se pritej që armëpushimi të zbatohej në ditët në vijim. Presidenti amerikan, Joe Biden, po përgatitet të trajtojë marrëveshjen e përparimit të enjten, thanë zyrtarët. Sipas AP, marrëveshja përfshin lirimin e dhjetëra pengjeve të mbajtura nga Hamasi në faza, lirimin e qindra të burgosurve palestinezë në Izrael dhe lejimin e qindra mijëra njerëzve të zhvendosur në Gaza të kthehen në shtëpitë e tyre. Marrëveshja gjithashtu do të vërshonte ndihmat humanitare shumë të nevojshme në territorin e shkatërruar palestinez raporton The Guardian përcjell Daukagjini.
Ka përfunduar pjesa e parë e vazhdimeve. Rezultati në ndeshjen Real Madrid – Celta Vigo vazhdon të jetë 2 me 2, shkruan GazetaBlic Sport. Skuadra madrilene kishte iniciativën në 15 minutat e parë të lojës shtesë, por që goli nuk erdhi dot. Mbetet të shihet se a do të ketë fitues pas 120 minutave, apo penalltitë do të vendosin për fituesin. /GazetaBlic Sport/ The post Real Madrid nuk lë gjurmë pas pjesës së parë të vazhdimeve ndaj Celta Vigos appeared first on GazetaBlic.
