Autor: TV News
Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit nuk pritet të ketë destabilizim të situatës së sigurisë në vend. Ndërsa, gjuha e ashpër e partive politike po vlerësohet të jetë diçka e rëndomtë jo vetëm për Kosovën por edhe rajonin. Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami thotë se deklaratat e shefit të NATO-së, Mark Rutte bëjnë thirrje për më shumë përkujdesje. Por, ai thekson se nuk sheh ndonjë rrezik për ndonjë lloj destabilizimit të sigurisë në vend.“Deklarata e shefit të NATO është që të ketë një përkujdesje më të madhe, por unë nuk shoh asnjë rrezik, asnjë…
Afati për nisjen e armëpushimit në Rripin e Gazës ka kaluar, teksa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nuk ka mbajtur zotimin e tij për të ofruar emrat e tri pengjeve që pritej të liroheshin të dielën, në këmbim të dhjetëra palestinezëve të burgosur. Në mbarë enklavën palestineze pati festime dhe disa palestinezë nisën të ktheheshin në shtëpitë e tyre edhe pse vonesat në hyrjen në fuqi të armëpushimit vunë në pah brishtësinë e marrëveshjes. Marrëveshja e armëpushimit parasheh dhënien fund të luftës 15-mujore…
Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) sot ka vendosur në teren 18 vëzhgues afatgjatë për procesin e zgjedhjeve në Kosovë më 9 shkurtit. Në total, BE-ja po dërgon mbi 100 vëzhgues për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM) për Kosovën, Nathalie Loiseau, ishte bashkë më vëzhguesit, të cilëve u uroi mirëseardhje, raporton “Ekonomia Online”. “Mirëserdhët në Kosovë, u uroj fat të mbarë në misionin tuaj në Kosovë”, u tha Loiseau vëzhguesve.Vëzhguesit janë nga 18 shtetet anëtare të BE-së. Zyra e Shtypit nga Misioni i Bashkimit Evropian për…
Sot janë djegur disa pjesë të qendrës tregtare “ETC” në Suharekë.Për këtë ka reaguar edhe Pronari i ETC-së, Ramiz Kelmendi i cili ka njoftuar se janë shkaktuar mbi tre milionë euro dëme materiale por që “fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz”.Kelmendi përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se djegja e biznesit të tij ka qenë e treta me radhë dhe ka parashtruar një pyetje se si “mund të parandalohen këto raste” dhe se si do të mund të e përballoi dëmet financiare që i kanë shkaktuar.“Të nderuar kolegë; sot, e Diel 19.01.2025 në orët e hershme të mëngjesit (sikurse…
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, ka vendosur që diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, të jetë përfaqësues i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Këtë post aktualisht e mban Mirosllav Lajçak. Radio Evropa e Lirë ka mësuar nga burime diplomatike në BE se emri i Sorensenit është dërguar për miratim edhe te vendet anëtare të bllokut. Kandidatura e tij do të jetë në rend dite në takimin e Komitetit politikë dhe të sigurisë së BE-së (PSC) ku janë përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare. Burimet diplomatike thanë se sipas praktikës nga…
Armëpushimi në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – hyri në fuqi të dielën. Nisja e armëpushimit erdhi pasi Hamasi publikoi emrat e tri pengjeve gra që do t’i lirojë më 19 janar. Mosdërgimi i emrave të pengjeve bëri që hyrja në fuqi e armëpushimit të vonohen për më shumë se dy orë, teksa Izraeli tha më herët se do të vazhdojë luftimet derisa emrat të dorëzoheshin, ashtu siç ishte paraparë në marrëveshjen e arritur më herët gjatë javës. Hamasi tha më herët gjatë së dielës se…
Jennifer Lopez dhe Kevin Costner kanë kaluar kohë së bashku gjatë pushimeve në Aspen. Një burim i afërt ka zbuluar se çiftet e famshëm, të dy të sapodalur nga martesat e tyre, kanë shijuar momente të veçanta mes lulesh dhe shampanjës, duke filluar kështu një kapitull të ri në jetën e tyre personale. Gjatë pushimeve, Lopez dhe Costner janë parë duke pirë pije dhe duke biseduar nga afër, një veprim që ka zgjuar kuriozitetin e mediave dhe admiruesve. Një foto e tyre e publikuar në rrjetet sociale ka kapur një moment të ngrohtë mes dy aktorëve, duke shfaqur se ndjenja…
Atalanta e ka barazuar rezultatin ndaj Napolit,. Lookman ka shënuar në Begamo, shkruan GazetaBlic Sport. Sulmuesi i Atalantas shënoi për rezultatin 2 me 2. Ja pamjet – VIDEO. The post 5 mbrojtës të Napolit nuk e ndalin sulmuesin Lookman, barazohet rezultati në Bergamo appeared first on GazetaBlic.
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj u shpreh se Kosova është në dritë kur mafia energjetike është në burg. Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, shprehet se Kosova sot fle në thëngjill e nuk ka energji, transmeton Klankosova.tv. Ai dha fjalën se Kosovën do e shndërrojë në superfuqi energjetike me kapacitet prej 1500 MË. “Kosova në dritë – mafia energjetike në burg. Kosova sot flen në thëngjill e ska energji. Është vendi me ajrin më të ndotur, ku tregtinë e mallit më të kërkuar – energjisë, e bëjnë tuxharët e mafisë energjetike. E kemi dhënë fjalën që Kosovën ta…
Siguria rrugore mbetet një shqetësim në Kosovë, ku gjatë vitit 2024 janë regjistruar 21.838 aksidente, përfshirë 88 me fatalitet dhe 96 viktima, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, raporton Eknomia Online. Shifrat alarmante theksojnë nevojën për masa të menjëhershme për të përmirësuar situatën në trafik. Eksperti i komunikacionit, Liridon Shahini, ka thënë për Ekonomia Online se numri i këtyre aksidenteve është shqetësues, por që sipas tij, krahasuar me indeksin e vdekjeve në rajon, Kosova nuk është keq. Ai ka shtuar se duke marrë parasysh numrin e madh të vdekjeve në komunikacion, duhen masa konkrete për të ulur këto aksidente.…
