Autor: TV News
Me 76 vota pro dhe asnjë kundër në mungesë të opozitës, mazhoranca miratoi në Kuvend projektligjin për krijimin e Agjencisë së Arsimit. Më herët, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës mbi projektligjin për krijimin e Agjencisë së Shërbimeve Arsimore, duke theksuar se është miratimi nga Komisioni Evropian. Kumbaro citoi përgjigjen nga Komisioni Evropian, i cili ka dhënë dakordësinë për këtë projektligj. Ministrja Kumbaro u shpreh se miratimi i këtij ligji përmbyll detyrimet për Kapitullin 26, dedikuar arsimit, që do të thotë se do të jetë kapitulli i parë që do të përmbyllet në raport me…
Analisti Mentor Kikia, i ftuar këtë të enjte në “Quo Vadis” në Vizion Plus, ka analizuar kërkesën e mazhorancës për ndryshime kushtetuese, të cilat prekin edhe sistemin e drejtësisë. Kikia tha se shpreson që ndërkombëtarët të mos lejojnë që drejtësia të preket drejtpërdrejt. Sa i përket deklaratave politike, Kikia u shpreh se kjo është një situatë komike, kur sheh sot Berishën që mbron SPAK dhe Ramën që e sulmon, ndërkohë që pak kohë më parë ndodhte e kundërta. “Të dëgjosh Berishën që mbron SPAK është komike, duke pasur parasysh sulmet që kishte ndaj ish-drejtuesit; e ktheu në një lloj kauze.…
Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, ka vlerësuar punën e bërë deri më sot nga prokurorët e SPAK, hetuesit e BKH dhe gjyqtarët e GJKKO. I ftuar në “Quo Vadis”, Alibeaj bëri një rezyme të punës së SPAK, duke arritur në përfundimin se prokurorët janë profesionistë dhe të pavarur politikisht. Pjesë nga biseda: Borakaj: Si e shikoni këtë aksion të SPAK në këtë moment? Alibeaj: Nuk do të doja të bija në kurthin ku mund të diskutohej suksesi i një serie institucionesh të rëndësishme, duke analizuar çështje konkrete. Unë kam një këndvështrim tjetër. Borakaj: Sa të suksesshëm ose jo janë 4…
Deputetja socialiste Romina Kuko është shprehur optimiste për ecurinë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, duke theksuar se procesi po zhvillohet në ritmin e duhur për të përmbushur objektivin e anëtarësimit deri në vitin 2030. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Roland Zilin, Kuko sqaroi se krahasimet me vendet e tjera të rajonit, si Mali i Zi, nuk duhet të krijojnë panik, pasi këto vende kanë nisur negociatat shumë më herët. Sipas saj, Shqipëria, edhe pse i ka hapur negociatat në vitin 2022, ka arritur të përmbyllë procedurat…
“Nuk mendoj se vdes pa asnjë mëkat”, publikohet letra që Rexhep Qosja e la amanet për nipin Valjetin
Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja ndërroi jetë këtë të enjte, dy muaj para se të mbushte 90 vjeç. Nipi i tij shkroi në rrjetet sociale, se Qosja u varros në të njëjtën ditë që vdiq, në një ceremoni private familjare, ashtu siç e kishte lënë amanet. Në llogarinë zyrtare të shkrimtarit tashmë të ndjerë, është publikuar letra që ai kishte shkruar në vitin 2016, e ku i kishte lënë amanetet e tij për nipin, Valjetin. Qosja në fillim të letrës së tij ka shkruar se dëshiron të varroset pa ceremoni fetare dhe pa prani zyrtare. “Meqenëse kam…
Departamenti Amerikan i Shtetit ka lajmëruar ditën e sotme se është duke ndodhur një zgjerim i konsiderueshëm i politikës së tij sa u përket masave të marra ndaj vizave të atyre “që punojnë në emër të kundërshtarëve të SHBA-së për të minuar” interesat e vendit në Hemisferën Perëndimore. Ky lajm është përcjellë dhe komunikuar edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një postimi në të cilin shkruhet: “Departamenti i Shtetit po shtrëngon masat ndaj vizave për personat që “punojnë në emër të kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara.”
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. “Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, dita e nesërme, e premte, 24 prill 2026, shpallet Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës. Me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha hodhi poshtë propozimin e socialistëve për të ngritur një komision për ndryshimin e Kushtetutës dhe për të diskutuar ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe uljen e numrit të deputetëve. Berisha para gazetarëve deklaroi se qëllimi real i PS është ndërhyrja në Kushtetutë për të penguar SPAK-un, duke premtuar se PD nuk bashkon votat me Edi Ramën për këtë çështje. “Ne nuk bashkojmë votat me Edi Ramën dhe ai po përgatit, se tani problemi i tyre është lufta kundër Skapit, se këtu duan të dalin ata, po të harrojnë se do marrin kurrë një votë të…
Mazhoranca dhe opozita u përplasën sot në parlament për ritmin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi qeverinë se ka bllokuar procesin, duke sjellë në vëmendje se një ditë më parë Mali i Zi nisi punën për hartimin e traktatit të anëtarësimit, në një kohë që Shqipëria ende nuk ia ka dalë të miratojë raportin e piketave të ndërmjetme. Por kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla premtoi sërish se brenda vitit 2030 Shqipëria do të jetë pjesë e BE. “Ju e morët vesh çfarë deklaroi komisionerja dje. Përgëzoi Malin e…
Pas kërkesave të njëpasnjëshme të opozitës, qeveria dorëzoi në Kuvend raportin e Këshillit të Ministrave mbi ecurinë e procesit të integrimit ne Bashkimin Europian. Në dokumentin prej 86 faqesh, pasqyrohet ecuria e “punëve të shtëpisë” te lëna nga Brukseli, ndërsa theksohet se janë miratuar plot 222 akte, prej të cilave 44 janë ligje, 78 janë VKM dhe 100 akte nënligjore. “Viti 2025 shënoi kulmin e punës për hapjen e negociatave dhe përmbushjen e Piketave të Ndërmjetme, ndërsa vitet 2026–2027 do dominohen nga përgatitja teknike për përmbushjen teknike të kushteve mbyllëse, të përcaktuara nga BE për Shqipërinë, për mbylljen negociatave dhe…
