Autor: TV News
Kryeministri i Holandës, Rob Jetten ka zhvilluar një bisede telefonike me kryeministrin Edi Rama. Me anë të një reagimi në rrjetin “X”, Jetten theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë tashmë të forta, si në ekonomi ashtu edhe në siguri. Gjatë telefonatës u diskutua edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha si infrastruktura dhe turizmi. “Pata një bisedë të këndshme të parë me kryeministrin e Shqipërisë, një partner strategjik kyç në Ballkanin Perëndimor për Holandën dhe BE-në. Lidhjet tona ekonomike dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë janë tashmë të forta. Diskutuam për mundësitë për zgjerimin e mëtejshëm të partneritetit tonë, p.sh. në infrastrukturë…
hërbimi zjarrfikës përfundoi ekspertizën për zjarrin e rënë në pallatin shumëkatësh në Tiranë dhe rezultatet ja ka dorëzuar prokurorisë, që po heton për shkatërrim të pronës nga pakujdesia. Sipas burimeve të sigurta në shkresat e përcjella organit të akuzës, shpjegohet se vatra e zjarrit u ndez nga faktorë të jashtëm, ccka do të thotë se janë përjashtuar arsye si shkëndija elektrike, bombola e gazit apo mos kujdesi i personave nën hetim. Ky përfundim i shërbimit zjarrfikës ndodh pak ditë mbasi prokuroria ka pyetur pesë fëmijë në prani të psikologëve dhe prindërve. Të miturit shfaqen në pamjet e administruara të sigurisë…
Pas shtyrjes së seancës në Gjykatën e Apelit për një detaj formal, kanë reaguar avokatët e Erion Veliajt, duke ngritur shqetësime serioze për thelbin e çështjes. Në deklaratën për mediat, ata theksojnë se vendimi i shkallës së parë po deformon parimin e përgjegjësisë individuale, duke e kthyer paraburgimin në një masë me efekt kolektiv, në kundërshtim me ligjin dhe standardet e drejtësisë. Ata theksojnë se vendimi i gjykatës së shkallës së parë përbën një precedent të rrezikshëm, pasi e shndërron pezullimin e afateve të paraburgimit në një formë ndëshkimi kolektiv. “Një sjellje procedurale individuale, në këtë rast e mbrojtëses së…
Momenti kur Lista Serbe lëshon Kuvendin pasi Haxhiu përshëndet vendimin për terroristët e “Banjskës”
Deputetët e Listës Serbe kanë bojkotuar seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, duke u larguar nga salla në momentin kur po përshëndetej vendimi i drejtësisë për sulmin në Banjskë. Largimi i tyre ndodhi pikërisht kur kryetarja e seancës, Albulena Haxhiu, mori fjalën për të vlerësuar punën e institucioneve të drejtësisë dhe dënimet kapitale të shqiptuara sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Sapo Haxhiu filloi të fliste për dënimet me burgim të përjetshëm ndaj Blagoje Spasojeviqit e Vladimir Toliqit, deputetët e Listës Serbe u panë duke u ngritur nga vendet e tyre dhe duke lënë sallën në mënyrë demonstrative./Insajderi/
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykimin dënues ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, duke shqiptuar dënime maksimale. Trupi gjykues i ka shpallur fajtorë të akuzuarit për vepra që lidhen me terrorizmin dhe rrënimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Gjykata ka qenë e prerë në vendimin e saj, duke shqiptuar këto dënime për tre pjesëtarët e grupit: Blagoje Spasojeviq, u dënua me burgim të përjetshëm, Vladimir Toliq, u dënua po ashtu me burgim të përjetshëm dhe Dushan Maksimoviq, u dënua me 30 vite burgim.
Gjatë Forumit Ekonomik të Delfit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në panelin e diskutimit “Nga ‘Fuqia e Butë’ te ‘Realiteti i Vështirë’: Ribalancimi i Madh Evropian”, ku u trajtuan realitetet e reja që po formësojnë kontinentin tonë. Ministri Hoxha theksoi se teksa Evropa po përshtatet me një botë gjithnjë e më të paparashikueshme, po shfaqet nevoja për të ruajtur atë që përcakton Evropën, vlerat e saj, dhe hapjen ndaj botës, duke forcuar njëkohësisht kapacitetin për të mbrojtur interesat e saj në nivel global. “Kjo nënkupton një Evropë më strategjike, më rezistente dhe më të…
Pavarësisht pretendimeve të opozitës për bllokim të negociatave të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, në një intervistë për Vizion Plus, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, u shpreh se janë vendet anëtare ato që vleresojnë standartet. “E di që po bëhen shumë diskutime, ka bllokim. Dëgjoj gjithmonë që ka diskutime, por gjërat gjithmonë në këtë proces ecin. Në Bashkimin Europian janë vendet anëtare që shikojnë standardet. Sigurisht që ato lexojnë raportet e Bashkimit Europian në këtë rast për Shqipërinë, por edhe vetë bëjnë punën e tyre për të parë se cilat standarde janë përmbushur apo duhet të përmbushen, në mënyrë që të…
Kreu i PD Sali Berisha ka njoftuar datën 8 maj për protestën e radhës kombëtare të Partisë Demokratike. “Në 8 maj, një ditë e rëndësishme, shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen e tyre më të fuqishme, paqësore që ka njohur vendi”-tha Berisha nga konferenca për shtyp.
Kritikat e bëra në Komisionin e Reformës Territoriale se bashkitë po humbasin kompetencat e tyre kanë marrë përgjigje nga ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo. Pas mbledhjes së qeverisë, ministri pranoi se ky komision shërben për t’u njohur me shqetësimet e bashkive, në mënyrë që të përmirësohen shërbimet ndaj qytetarëve. “Komisioni është aty për të adresuar disa elementë që kanë të bëjnë me funksionet e bashkive. Kuptohet që qeveria qendrore nuk do të bjerë gjithnjë dakord me bashkitë. Ajo që duhet të garantojmë është që bashkitë duhet, me ato çfarë kanë, kompetenca të deleguara apo që burojnë nga ligji, të…
Sot, në ambientet e zyrave të Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), kryetari i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, z. Omer Nura, nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me kryetarin e AKB-së, z. Agim Shahini. Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm në fuqizimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet bizneseve në Kosovë dhe atyre në diasporë. Dy fuqitë ekonomike u dakorduan për zhvillimin e bashkëpunimeve në fusha të ndryshme, duke synuar mbështetje të ndërsjellë dhe zgjerim të aktiviteteve ekonomike. Në kuadër të këtij memorandumi, Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) i siguron Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare një zyrë të veçantë. Nga tani e tutje, ky…
