Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Arbër Ademi i përgjigjet ashpër Jeton Shasivarit: “Kërmilli politik që zvarritet pas pushtetit”

27 Qershor, 2026

Iseni: Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Ndërroi jetë profesoresha nga Kumanova

27 Qershor, 2026

120 mijë shkelje në 5 muaj nga “Safe City”, bie 40% numri i aksidenteve

27 Qershor, 2026

Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

27 Qershor, 2026

Dauti: BDI dështoi në protestën kundër dështimeve të veta, VLEN po sjell zgjidhje konkrete

27 Qershor, 2026

Mbi 250 rrugë në Kumanovë, vetëm dy apo tri në gjuhën shqipe

27 Qershor, 2026

Dy vetura të reja për Postën e Dibrës

27 Qershor, 2026

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI SHPALLET “DOCTOR HONORIS CAUSA”

27 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 27 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Debat për integrimin në Parlament, opozita akuzon qeverinë se ka bllokuar procesin me çështjen Balluku

TV NewsBy TV News23 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mazhoranca dhe opozita u përplasën sot në parlament për ritmin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi qeverinë se ka bllokuar procesin, duke sjellë në vëmendje se një ditë më parë Mali i Zi nisi punën për hartimin e traktatit të anëtarësimit,  në një kohë që Shqipëria ende nuk ia ka dalë të miratojë raportin e piketave të ndërmjetme.

Por kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla premtoi sërish se brenda vitit 2030 Shqipëria do të jetë pjesë e BE.

“Ju e morët vesh çfarë deklaroi komisionerja dje. Përgëzoi Malin e Zi që filloi hartimin e traktatit dhe vazhdoi me një frazë pa cituar Shqipërinë, lufta kundër korrupsionit dhe shteti ligjor, vetëkuptohej Shqipëria, mbetet në themelet e këtij procesi”, tha Berisha. 

“Ka një procedurë që të gjithë e dimë që nga KE kalon të Këshilli dhe nga Këshilli të vendet anëtare. Brenda fillimit të qershorit, sikurse u komunikua nga Kos dhe Kallas, se pritshmëria e Shqipërisë për të përmbyllur procesin e anëtarësimit brenda 2030-ës është realiste, madje po citoj Kallas që tha se Shqipëria bashkë me Malin e Zi duhet të bëhen gati për të marrë pjesë në zgjedhjet europiane të vitit 2029″, u shpreh Balla. 

Sipas Berishës dosja për ish-zëvendëskryeministren Balluku dhe dosja e AKSHI-t janë dy çështjet që ndikojnë në procesin e anëtarësimit në BE.

“Procesi i integrimit është për momentin heqja menjëherë e imunitetit të Lubi Ballukut dhe dërgimi i saj atje ku kërkon Spaku. Është paraqitja para Skapit e Linda Ramës, arkitektes së vërtetë të kopshtit privat të Edi Ramës. Dosja e AKSHI-t dhe e Lubisë janë dosje evropiane dhe botërore”, tha Berisha. 

“Hiqni dorë nga kjo baltë që hidhni kundër Shqipërisë, nuk e keni Shqipërinë vend armik. Nuk ju zgjedhim dot, por është momenti të punojmë bashkë. Nuk iu bën nder të shani nga mëngjesi në darkë”, deklaroi Balla. 

Shqipëria sot pret ende vlerësimin e vendeve anëtare të BE për raportin e piketave të ndërmjetme, vetëm pasi të miratohet ky raport nga BE, atëherë vendi ynë mund të nisë procesin e mbylljes së kapitujve.

Lexuar: 146

Lajme te ngjashme

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Rama: S’e di pse kam lënë përshtypjen që mund të jap dorëheqjen

Gazetari nga Bujanoci i reagon Blerim Latifit: Kosova s’mund t’u dalë kurrë borxhit shqiptarëve të Maqedonisë

Lajmet e fundit

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Arbër Ademi i përgjigjet ashpër Jeton Shasivarit: “Kërmilli politik që zvarritet pas pushtetit”

27 Qershor, 2026

Iseni: Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Ndërroi jetë profesoresha nga Kumanova

27 Qershor, 2026

120 mijë shkelje në 5 muaj nga “Safe City”, bie 40% numri i aksidenteve

27 Qershor, 2026

Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

27 Qershor, 2026

Dauti: BDI dështoi në protestën kundër dështimeve të veta, VLEN po sjell zgjidhje konkrete

27 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.