Autor: TV News
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë diskutuar me tone të larta në Shtëpinë e Bardhë – Zelensky i ka kërkuar Trumpit të jetë më i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e ka akuzuar se nuk është duke treguar respekt, dhe si rezultat është tensionuar situata. Dy liderët janë takuar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, pak para një organizimi në të cilin pritet të nënshkruajnë një marrëveshje që i jep qasje Shtëpisë së Bardhë në industrinë e mineraleve të Ukrainës. Mirëpo, Zelensky e ka sfiduar hapur Trumpin për qasjen, siç ka thënë ai, të butë…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është larguar prej Shtëpisë së Bardhë, pas një diskutimi të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump. Zelensky i ka kërkuar Trumpit të jetë më i kujdesshëm me Rusinë, ndërsa Trump e ka akuzuar se nuk është duke treguar respekt, dhe si rezultat është tensionuar situata. Dy liderët janë takuar në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, dhe ishte planifikuar që të nënshkruanin një marrëveshje që do t’iu jepte qasje Shteteve të Bashkuara në industrinë e mineraleve të Ukrainës. Një konferencë e planifikuar për media, veçse është anuluar. Trump ka thënë përmes një postimi në rrjetin social,…
Mëngjesi i sotëm na e solli lajmin e trishtë për humbjen e Alban Bujarit, fotoreporterit që e dokumentoi historinë e Kosovës për më shumë se tre dekada. Me syrin e tij, ai ka regjistruar luftën, paqen dhe proceset e shtetndërtimit të Kosovës, duke e bërë një figurë të shquar në gazetarinë kosovare dhe atë ndërkombëtare. Kështu ka shkruar në një mesazh ngushëllimi kryeministri Albin Kurti, ku shprehu hidhërimin dhe respektin e tij për Albanin, duke theksuar se ai ka lënë një trashëgimi të pazëvendësueshme me punën e tij. “Në gati 30 vitet që me fotografi dokumentoi historinë e Kosovës, Albani,…
Në një intervistë me “DAZN”, drejtori teknik i Milanit, Geoffrey Moncada ka bërë me dije se klubi mund t’i shes dy lojtarët francez, Theo Hernandezin dhe Mike Maignan, nëse nuk nënshkruajnë kontratat e reja me klubin. Dyshja franceze përfundojnë rrugëtimin me Milanin në vitin 2026, dhe klubi nuk është i gatshëm t’i lë ata të hyjnë në vitin e fundit të kontratës, pa i nënshkruar kontratat e reja. “Nuk mund t’i lëmë të largohen si transfere të lira. Kemi punuar shumë dhe duket se lojtarët janë të lumtur me ne” tha Moncada. Së fundmi, Theo Hernandez ishte në qendër të…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) kërkon shpalljen fajtor të ish-deputetit Alqi Bllako dhe dënimin e tij për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendor. SPAK kërkon për Alqi Bllakon dënim me 5 vite burg dhe 5 vite jashtë funksioneve publike. SPAK kishte përgatitur 52 faqe konkluzione përfundimtare për çështjen e Alqi Bllakos, i dyshuar për veprën penale “korrupsion pasiv”. Ai dyshohet se ka përfituar 119 mijë euro për pajisje për gazimin e pijeve për kompaninë e babait të tij, nga kompania që ka fituar koncesionin për ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës. Bllako ka ndihmuar për të bërë…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një urdhër për dëshminë e kryeministrit Albin Kurti, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës. Ky urdhër e obligon Kurtin të paraqitet më 4 mars 2025 në ora 10:00 në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij lidhur me rastin e rezervave shtetërore. Avokati Tomë Gashi e komentoi këtë çështje duke theksuar se për momentin, urdhri nuk ka pasoja juridike nëse Kurti nuk e respekton. Ai sqaroi se pas datës së caktuar për dëshminë, gjykata mund të shqiptojë një gjobë prej 250 eurosh për çdo herë që kryeministri nuk paraqitet. “Urdhri tani për…
Izraeli do të vendosë kufizime shtesë rreth xhamisë al-Aqsa, në Jerusalemin Lindor të pushtuar, gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, i cili fillon të shtunën. Besimtarët që vizitojnë xhaminë nga Bregu Perëndimor i pushtuar do të kufizohen në burra mbi 55 vjeç dhe gra mbi 50 vjeç, raporton AFP. Gjithashtu, të burgosurve palestinezë që janë liruar së fundmi nga paraburgimi izraelit do t’u ndalohet vizita në kompleks gjatë Ramazanit. Izraeli ka pretenduar se masat janë të ngjashme me ato të vendosura vitin e kaluar, por autoritetet palestineze i kanë quajtur ato “raciste dhe provokuese”. Prania e forcave të sigurisë…
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka njoftuar se, pas kërkesës nga Prokuroria Speciale e Kosovës, është lëshuar një urdhër për dëshminë e kryeministrit Albin Kurti. Kështu ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, e cila ka theksuar se ky urdhër është bërë me datë 21 shkurt 2025, dhe dëshmitari është ftuar të paraqitet në Prokurorinë Speciale më 4 mars 2025 në ora 10:00, për të dhënë dëshminë e tij lidhur me rastin për rezervat shtetërore. “Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka lëshuar urdhrin e…
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni të zhvilluar të premten në një fshat të Leposaviqit, ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme armësh, municionesh, eksplozivësh dhe uniforma ushtarake. Lidhur me këtë operacion, Policia ka paralajmëruar një konferencë për media që do të mbahet këtë të premte në orën 18:00, ku do të jepen më shumë detaje mbi rastin. Në konferencë do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka pranuar ankesën e Ballkanit për ndeshjen ndaj Feronikelit 74. Suharekasit u ankuan se futbollisti i Feronikelit 74, Lavdim Zumberi nuk kishte të drejtë loje dhe e kanë fituar rastin. Kësisoj, Federata e Futbollit e Kosovës ia dha fitoren 3:0 në tavolinë kampionit në fuqi, që i afrohet Dritës në tetë pikë. Kujtojmë se rezultati i rregullt i kësaj ndeshje kishte qenë i barabartë, 1:1./GazetaExpress
