Autor: TV News
Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur në Rahovec është arrestuar mbi dyshimin për dhunim. Policia e Kosovës ka njoftuar se i mituri dyshohet se ka dhunuar dy të mitur të tjerë. I dyshuari është në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi qe i njëjti ka dhunuar dy viktimat meshkuj, po ashtu të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve [KQZ] është duke e vazhduar procesin e numërimit të votave me postë për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit. Me 14.36 për qind të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 2.669 vota apo 44.33 për qind prej tyre. Në vendin e dytë sa i përket votave të fituara është Lidhja Demokratike e Kosovës me 2.020 vota apo 33.55 për qind, pasuar nga koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët e Intelektualët me 9.68 për qind apo 583 vota. Ndërkaq, Paria Demokratike e Kosovës, sipas rezultateve të deritanishme ka marrë 390 vota apo 6.48 për…
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka theksuar mbështetjen e fortë për Ukrainën, duke shpallur se Ukraina është pjesë e Evropës dhe se BE do të shtojë ndihmën për të kundërshtuar agresionin rus. Ajo theksoi se është koha për një lider të ri në botën e lirë dhe u shpreh se evropianët duhet të përballojnë këtë sfidë. Deklaratat e Kallas vijnë pas një takimi të tensionuar mes Presidentit Trump dhe Presidentit Zelensky, ku Trump akuzoi Zelenskyn për mosmirënjohje dhe kërkoi lëshime ndaj Rusisë, ndërsa Zelensky e refuzoi këtë kërkesë. Ndryshe, Pasi presidenti amerikan, Donald Trump, dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelneksy…
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur pas një aksidenti në Ferizaj të premten. Policia ka njoftuar se aksidenti mes dy veturave ka ndodhur në Fshatin e Vjetër të Ferizajt. “Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, një femër kosovare ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në emergjencë”, thuhet në raportin e PK-së.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit. Kurti përmes një postim në “Facebook” ka shkruar se gjatë muajit të Ramazanit besimtarët myslimanë synojnë përmirësimin e vetes përmes disiplinës së mendjes dhe trupit, e përmirësimin e shoqërisë përmes vetes. “Nga sot, besimtarët myslimanë synojnë përmirësimin e vetes përmes disiplinës së mendjes dhe trupit, e përmirësimin e shoqërisë përmes vetes. Përmes agjërimit, muaji i Ramazanit na mëson se sakrifica është virtyt, sfidat janë mundësi dhe të mirat janë bekim. Prandaj, le të shikojmë rreth nesh dhe të mos mbyllim sytë përballë nevojtarëve. Le të jemi solidarë…
490 gra kanë përfunduar procedurën e parë të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor, e njohur si IVF në Gjinekologjinë e QKUK-së. Kjo procedurë zgjat me disa faza, fillimisht, përpunohen analizat dhe bëhet një klasifikim se cilat janë ata pacientë që mund t’i nënshtrohen procedurave të IVF-it. Por për ta mundësuar realizimin e një ëndrre të shumë çifteve kosovare që të bëhen prindër, QKUK-ja është duke siguruar të gjitha preparatet e nevojshme, përfshirë këtu edhe hapjen e tenderimit. Bëhet fjalë për sigurimin e preparateve hormonale që shërbejnë për stimulimin e pacientëve. Zef Ndrejaj, drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK në një…
Vështirë se mund të shkonte më keq. Vizita e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë kishte shumë potencial. Ajo mund të kishte prodhuar një marrëveshje për burimet minerale që do të kishte bashkuar Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara – së paku në letër – dhe do ta kishte nxitur më shumë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të mbështetur Kievin në mbrojtjen e tij kundër pushtimit rus. Mund të kishte sjellë edhe njëfarë qartësie se çfarë lloj garancish sigurie – nëse do të kishte të tilla – do të ishte i gatshëm t’ia ofronte Uashingtoni Kievit, në…
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas herë me riga shiu. Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius. “Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, njoftoi IHMK.
E ardhmja e Thiago Motta-s, të paktën në letër, nuk duhet të vihet në pikëpyetje, duke qenë se fjalët e Cristiano Giuntolit hodhën çdo dyshim, por me sezonin për të përfunduar ende dështë e arsyeshme të mendohet se shumë do të varet nga 12 ndeshjet e ardhshme dhe vendi i katërt në renditje mund të mos jetë i mjaftueshëm. Sipas Tuttosport, klubi bardhezi nuk është aspak i kënaqur pas eliminimit në Kupë ndaj Empolit dhe sa i përket faktit që skuadra duket sikur nuk ka identitet. Nuk përjashtohet mundësia që të mendohet për një tjetër trajner në sezonin e ardhshëm,…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksyy pritet të takohet sot me presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet kritike, ndërsa Kievi përpiqet të rifitojë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për t’u përballur me sulmin në shkallë të gjerë nga Rusia. Marrëveshja për mineralet, e negociuar përgjatë ditëve të fundit, do t’i jepte Shteteve të Bashkuara qasje të kosniderueshme tek mineralet e rralla të nëntokës ukrainase, por nuk përfshin dhënien e garancive të sigurisë nga ana e Shteteve të Bashkuara, një zhgënjim për Ukrainën. Marrëveshja i jep Uashingtonit mundësinë që të kompensojë një pjesë nga…
