Autor: TV News
Deputeti serb i Frontit të Gjelbër-Majtas (ZLF), Dobrica Vesellinoviq, tha sot në Kuvendin e Serbisë, duke kritikuar punën e Qeverisë aktuale, se ajo “po e shtyn zgjidhjen e problemeve të rënda me fqinjët tanë, me Kosovën”, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Ana Bërnabiq, iu përgjigj se Kosova nuk është “fqinji jonë, por pjesë e Republikës së Serbisë”. “Dua t’u them qytetarëve të Serbisë se gjithçka do të jetë në rregull kur SNS-ja dhe SPS-ja të mos jenë më në pushtet”, tha Vesellinoviq, duke shtuar se po flitet për një dekadë qeverisjeje të një force politike, raporton “Danas”, transmeton Klankosova.tv. Vesellinoviq u…
Senati i SHBA-së votoi me shumicë dërrmuese për të çuar përpara një paketë sanksionesh ndaj Rusisë të frymëzuara nga senatori i ndjerë i Karolinës së Jugut, Lindsey Graham, disa orë pas një shërbimi funeral për ligjvënësin republikan në Uashington, në të cilin mori pjesë presidenti i Ukrainës. Legjislacioni kaloi lehtësisht një votim procedural – i pari nga disa pengesa përpara se të bëhet ligj – me mbështetje dypartiake me një votim 86-12. Njëmbëdhjetë demokratë dhe një republikan, senatori i Kentucky-t, Rand Paul, votuan kundër legjislacionit. Motra e Graham, Darline, e cila u emërua për të mbushur vendin e tij, është…
Anthony Joshua tërhoqi vëmendjen jo vetëm me fitoren ndaj Kristian Prengës, por sidomos me gjestin e veçantë që bëri menjëherë pas përfundimit të duelit. Pasi siguroi triumfin me nokaut në raundin e dytë, ish-kampioni britanik kërkoi flamurin shqiptar dhe e ngriti lart përpara publikut, në shenjë respekti për Prengën dhe tifozët shqiptarë të pranishëm në arenë. Joshua mbajti në njërën dorë flamurin kuqezi dhe në tjetrën atë të Anglisë, ndërsa më pas pozoi përkrah boksierit shqiptar duke bërë edhe simbolin e shqiponjës. Pamjet u pritën me duartrokitje dhe entuziazëm, duke u kthyer në një nga momentet më të bukura të…
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar lokacionin në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku është konfirmuar një varrezë masive, duke theksuar se procesi i hetimeve po zhvillohet me profesionalizëm dhe përkushtim, raporton GazetaBlic. Ajo ka falënderuar ekipet që po punojnë në terren dhe ka ritheksuar mbështetjen institucionale për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës. Gërvalla ka theksuar se çështja e të zhdukurve mbetet një nga plagët më të rënda të luftës, ndërsa ka përsëritur se Kosova nuk do të ndalet derisa të zbardhet fati i secilit person të zhdukur. “Nuk mund të…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Kadriu-Deliu, ka deklaruar se pas takimit të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, është qartësuar pozicioni politik i kësaj partie. Ajo ka thënë se PDK-ja do të mbetet në opozitë dhe nuk do të bëhet pjesë e ndonjë marrëveshjeje politike për krijimin e institucioneve. “Është qartësuar gjithçka pas takimit të Bedri Hamzës me Albin Kurtin. Do të jemi në opozitë dhe kjo e saktëson të ardhmen tonë politike dhe orientimin tonë në rrethanat kur nuk bëhemi pjesë në asnjë matematikë të zhvillimeve të fundit”, ka deklaruar Kadriu-Deliu…
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar luftëtarin e UÇK-së, Tahir Sinani, duke e cilësuar si një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një atdhetar të përkushtuar, raporton GazetaBlic. Limaj ka vlerësuar kontributin e Sinanit në luftën për lirinë e Kosovës, duke theksuar se ai ishte njohës i mirë i artit ushtarak dhe një strateg i shquar. “Krenar që në rrugëtimin tonë për lirinë e vendit përkrah kisha një burrë dhe strateg si Tahir Sinani”, ka shkruar Limaj, duke shtuar se kujtimi për të do të mbetet i paharruar.
Cristiano Ronaldo ka fituar edhe një herë zemrat e tifozëve në mbarë botën me një gjest prekës që tregoi anën e tij njerëzore përtej fushës së futbollit. Gjatë një vizite në Iran me Al Nassr, superylli portugez takoi artisten e njohur iraniane, Fatemeh Hamami, e cila realizon portrete të jashtëzakonshme duke përdorur vetëm këmbët, për shkak të një aftësie të kufizuar të rëndë fizike. Fatemeh është një adhuruese e kahershme e Ronaldos dhe ka fituar famë ndërkombëtare falë talentit dhe vendosmërisë së saj. Pavarësisht sfidave fizike, ajo ka krijuar portrete mbresëlënëse të shumë personaliteteve të njohura, mes tyre edhe të…
Boksieri shqiptar, Kristian Prenga ishte vetëm pak minuta larg një prej surprizave më të mëdha në historinë e boksit, por përvoja dhe klasi i Antoni Xhoshuas bënë diferencën, duke bërë që ish-kampioni britanik ta mbyllte duelin në raundin e dytë, teksa hodhi në tapet me nokaut Prengën. Përveç interesimit për rikthimin e Xhoshuas dhe mundësinë e një dueli të shumëpritur me Tajsom Furi, shumë vëmendje ka marrë edhe shuma e parave që përfituan dy boksierët, teksa media të ndryshme botërore raportojnë se fondi total i ndeshjes ishte rreth 5.7 milionë euro Xhoshua përfitoi rreth 4.6 milionë euro, ndërsa Kristian Prenga…
35 Eronita, bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Blero, është goxha aktive në rrjetet sociale. Ajo shpesh ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga përditshmëria. Sot, Eronita ka publikuar një fotografi nga shtrati, ku shihet me të birin e saj. Ky është një prej momenteve më të ëmbla që ajo ka ndarë që nga lindja e djalit.
25 Këngëtarja Ledina Çelo prej kohësh është distancuar nga skena muzikore, por vazhdon të mbetet aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here ndan momente nga jeta e saj. Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi nga pushimet në një destinacion bregdetar, ku shfaqet duke shijuar ditët e verës. Në imazhet e publikuara, Ledina ka vënë në pah linjat e saj trupore, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen elegante. Edhe pse është pranë moshës 50-vjeçare, këngëtarja duket në formë shumë të mirë, ndërsa fotografitë e saj kanë marrë reagime të shumta në rrjetet sociale.
