Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Bruno Ceka nga shoqata shqiptaro-amerikane takon Mickoskin: Ja çfarë biseduan!

29 Korrik, 2026

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

29 Korrik, 2026

Mickoski i kërkon urgjentisht Prokurorisë të hapë procedurë për Filipçen

29 Korrik, 2026

Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

29 Korrik, 2026

Kujdes: ‘Vlojnë’ ujqit në në malësinë e Gjilanit dhe Likovës, përgjatë kufirit Kosovë-Maqedoni! (Video)

29 Korrik, 2026

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

29 Korrik, 2026

Arben Fetai edhe zyrtarisht i Dërguar Special për BE: Do të angazhohem për avancimin e integrimit evropian të vendit

29 Korrik, 2026

Deputeti serb “njeh” Kosovën, reagon Bërnabiqi: Ky është veç qëndrimi juaj, jo i Kuvendit

29 Korrik, 2026

Senati i SHBA-së i jep dritën e gjelbër sanksioneve të reja kundër Rusisë

29 Korrik, 2026

Gjesti fisnik i Joshua-s: Ngre flamurin kuq e zi dhe bën shqiponjën me Prengën

29 Korrik, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 29 Korrik
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kadriu-Deliu: PDK-ja do të jetë në opozitë, e ardhmja jonë politike është e qartë

TV NewsBy TV News29 Korrik, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Kadriu-Deliu, ka deklaruar se pas takimit të kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, është qartësuar pozicioni politik i kësaj partie.

Ajo ka thënë se PDK-ja do të mbetet në opozitë dhe nuk do të bëhet pjesë e ndonjë marrëveshjeje politike për krijimin e institucioneve.

“Është qartësuar gjithçka pas takimit të Bedri Hamzës me Albin Kurtin. Do të jemi në opozitë dhe kjo e saktëson të ardhmen tonë politike dhe orientimin tonë në rrethanat kur nuk bëhemi pjesë në asnjë matematikë të zhvillimeve të fundit”, ka deklaruar Kadriu-Deliu në emisionin “FIVE” në Dukagjin.

Sipas saj, PDK-ja gjatë gjithë procesit ka qenë e qartë në qëndrimet e saj politike dhe ka përcaktuar drejtimin e saj të ardhshëm.

“Qartësia jonë në këtë proces, kemi qenë të qartë gjatë gjithë kohës, kemi dhënë mesazhet tona politike, kemi dhënë qartësitë tona të mjaftueshme dhe kemi definuar të ardhmen tonë dhe të anëtarësisë e strukturës partiake”, tha ajo.

Kadriu-Deliu ka kritikuar mungesën e qartësisë politike pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, duke thënë se sipas saj nuk është parë vullnet për adresimin e çështjeve institucionale.

“Ka shumë paqartësi. Prej përfundimit të zgjedhjeve parlamentare nuk kemi parë asnjë vullnet politik të partisë që ka dalë me mbështetjen më të madhe të qytetarëve të Kosovës, për të adresuar qoftë çështjen e qeverisjes së ardhshme apo seancën konstituive e cila mbahet javën e ardhshme”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi se partisë fituese i takon e drejta për të propozuar kandidatin ose kandidaten për kryetar të Kuvendit.

“Partisë fituese i takon e drejta e nominimit të kandidatit apo kandidates për kryetar të Kuvendit. Do të jetë një seancë procedurale”, tha Kadriu-Deliu.

Megjithatë, ajo ka shprehur shqetësim për zhvillimet e kaluara në Kuvend, duke pretenduar se ka pasur shkelje të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit.

“Në seancat e kaluara kemi pasur paqartësi dhe mënyra se si në vazhdimësi e kanë shkelur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”, deklaroi ajo.

Kadriu-Deliu ka përsëritur se PDK-ja do të jetë pjesë e Kuvendit si subjekt opozitar.

“Normal që PDK do të jetë aty, parti opozitare. Do të jemi në Kuvend”, përfundoi deputetja e PDK-së.

Lexuar: 27

Lajme te ngjashme

Gërvalla nga Kalludra: Kosova nuk do të ndalet derisa të zbardhet fati i çdo të zhdukuri

Limaj përkujton Tahir Sinanin: Luftëtar i paepur dhe një nga komandantët më të shquar të UÇK-së

Vdekja e 3 kosovarëve në rrugën Shkup-Bllacë, avokati Koci kërkon ndihmë në Maqedoni, ja kërkesat?

Varreza masive në Kalludër të Zubin Potokut, Gërvalla: Shpresojmë në rezultate të sakta

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë

Mijëra euro qarkullim në sezonë, ATK i vë në shënjestër këngëtarët, sallat e bizneset e tjera

Lajmet e fundit

Bruno Ceka nga shoqata shqiptaro-amerikane takon Mickoskin: Ja çfarë biseduan!

29 Korrik, 2026

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

29 Korrik, 2026

Mickoski i kërkon urgjentisht Prokurorisë të hapë procedurë për Filipçen

29 Korrik, 2026

Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

29 Korrik, 2026

Kujdes: ‘Vlojnë’ ujqit në në malësinë e Gjilanit dhe Likovës, përgjatë kufirit Kosovë-Maqedoni! (Video)

29 Korrik, 2026

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

29 Korrik, 2026

Arben Fetai edhe zyrtarisht i Dërguar Special për BE: Do të angazhohem për avancimin e integrimit evropian të vendit

29 Korrik, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.