Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përkujtuar luftëtarin e UÇK-së, Tahir Sinani, duke e cilësuar si një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një atdhetar të përkushtuar, raporton GazetaBlic.
Limaj ka vlerësuar kontributin e Sinanit në luftën për lirinë e Kosovës, duke theksuar se ai ishte njohës i mirë i artit ushtarak dhe një strateg i shquar.
“Krenar që në rrugëtimin tonë për lirinë e vendit përkrah kisha një burrë dhe strateg si Tahir Sinani”, ka shkruar Limaj, duke shtuar se kujtimi për të do të mbetet i paharruar.

