Autor: TV News
Vallëzimi dhe takimet e Tamara Vuçiq, zonjës së parë të Serbisë, krahas një donacioni gjashtë shifror për të prekurit nga përmbytjet në Keni nuk rezultuan të mjaftueshme në përpjekjet për ndaljen e njohjes së Kosovës. Megjithatë, për këtë sukses meritat nuk i shkuan as Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Në zyrën e Presidentit i Kenisë, Ëilliam Ruto, dekretin e pranoi fizikisht ish-presidenti Behgjet Pacollli – i cili dha lajmin. Fakti se njohja e parë, dhe e vetme, në këtë mandat të Qeverisë Kurti, në vlerësimin e Emir Abrashit nga Demokracia Plus, është tregues se ata nuk kanë bërë…
Sa herë që është pyetur në lidhje me formimin e qeverisë, thuajse ka pas të njëjtën përgjigje. “Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi….” “Njëherë certifikimi i rezultateve”. Të enjten, Kurti nuk është ndalur para gazetarëve të cilët kishin interesim ta pyesin për ketë, shkaku i procesit që po shkon drejt fundit. Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë që afatet ligjore tashmë janë duke u afruar. “Presidentja do të duhej në afatin sa më të shpejtë të mundshëm të thërras Kuvendin sepse nuk ka ndonjë arsyeje që ajo të e vonoj, pasi që fituesi dihet, konstituimi i Kuvendit…
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka shprehur shqetësim për vendimin e SHBA-së për të vendosur tarifa mbi eksportet e automobilave të BE-së. Ajo tha se tarifat janë taksa të këqija për bizneset dhe për konsumatorët, në SHBA dhe BE. “Më vjen shumë keq për vendimin e SHBA-së për të vendosur tarifa mbi eksportet e automobilave të BE-së. Tarifat janë taksa – të këqija për bizneset, më keq për konsumatorët, në SHBA dhe BE. BE-ja do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje të negociuara, duke ruajtur interesat e saj ekonomike”, tha ajo. Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar…
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka komentuar rastin e fundit që përfshiu kryeministrin Albin Kurti, i cili ra pre e mashtrimit të komedianëve rusë “Vovan & Lexus”. Kurti “bie pre e mashtrimit” të komedianëve rusë, mendonte se po bisedonte me presidentin e Letonisë Sipas Behramit, përmbajtja e bisedës që bën Kurti është shokuese dhe e pabesueshme, duke e cilësuar atë si një dështim diplomatik që dëmton imazhin e vendit. “Nuk është ky ‘prank’ aq tragjik, sesa përmbajtja e bisedës që e ka zhvilluar kryeministri Kurti, duke menduar që po flet me presidentin e Letonisë.…
Në gusht 2003, Chelsea bleu Adrian Mutu për 16 milionë sterlina, në një kohë kur klubi po shpenzonte falë investimeve të reja nga Roman Abramovich. Damien Duff, Juan Sebastian Veron, Joe Cole, Hernan Crespo dhe Claude Makelele ishin ndër të tjerë që mbërritën në të njëjtën kohë. Rumuni, i cili në Angli mbahet mend më shumë për ndalimin e dopingut sesa për paraqitjet e tij në fushë, kujtoi ato kohë për “Telegraph”. “Marrja e kokainës gjatë kohës sime te Chelsea ishte vendimi më i keq që mund të kisha marrë në karrierën time. Isha i vetmuar dhe i trishtuar, por…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke përmbyllur kështu procesin zgjedhor dhe hapur rrugën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore dhe shqyrtimit të ankesave nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) dhe Gjykata Supreme, KQZ vendosi të japë dritën jeshile për certifikimin e rezultateve. Më shumë se gjashtë javë pas mbajtjes së zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është certifikuar si fituese, duke marrë mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind, çka i siguron 48 ulëse në Kuvend. Në vendin e dytë ka dalë Partia Demokratike e…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke shënuar mbylljen e procesit zgjedhor dhe duke hapur rrugën për formimin e Kuvendit të Kosovës. Kështu, sipas Kushtetutës, Presidentja duhet të thërrasë seancën konstituive brenda 30 ditëve. Flamur Hyseni, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, theksoi se ky afat ofron mundësinë për partitë politike të afrohen dhe të krijojnë një shumicë të nevojshme për formimin e qeverisë. “Sipas nenit 66 të Kushtetutës, afati për thirrjen e seancës konstituive është 30 ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Presidentja e thërret seancën konstituive brenda këtij afati. Kështu, çdo…
Dua, këngëtarja me famë botërore, ka bërë një hap të guximshëm në botën e modës me postimin e saj të fundit në Instagram. Ajo duket mahnitëse në bikini gjatë pushimeve të saj në Sydney, duke reflektuar energjinë pozitive dhe stilin e saj unik. Në këtë foto, ajo ka treguar një kombinim të ngjyrave të ndritshme që e theksojnë trupin e saj të përkryer dhe vetëbesimin e saj të jashtëzakonshëm. Së bashku me përshkrimin ‘Kisses from Sydney’, Dua tregon se përveç talentit të saj të jashtëzakonshëm në muzikë, ajo është gjithashtu një ikonë e stilit. Në këtë moment, ajo shfaq ndjenjën…
Zjarrfikësit po garojnë për të shpëtuar njerëzit dhe objektet e lashta nga zjarret më të mëdha në historinë e Koresë së Jugut, të cilat kanë vrarë të paktën 26 njerëz deri më tani. Dhjetëra mijëra janë zhvendosur gjithashtu nga flakët, të cilat filluan në juglindje më 21 mars. Shumica e të vrarëve ishin në të 60-at dhe 70-at e tyre, thonë zyrtarët lokalë. Dëshmitarët okularë përshkruan skena apokaliptike teksa zjarret përfshiu shtëpitë e tyre, me një burrë që i tha BBC-së se dëmi në qytetin e tij ka qenë “shkatërrues”. Autoritetet besojnë se aktivitetet njerëzore shkaktuan zjarre të shumta ,…
Kryeministri, Albin Kurti, ka reaguar pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke njoftuar se Qeveria e tij ka kaluar në fazën kalimtare të funksionimit. Në një postim në Facebook, Kurti bëri me dije se mandati katërvjeçar i Qeverisë, i udhëhequr nga ai, ka përfunduar zyrtarisht më 23 mars 2025. Sipas Kurtit, ky përfundim e ka çuar Qeverinë në një status të ngjashëm me një qeveri në dorëheqje, duke ruajtur të gjitha funksionet dhe detyrat e saj deri në formimin e një qeverie të re. “Me 23 mars 2025, mandati i plotë katërvjeçar i Qeverisë së Republikës së…
