Autor: TV News

Bora, moderatorja e njohur dhe pjesë e spektaklit ‘Perputhen’, ka ndarë së fundmi një foto të veçantë në Instagram, ku jep një pasqyrë nga jeta e saj private. Në foton e publikuar, ajo shfaqet në një moment të lumtur me djalin e saj dhe partnerin, duke shkëlqyer me një buzëqeshje që reflekton dashurinë e fortë familjare. Rrjeti social shpesh ndihmon në ndarjen e momenteve të rëndësishme dhe Bora nuk bën përjashtim. “Gëzuar Bajramin! Vetëm bekime paçi në familjet tuaja! 🤍”, ka shkruar ajo në përshkrimin e postimit, duke sjellë një mesazh të bukur për ndjekësit e saj. Kjo foto ka…

Read More

Albin Kurti, kryeministri në detyrë, ka korrigjuar një postim të mëhershëm në Facebook, duke përfshirë votat e mërgatës dhe të personave me nevoja të veçanta. Me përfshirjen e këtyre votave, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje! ka dalë si e para në 22 komuna, duke përfshirë Klinën. “Harta e postimit të mëhershëm (pardje) nuk i përfshinte votat e mërgatës, me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta. Kur shtohen ato, del që VETËVENDOSJE! edhe në komunën e Klinës është e para, prandaj në hartë tash edhe Klina u bë e kuqe. Ju kërkoj falje për këtë lëshim. Ju falemnderit për përkrahjen.…

Read More

Propozimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike 15 për qind ka ngjallur shqetësim te bizneset në Kosovë, të cilat thonë se kjo barrë e re do të ndikojë drejtpërdrejt në prodhim dhe konsum. Përfaqësuesit e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë thanë për Ekonomia Online se kjo rritje e çmimit të energjisë do të ketë ndikim edhe në rritjen e çmimeve të produkteve dhe kërkojnë masa lehtësuese nga qeveria, përfshirë heqjen e përkohshme të TVSH-së për energjinë elektrike. Ahmet Kuçi, pronar i fabrikës së këpucëve “Solid” në Suharekë, e cilëson këtë rritje si tepër të rëndë për prodhuesit, sidomos duke…

Read More

Për Robert Lewandowskin mosha është veç një numër. Lewa, po tregon formë të lartë me Barcelonën, ndonëse është 36-vjeç, ai po vazhdon të terrorizojë mbrojtjet me golat e tij. Dhe dje nuk ishte diçka ndryshe, ku i cili shënoi 2 gola në fitoren 4-1 ndaj Gironës. Lewa, ka një synim të veçantë për të arritur me Barcelonën. “Unë kam një ëndërr dhe është të arrij 100 gola me Barcelonën. Do të ishte fantastike”, shprehet Lewandowski. Këtë sezon polaku ka arritur kuotën e 38 golave dhe 3 asistime në 42 paraqitje në të gjitha garat.

Read More

“Në një moment kur na duhet më së tepërmi, na mungon lobimi në Kongres”. Me këto fjalë, ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu kritikon mungesën e një angazhimi të mirëfilltë të Kosovës për lobim ndërkombëtar, veçanërisht në Uashington. Derisa kujton se periudha menjëherë pas shpalljes së pavarësisë ishte karakterizuar nga mbështetja e fuqishme nga Departamenti i Shtetit, Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi amerikan, ish-diplomati thekson se tani, angazhimi është më i rëndësishëm se kurrë. Në një intervistë për KosovaPress, ish-diplomati Avni Spahiu thekson se edhe ndryshimet gjeopolitike bëjnë që ky angazhim të jetë jashtëzakonisht i…

Read More

Liderja e së djathtës ekstreme në Francë, Marine Le Pen, dhe tetë eurodeputetë janë shpallur fajtorë për shpërdorim të fondeve publike nga një gjykatë në Paris. Vendimi vjen në një moment kritik për të, pasi mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e saj politike. Së bashku me 24 anëtarë të tjerë të partisë “Tubimi Kombëtar”, Le Pen akuzohej për përdorimin e fondeve të destinuara për ndihmësit e eurodeputetëve për të paguar punonjës të partisë gjatë një periudhe katërvjeçare. Në nëntor, prokuroria kërkoi një dënim të rëndë për Le Pen, përfshirë një gjobë prej 300 mijë eurosh, dënim me burg…

Read More

Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 31 mars 1999 vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës. Ky ishte urdhri për mobilizim: Për t’iu përgjigjur më mirë zhvillimeve të kohëve të fundit, si rezultat i veprimtarisë ofensive të forcave serbe dhe për mundësinë e kryerjes më intensive të detyrave luftarake për çlirimin e Kosovës, në zbatim të Urdhrit Nr. 151, datë 31.03.1999, “Për mobilizimin e përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe për çlirimin e Kosovës”. Urdhëroj: Mobilizimin e përgjithshëm në Kosovë e jashtë saj për të gjithë popullin e Kosovës për kompletimin e…

Read More

Në Kosovë parashikohet një javë me mot të paqëndrueshëm, ku do të mbizotërojnë vranësirat, reshjet e herëpashershme të shiut dhe intervalet e shkurtra me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, më 7 dhe 8 prill një front i ftohtë nga veriu pritet të depërtojë në rajon, duke sjellë masa ajrore të ftohta dhe ulje të temperaturave. Parashikimi i motit për ditët në vijim: E hënë, 31 mars – Moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të variojnë nga 4 deri në 6°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë mes 9 dhe 13°C.  E martë, 1 prill – Moti…

Read More

Këngëtari Butrint Imeri ka zyrtarizuar lidhjen e tij me modelen turke Sezen Cifcioglu dhe tashmë po shijojnë pushimet e radhës. Nga Alpet e Zvicrës, çifti i ri i showbizit janë arratisur në një tjetër kontinent. Ata ndodhen në Amerikën Latine dhe po shijojnë temperaturat e larta në bregdetin e qytetit meksikan, Tulum. Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, u përfol muajin e shkuar për një lidhje me modelen turke. Dyshja u kap mat në një resort luksoz me borë, duke nxitur spekulime mbi një histori të re dashurie. Fotot dhe videot e tyre janë bërë virale në rrjetet sociale, ku…

Read More

Një rojë sigurimi ka humbur jetën të dielën në vendin e tij të punës në Drenas. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20 në ambientet e fabrikes, Feronikli, ku viktima është rrëzuar teksa ishte në detyrë. Ekipi mjekësor ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar vdekjen e tij. Autoritetet po hetojnë rrethanat e sakta të rastit.

Read More