Autor: TV News

Kryeministri i në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të udhëtoi sot për në Hannover të Gjermanisë për të marrë pjesë në panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë dhe teknologjisë, “Hannover Messe 2025”. Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit. “Kjo është hera e dytë që kryeministri Kurti merr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme globale për inovacionin, automatizimin dhe transformimin industrial. Gjatë vizitës së tij, Kurti bashkë me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të zhvillojë një tur të udhëzuar nëpër pavijonet e kompanive lidere si Bosch Rexroth, Festo,…

Read More

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), ka njoftuar se nga nesër (01.04.2025) e deri më 30 shtator, tarifa e ulët e rrymës është nga ora 23:00 deri në ora 08:00. Ndërkaq, tarifa e lartë (ditë) aplikohet prej orës 08:00 – 23:00. Dhe ndryshimi i faturës verore vjen pas ndryshimit të orës. Nga dje [e diel] ka filluar llogaritja verore e orës. Akrepat e orës janë zhvendosur një orë përpara, pra nga ora 02:00 e mëngjesit, në orën 03:00 të mëngjesit. Ndërkohë, nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka kohë që paralajmëruar shtrenjtimi i energjisë elektrike për 15%…

Read More

Reperi i njohur me famë ndërkombëtare, Azet dhe vëllai i tij, Albi po qëndrojnë në vendin e shenjtë, Mekë. Nga atje, ata kanë uruar festën e Fitër Bajramit, e cila është një nga momentet më të rëndësishme në kalendarin islam, shënuar me falje, urime dhe festime të ndryshme anembanë botës. Festimi i Fitër Bajramit përkon me përfundimin e agjërimit të muajit të Ramazanit, një periudhë e cila i kushtohet faljes dhe reflektimit shpirtëror. Azet, në mesazhin e tij, ka shprehur dëshirat e tij më të mira për besimtarët myslimanë, duke i uruar shëndet dhe paqe, me shpresën se Zoti ua…

Read More

Mesfushori spanjoll, Pedri po kalon në një sezon fantastik. Dhe këtë sezon shpeshherë lojtari është gjendur në listë për të marrë çmimin e Topit të Artë. Mirëpo Pedri, mendon ndryshe rreth kësaj teme. “Zakonisht lojtarët që marrin shumë numra e fitojnë atë! Unë preferoj që Raphinha apo Lamine ta fitojnë atë. Janë ata që bëjnë diferencën. Për sa kohë që skuadra fiton tituj, unë jam i lumtur!”, tha për TV3. Pedri, këtë sezon ka bërë 44 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola dhe 7 asistime.

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj nuk beson se do të mund të formohet Qeveria Kurti 3. Haradinaj ka deklaruar se si AAK vazhdojnë të jenë të përcaktuar për një koalicion të opozitës. Madje sipas tij, askush nga opozita nuk do të bashkëpunoje me Lëvizjen Vetëvendosje. “Ne jemi përcaktuar si Aleancë për koalicion të opozitës, qeveri të opozitës, nuk besoj se dikush nga opozita do të bashkëpunojë me pozitën. Po ashtu edhe NISMA është e përcaktuar për koalicion të opozitës. Nuk besoj [se do e formojë Kurti Qeverinë], nuk i kanë numrat po vonohen ashtu. Nuk…

Read More

Liderja e së djathtës ekstreme në Francë, Marine Le Pen, dhe tetë eurodeputetë janë shpallur fajtorë për përvetësim të fondeve publike nga një gjykatë në Paris. Vendimi vjen në një moment kritik për të, pasi mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e saj politike. Së bashku me 24 anëtarë të tjerë të partisë “Tubimi Kombëtar”, Le Pen akuzohej për përdorimin e fondeve të destinuara për ndihmësit e eurodeputetëve për të paguar punonjës të partisë gjatë një periudhe katërvjeçare. Në nëntor, prokuroria kërkoi një dënim të rëndë për Le Pen, përfshirë një gjobë prej 300 mijë eurosh, dënim me burg…

Read More

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) tha se është “e indinjuar” nga vrasja e tetë mjekëve në detyrë, në qytetin Rafah në jug të Gazës. Ekipi prej nëntë personash u sulmua më 23 mars, tha IFRC-ja, ndërsa trupat e tyre u morën të dielën, pasi qasja në vendngjarje nuk u lejua për një javë. Një mjek është ende i zhdukur. Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës (PRCS) tha se trupat e stafit të saj u zbuluan së bashku me ato të gjashtë anëtarëve të Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Gazës – të…

Read More

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu përjashtoi mundësinë e bisedimeve me opozitën sa i përket formimit të qeverisë së re. Ajo i tha KosovaPress-it të hënën se do të bëjnë përpjekje për të takuar deputetë të zgjedhur por sipas saj jo ata nga opozita. “Besoj se tashmë pas certifikimit të rezultateve vazhdon puna për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, gjegjësisht edhe për Qeverinë Kurti 3. Ne do të kemi përpjekje të vazhdueshme për të takuar grupe parlamentare, përjashto këtu opozitën, pra me partnerët tanë të koalicionit te cilët edhe jemi, por edhe natyrisht me të tjerët…

Read More

Njëzet e gjashtë vjet pas luftës, prania e trupave të NATO-s në Kosovë mbetet thelbësore për garantimin e paqes dhe sigurisë në vend. Banorë lokalë, shqiptarë dhe serbë, e duan ende praninë e tyre. Derisa i cilësojnë jetikë paqeruajtësit, qytetarë të Kosovës vlerësojnë se një mision i ngjashëm do të mund të kontribuonte për paqe në Ukrainë. Zoran Spasiq i kalon mëngjeset me shpezët që i mban në oborrin e shtëpisë së tij, në Rubofc të Lipjanit. Për serbin 56-vjeçar, jeta në këtë fshat, 35 kilometra larg kryeqytetit kosovar, është shumë më e qetë se 26 vjet më parë, kur…

Read More

Liderja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, është dënuar me pesë vjet ndalim kandidimi për poste publike, duke e përjashtuar kështu nga gara presidenciale e vitit 2027. Gjykata i ka shqiptuar gjithashtu një dënim me katër vjet burgim, nga të cilat dy vite janë me kusht, si dhe një gjobë prej 100,000 eurosh. Le Pen pritet të apelojë vendimin, ndërsa dënimi me burg dhe gjoba nuk do të zbatohen derisa të përfundojnë të gjitha procedurat e apelimit.

Read More