Autor: TV News
Është i njëjti produkt por në këto dy paketime të medikamentit për hipertension “Lorista”, dallimin e bën përmbajtja e banderolës. Në të djathtë është banderola, e cila ka kohë që vendoset në kutitë e paketimit ndërsa në të majtë, është banderola e re e cila tashmë përmban edhe çmimin e produktit. Çmimi i vendosur në të tregon çmimin e miratuar nga ligji duke treguar kështu, të vetmin çmim me të cilin mund t’iu shitet klientëve. Megjithatë, barnatoret ende mbesin të mbushura me stoqe të barnave me banderola të vjetra. “Forma dhe koha në të cilën ka filluar të zbatohet ka…
Baseli po avancon aktualisht ndaj Winterthurit në ndeshjen e kampionatit zviceran. Dhe padyshim po shkëlqen ylli nga Gjilani, Xherdan Shaqiri i cili ka shënoi dhe asistoi për skuadrën e tij. Për Shaqën është goli i 9-të dhe asisti i 12-të për këtë sezon. Ndeshja po zhvillohet në këtë momente dhe rezultati është 0-2. The post Shaqiri shënon dhe asiston për Baselin ndaj Winterthurit appeared first on GazetaBlic.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Bresje të Fushë Kosovës, ku një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë. Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e Policisë së Kosovës. Këmbësori ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Hoxha ka njoftuar se rruga Prishtinë-Pejë është e mbyllur përkohësisht, dhe se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
Ekipet e shpëtimit në Mianmar dhe Tajlandë po vijojnë kërkimet për të mbijetuarit pas një sërë tërmetesh të fuqishme që kanë goditur rajonin gjatë tre ditëve të fundit. Autoritetet në Mianmar kanë konfirmuar se katër persona janë shpëtuar nga rrënojat e një shkolle të shembur në rajonin Sagaing, ndërsa një trup i pajetë është gjetur në të njëjtin vend. Tërmeti ka shkaktuar deri më tani rreth 1700 viktima, ndërsa kërkimet vazhdojnë pandërprerë, edhe gjatë natës. Një tjetër tërmet goditi sot Mandalay, duke e rënduar më tej situatën. Ndërkohë, vende si Kina dhe India kanë dërguar ekipe shpëtimi për të ndihmuar…
Me ardhjen e pranverës, një tjetër ndryshim i rëndësishëm ndodh: kalimi në orën e verës. Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars, ora është kthyer një orë përpara, duke kaluar nga 02:00 në 03:00. Ky ndryshim do të thotë një orë më pak gjumë, por gjithashtu një orë më shumë dritë gjatë mbrëmjes. Kjo është periudha kur ora verore vjen në jetë, duke na ofruar më shumë dritë natyrore gjatë pasdites dhe duke rritur orët me diell gjatë ditës. Ndryshimi i orës ka një qëllim të qartë: optimizimin e përdorimit të energjisë diellore dhe uljen e…
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bresje të Fushë Kosovës, ku dyshohet se një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga një veturë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e Policisë së Kosovës. Pamjet nga vendi i ngjarjes, sipas Kallxo, tregojnë praninë e disa veturave policore, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet për rrethanat e sakta të ngjarjes. Policia rajonale në Prishtinë nuk ka dhënë ende detaje lidhur me këtë rast.
Në postimin e saj të fundit në Instagram, Besiana Behluli ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj mahnitëse. Në një xhaketë elegante me mëndafsh të bardhë, ajo duket si një frymëzim për të gjithë. Kjo foto tregon jo vetëm stilin e saj të veçantë, por gjithashtu energjinë pozitive që ajo përçon. Nga shprehja e saj e qetë, duket se është një moment relaksimi i dedikuar për t’u përqendruar në vetvete. Përdoruesit e rrjeteve sociale janë të mahnitur nga mënyra se si ajo kombinon stilin tradicional dhe modern në veshjen e saj. Disa komentues e kanë quajtur atë…
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e dytë në Abri të Epërme, të kryer nga regjimi gjenocidal i Serbisë, e që familja Muliqi humbi tetë martirë dhe një dëshmor të UÇK-së. Në mesin e martirëve ishin edhe katër fëmijë Ganiu, Musa, Behrami dhe Sefa, të cilët nuk patën mundësinë të jetojnë fëmijërinë e tyre. “Me respekt dhe mirënjohje të thellë, qëndrojmë pranë familjes Muliqi dhe të gjitha familjeve të dëshmorëve dhe martirëve që dhanë gjithçka për Kosovën”, u shpreh e para e vendit.
Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë nuk ka arritur të bëjë menaxhimin e kontratës sipas kërkesave ligjore rreth mirëmbajtjes dhe riparimit të infrastrukturës në deponitë sanitare. Këtë e ka treguar në raportin e saj për periudhën 2021-2023 Zyra Kombëtare e Auditimit. Sipas raportit, autoriteti kontraktues mund të lejojë tejkalimin e sasisë së dakorduar deri në 30 për qind, me ligj ky është limiti. Megjithatë, nga mbi 300 mijë euro sa ishte vlera e kontraktimit për angazhimin e Kamionit me kontejnerë për bartje te mbeturinave, shuma e shpenzuar është mbi 153 mijë euro. Furnizimi me sasi dheu për mbulimin e…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar Iranin me bombardime dhe taksa dytësore, nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje me Uashingtonin për programin bërthamor. Në një intervistë telefonike për NBC News, Trump tha se zyrtarët amerikanë dhe iranianë kishin biseduar, por nuk dha më shumë detaje rreth bisedës. “Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do të ketë bombardime. Dhe ka edhe mundësinë që, nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do t’u vendos taksa dytësore, ashtu siç kam bërë katër vjet më parë”, tha Trump, raporton CNN. Gjatë mandatit të parë, nga 2017 deri në 2021, Trump e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja e vitit 2015,…
