Autor: TV News

Ekipet e shpëtimit në Lituani nxorën nga moçali një automjet të fundosur ushtarak. Ai transportonte katër ushtarë amerikanë, të cilët rezultojnë ende të zhdukur. Automjeti i blinduar, M88 Hercules, u nxor mëngjesin e 31 marsit, gjashtë ditë pasi që nisi operacioni i shpëtimit në bazën ushtarake të Pabradës, pranë kufirit të Lituanisë me Bjellorusinë. Ministrja lituaneze e Mbrojtjes, Davile Sakaliene, tha se fati i katër ushtarëve mbetet i paqartë. “Ne nuk mund të flasim për këtë, sepse, para së gjithash, nuk ka ende asnjë informacion. Madje, edhe kur të marrim informacione, është bërë një marrëveshje që amerikanët të jenë të…

Read More

Analisti Ylli Hoxha në RTV Dukagjini në emisionin Debat Plus ka thënë se deri më tani nuk ka përparim lidhur me krijimin e qeverisë. “50 ditë jemi zero, asnjë hap përpara, madje as ftesë të Presidentes për seancë konstitutive, kjo ish dashtë me ndodh automatikisht. Është kohë shumë e gjatë që në një demokraci të humben 50 ditë pa idenë bazike qysh kanë mu bë institucionet”, ka thënë ai. Tutje Hoxha ka thënë se në debatin publik Nismës po i bëhet një “ngarkesë e shtuar”. “Po ashtu po më duket që është ngarkesë e padrejtë edhe LDK-së që po i bëhet…

Read More

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Prokuroria duhet të veprojë me urgjencë dhe të zgjerojë hetimet edhe ndaj anëtarëve të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me votat me postë të mërgatës. Reagimi i Haxhiut vjen pas publikimit të komunikimeve të brendshme të LDK’së nga Gazeta Online Reporteri.net, mes anëtarëve të Kryesisë së kësaj partie, ku flitet për një “skeme të organizuar kriminale”. Në komunikimet e publikuara sot, janë mesazhet e Kujtim Shalës, Arben Gashit, Armend Zemajt dhe Avdullah Hotit. Gashi në këtë komunikim këmbëngulte se ka pasur vjedhje të votave dhe insistonte që skemës, që sipas…

Read More

Krahas borxheve, Serbia ka trashëguar pothuajse të gjitha të mirat materiale nga shpërbërja e Jugosllavisë. Që ta kuptojmë fuqinë e diplomacisë serbe dhe fushatën me të cilën përballet Kosova, duhet të rikthehemi në histori. Jugosllavia pas së cilës Serbia pretendon se është trashëgimtare, ka pasur fuqi e raporte me pothuajse gjithë botën, përfshirë edhe Afrikën, sepse bashkë me Indinë dhe Egjiptin ishin pjesë e të ashtuquajturave, shtetet e pa-inkuadruara. Viti 1970, udhëheqësi i Jugosllavisë, Josip Broz Tito, po pritet solemnisht me shumë përzemërsi, nga homologu nga Kenia. 55 vjet më vonë pikërisht Kenia do ta njohë si shtet të pavarur…

Read More

Tre prej katër ushtarëve amerikanë që ishin zhdukur në Lituani prej javës së kaluar, janë gjetur të vdekur të hënën, ka thënë ushtria amerikane, pasi ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin automjetin e blinduar prej një moçali. Autoritetet e Lituanisë kanë pranuar informacione të martën e javës së kaluar se ushtarët janë zhdukur gjatë stërvitjeve ushtarake në një qendër trajnimi në qytetin lindor Pabrade, afër kufirit me Bjellorusinë. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë punuar me pajisje të rënda dhe ekskavatorë për të hequr llumin prej makinës së mbushur me ujë, dhe më pas kanë arritur ta nxjerrin ata nga gropa. “Tre…

Read More

Në një diskutim të ndezur në emisionin “E Diell” në Top Channel, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Xheneta, ka shprehur një kritikë të fortë ndaj rikthimit të Egli Takos në formatin e njohur, duke e cilësuar atë si një dështim të plotë për vetë Eglin. Gjatë intervistës, Xheneta theksoi se rikthimi i Eglit nuk ka sjellë asnjë vlerë të re në dinamizmin e shtëpisë, përkundrazi, sipas saj, ajo ka filluar të imitojë fjalët dhe situatat e saj. “Është një fenomen i çuditshëm që një person të kthehet në një format të tillë dhe të mos jetë në gjendje të…

Read More

Ushtria Çlirimtare e Kosovës më 31 mars 1999 vendosi për një mobilizim të përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës.Lidhur me detajet nga ky vendim i UÇK-së, Lahi Brahimaj-Ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ka treguar se hapat e parë ishin nga fillimet e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve serbe. Brahimaj deklaroi se ky mobilizim i përgjithshëm ndikojë në rritjen e vullnetarëve nga diaspora për ndihmë ushtarake në krejt territorin e Kosovës.Ai në një lidhje direkte në “FIVE” të Dukagjinit u shpreh se njëra nga arsyejet se pse ndodhi mobilizimi i tërësishëm i UÇK-së…

Read More

Lëkura e thatë, e plogësht apo edhe e rrjepur është një problematikë shumë e shpeshtë, tek njerëzit dhe një trend i ri në rrjete sociale ka bërë të njohur një metodë i cila nuk është e panjohur për dermatologjinë. Kjo metodë synon të zhdukë problemet me lëkurën e thatë dhe t’ju japi rrezatime hidratim. E gjitha kjo arrihet duke përdorur një produkt të kudogjendur dhe të lirë siç është xheli i petroliumit ose petrolatumit. Po flasim për shpesh vazelinën, në lëkurë para gjumit, pa e shpëlarë. Pasi trendi u bë viral, pati shumë reagime dhe pretendime se pas kësaj mund…

Read More

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar  viktimat e masakrave të kryera nga forcat serbe më 31 mars 1999 në Pastasel të Rahovecit dhe Burim të Malishevës. Kurti përmes një postimi në “Facebook” theksoi se në javën e fundit të marsit 1999, Serbia e Millosheviqit intensifikoi brutalitetin e saj si pjesë e planit gjenocidal “Patkoi”, duke vrarë qindra civilë të pafajshëm, torturuar dhe plaçkitur mijëra të tjerë, si dhe shkatërruar pasuri të pallogaritshme në mbarë Kosovën. “Nuk i harrojmë civilët e vrarë në masakrat që forcat e armatosura serbe kryen në shumë lokalitete të Kosovës, nga Kaçaniku, Gjakova, Suhareka, Prizreni,…

Read More

Miliarderi Elon Musk ka shpërndarë çeqe prej 1 milion dollarësh për dy votues në Wisconsin, duke i shpallur ata si zëdhënës të grupit të tij politik, në prag të zgjedhjeve për Gjykatën Supreme të shtetit. Kjo garë është cilësuar nga Musk si vendimtare për agjendën e Donald Trump dhe “të ardhmen e qytetërimit”. “Është një çështje shumë e rëndësishme,” tha ai të dielën para një turme prej rreth 2,000 personash në Green Bay, duke dalë në skenë me një kapele në formë djathi – një simbol i njohur në Wisconsin. Musk dhe grupet që ai mbështet kanë shpenzuar mbi 20…

Read More