Autor: TV News
Në orët e para të së martës ka ndodhur një shpërthim te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan dhe nga detonimi nuk ka pasur të lënduar, ndërsa ka dëme materiale.Policia e Kosovës ka dhënë detaje se si “pasojë e shpërthimit të njërës granat janë shkaktuar dëme materiale, mirëpo nuk është raportuar për të lënduar”. Sipas njoftimit thuhet se në vendin e ngjarjes kanë vërejtur edhe një granatë të pa shpërthyer dhe janë evakuar banorët në afërsi nga vendi i ngjarjes, deri sa ka ndodhur shpërthimi i granatës. Në njoftim thuhet se ekipet policore janë duke punuar intensivisht…
Kina filloi të martën stërvitje të përbashkëta të ushtrisë, marinës dhe forcave raketore rreth Tajvanit si një “paralajmërim i ashpër kundër separatizmit” dhe e quajti presidentin tajvanez, Lai Ching-te, një “parazit”. Ndërkohë, Tajvani dërgoi anijet e veta luftarake për t’iu përgjigjur marinës kineze që iu afrua brigjeve. Stërvitjet përreth ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Kina e sheh si territorin e saj, vijnë pasi muajin e kaluar Lai e quajti Pekinin një “fuqi e huaj armiqësore”. Kina e konsideron Lain si një “separatist” dhe, në një video që shoqëronte njoftimin për stërvitjet, ai u paraqit si një insekt…
Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi. Në njoftim thuhet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë, ku drejtuesi i biçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ai është dërguar në trajtim mjekësor në spital, e drejtuesi i veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “aksident trafiku me lëndime të rënda”.
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka njoftuar se një rritje prej rreth 15% të çmimit të energjisë elektrike në Kosovë, pritet të hyjë në fuqi sot me 1 prill 2025. Ky ndryshim i faturës vjen pas ndryshimit të akrepave veror. Dhe kjo faturë do të jetë e vlefshme deri në muajin shtator.Përkundër thirrjeve dhe pakënaqësive, rritja e energjisë ka hyrë sot në fuqi.Ndryshe, këtë vendim e ka kundërshtuar edhe nga Presidenca e Kosovës e cila ka bërë të ditur të premten se kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke konsideruar se ai është nuk është në…
Xheneta Fetahu vazhdon të jetë sensacion i momentit, që pas daljes nga BBVK. Ajo tashmë është pjesë e një emisioni ku përballet me debate të shumta, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut. Me daljen e saj nga reality show, Xheneta ka arritur të bëjë bujë, duke u shndërruar në një nga personazhet më të komentuar të momentit. Megjithëse ka kaluar pak kohë që nga dalja e saj, të gjitha sytë janë përqendruar në Xhenetën, e cila çdo ditë e më shumë po shndërrohet në një simbol të qëndrueshmërisë për të rinjtë. Ajo tregon se si mund të përballesh me…
Një ditë më parë në media janë publikuar disa biseda si “skemë e vjedhjes së votave të diasporës brenda LDK-së”, aty diskutimet ndodhën mes figurave të rëndësishme të LDK-së, përfshirë Arben Gashin e Kujtim Shalën. Në këtë situatë, pati reagime të shumta nga zyrtarë të Vetëvendosjes që shpërthyen në akuza ndaj LDK-së. Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku përmes Facebook-ut ka reaguar lidhur me këto akuza. Ai ndër të tjera thotë se temat “e brendshme janë diskutuar tashmë në Kryesi”. Abdixhiku deklaron se LDK po përballet me sulme të sinkronizuara. Ai shton se “LDK është e fortë, unike e përtrirë!”.…
Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri një thirrje urgjente për ndihmë prej 8 milionë dollarësh, për të adresuar pasojat e tërmetit në Mianmar. Në këtë vend të Azisë Juglindore, rreth 1.700 njerëz humbën jetën nga tërmeti që goditi javën e kaluar, ndërsa mijëra të tjerë rrezikohen nga lëndimet dhe sëmundjet. Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha se po vepron në “nivelin më të lartë të emergjencës”. Ajo tha se i nevojiten donacione “për të ofruar kujdes urgjent për të plagosurit, për të parandaluar shpërthimin e sëmundjeve dhe për të rivendosur shërbimet thelbësore shëndetësore gjatë 30 ditëve të ardhshme”. Federata Ndërkombëtare e…
Lela, një emër tashmë i njohur në botën e makeup-it dhe reality show-t në Kosovë, ka bërë sërish bujë me postimin e saj më të fundit në Instagram. Me një paraqitje mahnitëse që sfidon standardet e bukurisë moderne, ajo ngjalli një valë reagimesh nga ndjekësit e saj që mezi po e prisnin një moment të tillë. Imazhi tregon Lela-n veshur me një fustan të bardhë, i cili përshkruan përsosmëri dhe elegancë, duke u bërë një manifestim i stilit të saj të veçantë. Fustani me detaje të bukura, ka një dizajn që nxjerr në pah format e saj. Pjesët e saj…
Presidenti pro-rus i Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, ka bërë të ditur të hënën që ka arritur në Moskë. Përmes një postimi në X – dikur Twitter – Dodik ka thënë se secilën herë që shkon në kryeqytetin rus, qëndrimin e nis me “ një vizitë në Monumentin e Heroit të Panjohur, për të nderuar 28 milionë rusët që kanë vdekur në Luftën e Dytë Botërore”. Ai nuk ka dhënë hollësi për arsyet e vizitës, por që do të jetë aty sërish më 9 maj, për të shënuar Ditën e Fitores kundër fashizimit gjatë Luftës së Dytë…
Të premtën kur u ekzekutuan pagat e zyrtarëve policorë, ushtarëve, punëtorëve të shërbimit korrektues e infermierëve, atye nuk iu paguan orët shtesë. Ministria e Financave tha se u takon organizatave buxhetore përkatëse që të planifikojnë buxhetin vjetor nëpër muaj, dhe të sigurohen se kanë buxhetin e mjaftueshëm kur miratojnë shtesa tjera mbi pagën bazë. Televizioni ka dërguar pyetje në të gjitha institucionet përgjegjëse se në çfarë forme po planifikojnë t’i kryejnë këto pagesa për punëtorët, por asnjëra nuk ka kthyer përgjigje. Nga Sindikata e Punëtorëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës po thonë që për shkak të pushimeve të festës akoma…
