Autor: TV News
Dafina, një nga këngëtaret më të njohura të skenës shqiptare, ka publikuar një foto të re në Instagram që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe mediave. Me një veshje unike që kombinon stilin sportiv me elemente të modës së fundit, ajo diti të shfaqë personalitetin e saj energjik dhe modern. E veshur me një xhaketë të stilizuar, Dafina shihet në makinë, duke dhënë mesazhin se jeta e saj është gjithmonë e lëvizshme dhe e mbushur me ngjyra. Përveç pamjes së saj atraktive, ajo ka zgjedhur të ndajë një moment të veçantë me ndjekësit e saj, duke u shprehur me…
Mbrëmjen e sontme rreth orës 20:55 janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë.Zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se nga këto të shtëna nuk raportohet për persona të lënduar.“Rreth orës 20:55 policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Adem Voca’ në Mitrovicë janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit, nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar! Njësitet përkatëse policore kanë nisur hetimet,” tha ai.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se është takuar me homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq, ku tha se ky shtet mbetet aleati i çmuar i Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë rajonale. Osmani tha se në takimin e zhvilluar në Sofje e uroi Milanoviqin për rizgjedhje në këtë post, derisa shtoi se ai është mbështetës i fuqishëm i Kosovës. Ajo u shpreh se me miq si Kroacia, Kosova përditë është më e fortë. “Kroacia mbetet aleate e çmuar e Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë rajonale. Prandaj, sot në Sofje takova mikun dhe mbështetësin e fuqishëm…
Zëvendëspresidenti i Galatasarayt, Metin Ozturk, ka kërkuar masa ndëshkuese ndaj trajnerit të Fenerbahçes, Jose Mourinho, pas sulmit të tij ndaj trajnerit të Galatasarayt, Okan Buruk. Incidenti ndodhi të mërkurën mbrëma pas përfundimit të ndeshjes Galatasray-Fenerbahce (2-1). Mourinho e kapi Burukun në fytyrë dhe hundë, duke shkaktuar tension të madh mes të dyja skuadrave. Ndeshja pati tre kartonë të kuq dhe përfundoi me Mourinhon që u largua nga fusha mes përplasjesh mes lojtarëve dhe stafit teknik. Metin Ozturk u shpreh i indinjuar nga sjellja e Mourinhos. “Mourinho fillimisht e sulmoi trajnerin tonë verbalisht dhe më pas fizikisht. Ku tjetër në botë…
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Pal Lekaj ka deklaruar se”kushdo që shkon dhe bënë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje nuk ia do të mirën. Lekaj tha poashtu se partitë opozitare duhet të jenë të “unifikuara” dhe “unike” krahas rrugës për formimin e qeverisë së re.Lekaj në “Five” të Dukagjinit tha se kreu i NISMA-së, që disa javë më parë deklaroi për një mundësi të hapur të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje ka qenë temë e padiskutuar fillimisht me kreun e koalicionit, AAK-Nisma, Ramush Haradinaj.Ai shtoi se nevojitet edhe një arsyetim se përse është deklaruar Limaj në media para një bisedimi me Haradinaj.…
Reality show-i i njohur “Ferma VIP” ka rikthyer emocionet këtë javë me sezonin e tij të ri, por një nga ngjarjet më të diskutueshme është incidenti me këngëtarin Frederik Ndoci. Frederik Ndoci, i njohur për zërin e tij të veçantë dhe karrierën e suksesshme muzikore, ka ndezur debate të shumta pas një momenti të papërshtatshëm në episodin e fundit të emisionit. Pamjet e tij duke konsumuar alkool kanë shkaktuar një reagim të fortë në rrjetet sociale, me fansat e tij që shpesh e mbështesin, por gjithashtu me kritika të ashpra për sjelljen e tij. Në një moment dramatik, Ndoci shfaqet…
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kërkuar nga Qeveria që të pezullojë tarifat e importit për të gjitha produktet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani përmes një postimi në “X” tha se kjo kërkesë specifike është bërë për të dërguar mesazhin se Kosova është e gatshme për marrëdhënie më të fortë me SHBA-në. “Jam e bindur se ky veprim do të hapë mundësi të reja për krijimin e vendeve të punës, shkëmbimin e teknologjisë dhe rritjen afatgjatë ekonomike”, ka shkruar tutje Osmani në platformën “X”. Sipas saj, më shumë se veprim ekonomik, ky është një objektiv i politikës së…
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e shkel ligjin me pritjen që po ua bën partive politike të komuniteteve në ambientet e qeverisë, për konsultat për formimin e Qeverisë. Sipas saj, Kurti do ta ketë dështim e turp në fund të karrierës politike. Çitaku përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Kurti e ka shndërruar zyrën e shtetit në zyrë partie. “Mbyllni sytë për një çast. Dhe imagjinojeni sikur Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, apo kushdo tjetër përpara Albin Kurtit të kishte bërë atë që po…
Më 3 prill, ministrat e jashtëm të NATO-s do të nisin një takim dyditor në Bruksel, ku do të diskutojnë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të aleancës, ndërsa vendet evropiane përballen me presion në rritje nga Shtetet e Bashkuara për të rritur shpenzimet për mbrojtjen. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se takimi dyditor zhvillohet në “një moment veçanërisht kritik për sigurinë tonë të përbashkët, me sfida shumë të mëdha që ne të përballemi me to individualisht”. Rutte këmbënguli se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj aleancës, pavarësisht kritikave se presidenti amerikan, Donald Trump, po minon marrëdhëniet transatlantike. “Unë…
Sot janë bërë dy vite nga nisja e procesit të gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, saktësisht ndaj Ish presidentit Hashim Thaqit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. E pikërisht pas dy vitesh, kanë qenë të planifikuara dy seancat e fundit të ofrimit të dëshmisë nga dëshmitarët e Prokurorisë.Drejtori i Informacionit të Televizionit Dukagjini, Dibran Istrefi në një paraqitje direkte nga Haga në emisionin “Five” tha se dy seancat e parapara për sot dhe nesër janë anuluar nga Gjykata Speciale.“ Sot bëhen dy vite nga nisja e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaqit, Jakup Krasniqit,…
