Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kosova e Austria forcojnë partneritetin ekonomik dhe teknologjik

TV NewsBy TV News6 Prill, 2025 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Partneriteti ekonomik dhe teknologjik mes Kosovës dhe Austrisë ka marrë një zhvillim të rëndësishëm në vitet e fundit, duke u fokusuar gjithnjë e më shumë në shkëmbimin e shërbimeve dhe investimet në infrastrukturën moderne.

Ekspertët dhe drejtuesit e shoqatave ekonomike austriake vlerësuan se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve kanë evoluar në një partneritet të qëndrueshëm, ku fokusi ka kaluar nga investimet e drejtpërdrejta në zhvillimin e shërbimeve dhe infrastrukturës.

Wilhelm Nest, drejtor i “Advantage Austria” në Kosovë, një organizatë e eksportit dhe e promovimit të investimeve të qeverisë austriake, tha se marrëdhënia mes dy shteteve është forcuar gjatë dekadës së fundit.

“Kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Kosovën për një kohë të gjatë. Le të themi 10 vjet më parë, tema kryesore ishte investimi i drejtpërdrejtë i huaj nga Austria në Kosovë. Tani, veçanërisht shkëmbimi i shërbimeve është ai që e bën marrëdhënien ndërmjet Kosovës dhe Austrisë të lulëzojë”, ka thënë ai për EkonomiaOnline.

Nest po ashtu vuri në pah interesin e Austrisë për investimet në infrastrukturën e Kosovës, veçanërisht në sektorët e energjisë dhe trafikut.

“Natyrisht, Austria është shumë e interesuar për investime në infrastrukturën në Kosovë. E dimë që po punoni për përmirësimin e sektorit të energjisë, pastaj do të ketë infrastrukturë të trafikut që duhet të ndërtohet ose përmirësohet. Kjo është patjetër një fushë, ku kompanitë austriake janë të interesuara të bëjnë biznes. Por, natyrisht, është gjithashtu thjesht shitja e mallrave të zakonshme për konsumatorët si dhe makinave e pajisjeve për kompanitë kosovare”, është shprehur ai.

Christian Rupp, anëtar i Bordit Këshillues të Shoqatës së Miqësisë Austriake-Kosovare, theksoi rëndësinë e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
“Ne të gjithë jetojmë në të njëjtin vend në Evropë. Dhe kemi një sovranitet të veçantë, le të themi, digjital. Për shembull, çfarë duhet bërë me sigurinë kibernetike, çfarë duhet bërë me shërbimet qeveritare digjitale ndërkufitare, çfarë duhet bërë për të nxitur dhe përgatitur ndërmarrjet tona të vogla dhe të mesme për digjitalizimin. Dhe në fund, qytetarët. Pra, duhet t’i përfshijmë edhe ata me aftësi digjitale, të cilat çdokujt i nevojiten për të punuar në të ardhmen”, ka theksuar ai.

Rupp, i cili ka qenë edhe Sekretar Ekzekutiv Federal i Qeverisë Austriake, gjithashtu nënvizoi potencialin e madh të Kosovës në fushat e teknologjisë dhe digjitalizimit, duke përmendur studentët kosovarë si burim të rëndësishëm talenti.

“Mendoj se potenciali është në çdo sektor. Sepse sot keni, për shembull, inteligjencën artificiale edhe në bujqësi, pra bujqësinë e mençur. E keni në shëndetësi, sektori i e-shëndetësisë. Keni telemjekësinë. Dhe pastaj keni shumë llogaritje me performancë të lartë në metavers dhe gjithashtu në fushën e llogaritjes kuantike dhe sigurisë kibernetike. Pra, patjetër që na duhen në çdo degë njerëz që kanë njohuritë e duhura”, ka thënë ai.

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

Nju-Jorku bën histori: Njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

Lajmet e fundit

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.