Autor: TV News
Janë zbuluar tri klubet angleze të cilat po ‘luftojnë’ me njëra-tjetrën për të siguruar në verë shërbimet e Jack Grealish. Fichajes ka raportuar se Tottenhami, Aston Villa dhe Newcastle që të gjitha janë të interesuara për transferimin e sulmuesit anglez këtë verë. Një rikthim tek Villa mund t’i shkojë përshtati Grealish, teksa Neëcastle momentalisht ka përparësi shkaku se me shumë gjasë do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Grealisht ka pasur vështirësi që të luajë një rol të rëndësishëm tek City këtë sezon. Ai ka luajtur si titullar në vetëm shtatë ndeshje në Ligën Premier këtë…
Qeveria e përkohshme gjermane, e udhëhequr nga Socialdemokratët dhe të Gjelbrit, ka bllokuar eksportin e planifikuar të 40 aeroplanëve luftarakë Eurofighter Typhoon drejt Turqisë, raportoi mediumi gjerman Handelsblatt, duke iu referuar burimeve. Sipas burimeve nga qeveria gjermane, arsyeja kryesore për ndalimin e lejes së eksportit është arrestimi i politikanit opozitar turk, Ekrem Imamoglu, për akuza për korrupsion – një veprim që zyrtarët në Berlin e kanë përshkruar si “sulm ndaj demokracisë turke”. Opozita në Turqi pohon se akuzat ndaj Imamoglu-t janë të motivuara politikisht. Kujtojmë se ish-kryebashkiaku i Stambollit u arrestua më 23 mars, për shkak të dyshimeve për veprime…
Bora Zemani, një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Këtë herë jo për ndonjë projekt televiziv, por për thashethemet rreth një shtatzënie të mundshme. Në foton e fundit ku shihet e veshur në fanellë sportivi ndjekësit kanë bërë aludime se ndoshta moderatorja është në pritje të ëmbël. Megjithatë as Bora dhe as partneri i saj, Donaldi, nuk kanë reaguar ende lidhur me këto zëra, duke lënë gjithçka në dorë të spekulimeve.
Ukraina ka vendosur sanksione ndaj tri kompanive kineze të premten, duke pretenduar se ato janë të përfshira në prodhimin e raketave të avancuara Iskander, një ditë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Kinën se po e furnizon Rusinë me armë. Ministria e Jashtme e Kinës i hodhi poshtë akuzat e Zelenskyt si të pabaza. Derisa ka ruajtur lidhje të ngushta ekonomike me Rusinë gjatë luftës trivjeçare të Moskës në Ukrainë, Kina është përpjekur ta paraqesë veten si neutrale dhe e mohon çdo përfshirje në luftë. Zyra e Zelenskyt publikoi të premten një listë të përditësuar të subjekteve të…
Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh i surprizoi katër finalistët e “Big Brother VIP 4”. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri hynë disa nga moderatorët e njohur të Top Channel. Pasi darkuan të gjithë bashkë, katër banorët e këtij edicioni të katërt të reality show-t u vendosën përballë pyetjeve të tyre. Moderatorja e njohur e emisionit “Fiks Fare”, Xhemi Shehu, bëri një pyetje për të katër finalistët: “Nëse nuk do të fitoje ti, kush do doje t’a fitonte?”. Laerti u përgjigj menjëherë duke thënë emrin e “Rozanës”. Edhe Egli e kishte përgjigjen gati duke thënë emrin e “Gjestit”. Ky…
Të gjitha shenjat vënë në dukje se Kyle Walker do të largohet përfundimisht nga Manchester City dhe do t’i bashkohet Milanit në verë. Sipas një raportimi nga Gazzetta dello Sport, Milani ka vendosur që ta blejë kartonin e Walker. Anglezi ka shpenzuar pjesën e dytë të sezonit si huazim në Itali, me gjigantin italian që është i bindur për ta bërë këtë lëvizje. Gazzetta ka raportuar se Walker do të jetë pjesë e ekipit të Milanit sezonin e ardhshëm. City ka përfshirë një opsion blerje prej 5 milionë eurosh në marrëveshjen e tij të huazimit, duke marrë parasysh se kontrata…
Përfaqësues të Qeverisë bjelloruse në ekzil, respektivisht Kabineti i Bashkuar i Përkohshëm i Bjellorusisë siç quhet zyrtarisht, formacion ky i opozitës demokratike bjelloruse e cila vepron në ekzil kryesisht në Lituani, ka vizituar Republikën e Kosovës. Kjo bëhet e ditur nga një postim në rrjetin social X nga Franak Viaçorka, këshilltar i parë politik i lideres së Bjellorusisë demokratike Sviatlana Tsikhanouskaya. Ai ka shkruar se fokusi i bisedës me përfaqësuesit e Presidencës dhe MPJD-së ishte bashkëpunimi në disa fusha. ‘’Në fokus të bisedimeve ishin mbështetja për gazetarët dhe sipërmarrësit bjellorusë, bashkëpunimi ndërkombëtar, trajnimet për deminim, si dhe përvoja e Kosovës…
Ata e ndjejnë në ajër se diçka nuk është në rregull. Ky është një talent i lindur. Ata kanë lindur me këtë element, pasi asgjë nuk i shpëton. Pasuria e tyre më e madhe është se ata vëzhgojnë gjithçka, edhe detaji më i vogël. A e kuptoni për cilat shenja të horoskopit po flasim? Janë tre që kanë elementet që përshkruam më sipër. Akrepi, Demi dhe Bricjapi. Dhe nëse po pyesni veten pse vetëm këta të tre, ne do t’ju themi se janë të vetmit që kanë një mprehtësi të tillë, që u kushtojnë vëmendje detajeve dhe që kanë mjaft…
Të paktën 74 persona u vranë dhe mbi 170 u plagosën nga sulmet ajrore amerikane të enjten në mbrëmje në portin e naftës Ras Isa në provincën Hodeidah të Jemenit, tha Ministria e Shëndetësisë e qeverisë së udhëhequr nga Ansar Allah. “Sipas të dhënave paraprake, numri i të vdekurve nga goditja e SHBA në portin Ras Isa është rritur në 74 persona dhe 171 të tjerë u plagosën. Ambulanca dhe ekipet e shpëtimit të mbrojtjes civile vazhdojnë kërkimin për të zhdukurit dhe të plagosurit”, thuhet në një deklaratë të ministrisë. Më 17 prill, Shtetet e Bashkuara filluan një sulm masiv…
Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka bërë një deklaratë të papritur për të gjithë ndjekësit e saj gjatë një videoje live në TikTok. Emina ka shprehur dëshirën e saj për t’u kthyer në vendlindjen e saj, Malësinë, duke thënë: “E me nejt tanë verën në Malësi e mos me u kthy në kyt Amerikë.” Kjo deklaratë nuk është gjithashtu e rastit, pasi Emina ka pasur gjithnjë një lidhje të fortë me vendin nga e cila vjen. Ajo shprehet se të vetmit njerëz që mund ta kuptojnë janë emigrantët që janë jashtë shtetit, të cilët po e kalojnë të njëjtën…
