Autor: TV News
Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) synojnë të tërheqin rreth 600 ushtarë nga Siria, duke lënë më pak se 1000 për të bashkëpunuar me aleatët kurdë dhe milicitë lokale në luftën kundër Shtetit Islamik. Presidenti amerikan, Donald Trump kishte tentuar të tërhiqte të gjitha forcat nga Siria gjatë mandatit të parë, por hasi në kundërshtimin e Pentagonit, pasi kjo u pa si braktisje e aleatëve dhe çoi në dorëheqjen e ish-sekretarit të Mbrojtjes, Jim Mattis. Trupat amerikane kanë qenë vendimtare jo vetëm në operacionet kundër Shtetit Islamik, por edhe si një mburojë për forcat kurde kundër Turqisë, e cila i konsideron…
Banori i “Big Brother Vip Kosova 3”, Gjest, do të përfitojë nga mbështetje masive nga fansat e tij, të cilët do të udhëtojnë nga Prishtina për në Tiranë për të festuar finale. Ashtu siç ishte pritur, emocionet janë të pranishme dhe mbështetësit e Gjestit po bëjnë përgatitjet e fundit për këtë ngjarje madhështore. Menaxhmenti i Gjestit ka njoftuar se për ata që vendosin të udhëtojnë, shpenzimet do të mbulohen plotësisht, duke siguruar që të gjithë të kenë mundësinë të jenë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm. Fillimisht, udhëtimi ishte planifikuar të fillonte nga ora 16:00, por në një njoftim të…
Pas disa ditësh mungesë në rrjetet sociale, këngëtari Jozi Marku ka rikthyer llogarinë e tij në Instagram, e cila ishte bllokuar përkohësisht si pasojë e reagimeve të ashpra të publikut. Bllokimi erdhi menjëherë pas incidentit të bujshëm gjatë gjysmëfinales së Big Brother VIP Albania, ku Jozi sulmoi fizikisht Gjestin në një moment të papritur, të transmetuar drejtpërdrejt në ekran. Ky veprim shkaktoi një valë kritikash dhe frustrimi nga publiku shqiptar, duke sjellë edhe pasoja në praninë e tij digjitale. Sidoqoftë, Jozi nuk vonoi shumë dhe pas rikthimit të profilit, publikoi një fotografi në InstaStory, ku shihet pranë Kompleksit Memorial të…
Barcelona e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në La Liga. Katalanasit përballen sot me skuadrëne Celta Vigos, shkruan GazetaBlic Sport. Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 16:15, me skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick që kërkon fitoren e radhës drejt titullit kampion. Këto pritet të jenë formacionet e dy skuadrave: Barcelona: Szczesny (GK) — Kounde, Cubarsi, I. Martinez, Martin — de Jong, Pedri — Lamine Yamal, F. Lopez, Raphinha — F. Torres. Celta Vito: Guaita (GK) — J. Rodriguez, Dominguez, Alonso — Carreira, Beltran, Moriba, Mingueza — Aspas, Iglesias, A. Gonzalez. /GazetaBlic Sport/
Negociatorët iranianë dhe amerikanë do të mbajnë rundin e dytë të bisedimeve indirekte më 19 prill, një javë pasi mbajtën bisedime të cilat palët i përshkruan si “konstruktive” dhe “pozitive”. Përderisa rundi i parë u mbajt në Oman, rundi i dytë do të mbahet në Romë. Diplomatët e Omanit do të vazhdojnë të ndërmjetësojnë bisedimet. Në këtë tekst mund të mësoni se cilat janë qëndrimet para rundit të ri të negociatave mbi programin bërthamor të Iranit, teksa ekziston ende mundësia e një veprimi ushtarak. Witkoff ndryshon qëndrim për kufizimet e pasurimit të uraniumit I dërguari i posaçëm i SHBA-së për…
Në sfondin e një lufte të ashpër tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, me tarifa që kanë arritur në 145% dhe 125% përkatësisht, një valë e re zbulimesh ka tronditur rrjetet sociale: prodhuesit kinezë po flasin hapur për mënyrën se si markat më të mëdha luksoze të botës prodhojnë mallrat e tyre në Kinë për një pjesë të vogël të çmimit që konsumatorët paguajnë. “Ne i bëjmë, ata i shesin” – Anatomia e një çmimi luksoz Në një video që është bërë virale, një sipërmarrës kinez, pronar i një fabrike OEM (Original Equipment Manufacturer) të produkteve luksoze, shpjegon qartë: çanta Birkin,…
Humbja e flokëve mund të jetë e vështirë për të parandaluar ose menaxhuar, prandaj shpesh është një moment dëshpërues për shumë individë sidomos nëse shkaku është i panjohur. Edhe pse në shumicën e rasteve është diçka e natyrshme që ndodh me plakjen, ka faktorë të tjerë si gjenetika, mungesa e lëndëve ushqyese, stresi ose probleme të ndryshme shëndetsore që nxisin më tej rënien e tyre. Disa nga këta faktorë mund të jenë më të vështirë për tu trajtuar dhe parandaluar, por përfshirja e lëndëve ushqyese të duhura në regjimin tuaj ushqimor, mund të jetë një opsion në parandalimin e rënies…
Marcus Rashford ka rilindur te Aston Villa dhe tani shpreson që paraqitjet e tij të tërheqin interesin nga klubet e mëdha evropiane. I ardhur si huazim nga Manchester United në janar, sulmuesi shënoi tre gola dhe dha gjashtë asistime (pesë në Premier League, një në Champions League) në nëntë paraqitje, duke bindur pjesërisht tifozët dhe stafin. Klubi i Birminghamit mund ta blejë atë për 40 milionë stërlina, por Rashford ëndërron një lëvizje drejt Barcelonës, destinacioni i tij i preferuar që nga vendimi i tij për t’u larguar nga Old Trafford. Edhe PSG-ja, e impresionuar me paraqitjen në ndeshjen e fundit…
Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Loredana Brati ka ofruar një pasqyrë të thellë dhe emocionuese mbi situatën e saj me Jozin, duke zbuluar ndjenjat e saj të vazhdueshme dhe sfidat emocionale që ka përjetuar. E ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Loredana zbuloi se situata pas incidentit të ndodhur mes Jozit dhe Gjestit ishte tejet e ndërlikuar. Ajo përshkroi se si ajo e kuptoi se Jozi nuk ishte në gjendje të tij normale, duke e përjetuar atë natë si një moment kritik në historinë e tyre. “Jozi nuk ishte mirë, ishte shumë i ngarkuar emocionalisht. Më tha ‘më…
Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Ai u pyet se çfarë kërkon të shohë nga Ukraina dhe Rusia në lidhje me negociatat për paqen. “E gjithë jeta ime ka kaluar në negociata të mëdha dhe e di kur njerëzit po na luajnë dhe kur jo”, u shpreh ai. “Dua të shoh entuziazëm për ta përfunduar [luftën]. Mendoj se po e shoh atë entuziazëm – mendoj se e shoh nga të dyja palët”, deklaroi lideri amerikan. Ai ka deklaruar të premten para gazetarëve se nëse Rusia dhe Ukraina e vështirësojnë arritjen e marrëveshjes së paqes,…
