Autor: TV News

Xherdan Shaqiri nuk ka të ndalur me golat e tij. Sulmuesi shqiptar po vazhdon shkëlqimin dhe sonte ka shënuar ‘Hat-trick’ ndaj Luganos, shkruan GazetaBlic Sport. Shaqiri ka tashmë 18 gola dhe 20 asisitme në këtë edicion në Zvicër, duke qenë bindshëm lojtari më i mirë. Kur jemi në fund të ndeshjes, rezultati është 2 me 5 për Baselin. /GazetaBlic Sport/

Read More

Negociatorët kryesorë iranianë dhe amerikanë do të rifillojnë bisedimet sot(e diele) për të adresuar mosmarrëveshjet mbi programin bërthamor të Teheranit, në një shtysë për përparim ndërsa Uashingtoni ashpërson qëndrimin e tij përpara vizitës së Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Lindjen e Mesme. Edhe pse Teherani dhe Uashingtoni kanë thënë se preferojnë diplomacinë për të zgjidhur mosmarrëveshjen dekadashe, ata mbeten thellësisht të ndarë në disa vija të kuqe që negociatorët do të duhet t’i anashkalojnë për të arritur një marrëveshje të re bërthamore dhe për të shmangur veprimet ushtarake në të ardhmen raporton Reuters përcjell Dukagjini. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi,…

Read More

Pas javës së sulmeve ajrore të ashpra mbi qytetin Port Sudan nga Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF), qyteti buzë Detit të Kuq po përballet me një rritje dramatike të çmimit të ujit dhe karburantit. Kjo ka shkaktuar vështirësi të mëdha për banorët dhe ata që kërkojnë strehim në këtë qytet, që dikur njihej si një vend i sigurt për t’u strehuar nga lufta civile shkatërruese në Sudan. Pasi tre depo karburanti u shënjestruan nga sulmet me dronë, Port Sudani tani përballet me një mungesë të naftës që është thelbësore për të furnizuar pompat që sjellin ujë nga burimet nëntokësore.…

Read More

FIFA ka miratuar një vendim që mundëson gjoba më të mëdha për incidentet raciste, duke rritur shumën maksimale të mundshme nga një milion deri në pesë milionë franga zvicerane. Ky ndryshim u bë gjatë mbledhjes së Këshillit të FIFA-s dhe ka si qëllim të luftojë me forcë racizmin në futboll. Gjithashtu, të gjitha 211 federatat anëtare duhet të adaptojnë rregullat e tyre disiplinore me udhëzimet e FIFA-s. Nëse një federatë nuk reagon siç duhet ndaj incidenteve raciste, FIFA mund të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS). FIFA gjithashtu ka vendosur një procedurë me tri faza për rastet e fyerjeve…

Read More

Ndërsa armëpushimi i njëanshëm i shpallur nga presidenti rus, Vladimir Putin, ka hyrë në ditën e tretë dhe të fundit, njëkohësisht është raportuar për disa sulme ruse në mbarë Ukrainën, transmeton BBC. Autoritetet policore të Ukrainës kanë raportuar se në rajonin verior të Sumyt, një grua 85-vjeçare mbeti e vrarë, ndërkaq tre persona u lënduan. 19 shtëpi dhe 10 ndërtesa të tjera u shkatërruan apo dëmtuan si pasojë e sulmeve. Në qytetin e Kostyantynivka, në rajonin lindor të Donetskut, një person u lëndua dhe dy pallate banimi u përfshinë nga zjarri. Shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës ka thënë se…

Read More

Njoftimin e presidentit amerikan, Donald Trump për një armëpushim të menjëhershëm mes indianëve dhe pakistanezëve është konfirmuar nga ministri i jashtëm i Pakistanit. Ishaq Dar ka publikuar një mesazh në rrjetin social X, ku ka thënë se “Pakistani dhe India janë dakorduar për një armëpushim me efekt të menjëhershëm”. “Pakistani gjithmonë është përpjekur për paqe dhe siguri në rajon, pa bërë kompromis me sovranitetin dhe integritetin territorial të tij”, shtoi ai. Gjithashtu edhe ministria e Jashtme indiane ka njoftuar se armëpushimi ka filluar në orën 17:00, sipas kohës së Indisë (ora 14:00 sipas kohës sonë lokale). Ajo shtoi se drejtori…

Read More

Xherdan Shaqiri nuk ka të ndalur me golat e tij. Sulmuesi shqiptar po vazhdon shkëlqimin dhe sonte ka shënuar ‘Hat-trick’ ndaj Luganos, shkruan GazetaBlic Sport. Shaqiri ka tashmë 18 gola dhe 20 asisitme në këtë edicion në Zvicër, duke qenë bindshëm lojtari më i mirë. Kur jemi në fund të ndeshjes, rezultati është 2 me 5 për Baselin. /GazetaBlic Sport/ The post Shaqiri po i ‘shkatërron’ skuadrat kundërshtare në Zvicër, shënon ‘Hat-trick’ ndaj Luganos appeared first on GazetaBlic.

Read More

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të shtunën se do të kërkojë nga Rusia “njëfarë lloj mbështetjeje për sigurinë”, pasi zhvilloi, siç tregoi, katër takime me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në Rusi gjatë dy ditëve të fundit në Moskë. Dodik tha se u sigurua nga Putini se do të “mbeten në kontakt për të gjitha çështjet e marrëveshjeve të përbashkëta”, dhe se “për gjithçka që folën rreth aktiviteteve të përbashkëta, Putin tha: ‘do ta bëjmë’”. “Ajo që duam të ofrojmë dhe kërkojmë nga Rusia në periudhën e ardhshme është një sërë çështjesh që mund të përshkruhen…

Read More

Kumbullat shahine i kanë bërë shoqëri njerëzimit prej shumë kohësh. Të dhënat shkencore konfirmojnë se këto kumbulla janë përdorur në mjekësinë popullore të qytetërimeve të ndryshme. Muaji maj është ideal për të shijuar kumbullat shahine në çdo cep të Shqipërisë dhe gjenden me çmime mjaft të lira. Duke qenë se në këtë periudhë këto kumbulla kanë shkëlqimin e tyre, ja receta e rrallë e shurupit të veçantë të këtyre kumbullave. Përbërësit 1 kg kumbulla shahine 1 kg sheqer kaf 1 kavanoz qelqi ose një enë të madhe mjaftueshëm sa për të përballuar kumbullat dhe sheqerin Udhëzimet Lajini dhe kullojini kumbullat.…

Read More

Para samitit gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, që do të mbahet më 16 Maj në Tiranë, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të zhvillojë një turne vizitash në Ballkanin Perëndimor. Presidenti i institucionit të Bashkimit Evropian, që e ka në dorë vendimin për heqjen ose jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, do të qëndrojë për vizitë të shkurtë në Prishtinë më 14 Maj. Pasditen e së mërkurës, ai do diskutojë me presidenten Vjosa Osmani, në takimin e vetëm në agjendën e qëndrimit të tij në Kosovë. Osmani dhe Costa, sipas njoftimit, do të mbajnë një konferencë të përbashkët në…

Read More