Autor: TV News
Egnatia ka kaluar në avantazh ndaj Vllaznisë në finalen e madhe të Final 4 të Kampionatit Shqiptar. Golin e parë në këtë duel e ka shënuar ekipi nga Rogozhina, shkruan GazetaBlic Sport. Regi Lushkja realizoi pas 6 minutave lojë, duke kaluar në avantazh ekipin e tij. Rezultati momental i takimit është 0-1. /GazetaBlic Sport
Para një audience me mbi 6.000 mijë gazetarë, Papa Leoni XIV, bëri thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur në mbarë botën. Duke folur para gazetarëve që kishin shkuar në Romë për të mbuluar zgjedhjen e tij si papa i parë amerikan, lirinë e fjalës dhe të medias, ai e quajti “dhuratë të çmuar”. Papa Leoni u prit me ovacione ndërsa hyri në auditorin e Vatikanit për takimin e tij të parë me përfaqësues të publikut të gjerë. Ai u bëri thirrje gazetarëve të përdorin fjalët për paqe, të refuzojnë luftën dhe tu “japin zë” atyre që nuk kanë. “Kisha…
FSHF ka njoftuar para pak çasteve se biletat e ndeshjes Shqipëri – Serbi do të shiten ndryshe nga herët tjera. Të interesuarit fillimisht do të bëjnë aplikimin, pastaj me short do të zgjedhen fituesit. Një person mund të fitojë maksimum 4 bileta, teksa përzgjedhja automatike do jetë me 30 maj. Ja sistemi dhe njoftimi i FSHF: “📢 Biletat për Shqipëri – Serbi | Informacion i rëndësishëm!Për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme për ndeshjen e 7 qershorit, FSHF do të aplikojë një procedurë speciale për shitjen e biletave:📌 Aplikimi: Formulari për regjistrim publikohet deri më 15 maj 2025🎟️ Maksimumi 4 bileta…
Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 05:17, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës. Tërmeti është ndjerë në një distancë prej 328 kilometrash në jug-jugperëndim të Athinës. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në zonën detare, rreth 106 kilometra në perëndim-jugperëndim të Falasarna, në Kretë, ndërsa thellësia fokale është vlerësuar në 7.4 kilometra. Deri tani, nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet lokale janë në gatishmëri, megjithëse tërmeti është konsideruar si një lëkundje e moderuar dhe jo e rrezikshme për zonën…
Skuadra e Interit ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Torinos. Golin e dytë në këtë duel e ka shënuar Kristjan Asllani, shkruan GazetaBlic Sport. Kristjan Asllani ka shënuar gol nga penalltia pas 48 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 0-2. Ja goli: ⚽️ GOAL: Asllani🇮🇹 Torino 0-2 Interpic.twitter.com/0svNO06XTd — Goals Xtra (@GoalsXtra) May 11, 2025
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina janë pajtuar për një ulje të ndjeshme të tarifave doganore për mallrat që shkëmbejnë me njëra-tjetrën, pas negociatave të zhvilluara fundjavën e kaluar. Duke folur në Gjenevë, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se “të dyja palët do t’i ulin tarifat doganore për 115 për qind”, pasi janë marrë vesh për një pezullim 90-ditor. Ministria kineze e Tregtisë ka konfirmuar pezullimin e “të gjitha masave kundërdoganore” të ndërmarra ndaj SHBA-së që nga 2 prilli, raporton Reuters. Ky është një hap i rëndësishëm drejt shtensionimit të luftës tregtare, që ishte intensifikuar muajin e…
Siguria ndërkombëtare dhe sistemi financiar, të ndërtuara dhe të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore i kanë bërë ballë Luftës së Ftohtë, luftërave rajonale, krizave ekonomike dhe madje edhe një pandemie botërore. Por, sipas një ish-këshilltareje të presidentit amerikan, Donald Trump, – që tashmë është një nga kritiket më të mëdha të tij – ndoshta nuk do t’i mbijetojnë mandatit katërvjeçar të Trumpit. “Ky është fundi i sistemit ndërkombëtar, siç e njohim ne”, tha Fiona Hill, ish-këshilltare e Trumpit për Rusinë dhe tani eksperte në Institutin Brookings. Intervista e Hillit për Radion Evropa e Lirë, është…
Ish-ylli i Barcelonës, Thierry Henry, ka ndarë kënaqësinë e tij pasi pa gjigantët katalanas të shënojnë një fitore emocionuese 4-3 ndaj Real Madridit në El Clasicon e së dielës. Henry, i cili ishte pjesë e skuadrës ikonike të Barcelonës që mposhti Real Madridin me rezultatin e famshëm 6-2 në Santiago Bernabeu në vitin 2009, ishte plot lëvdata për mentalitetin dhe besimin e skuadrës aktuale, veçanërisht kur ishte në disavantazh. “Jam shumë i lumtur që jam këtu”, tha ai. “Ky ekip mund t’ia dalë gjithmonë. Ata e bënë tashmë këtë vit kundër Benfica-s, Interit… Isha shumë i qetë. U thashë miqve…
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar të dielën se zjarri i madh që shkatërroi pothuajse tërësisht qendrën tregtare “Marywilska” në Varshavë në maj të vitit 2024, ishte i qëllimshëm dhe i urdhëruar nga shërbimet sekrete ruse. “Ne tashmë e dimë me siguri që zjarri i madh në Marywilska ishte rezultat i një zjarrvënieje të qëllimshme, e urdhëruar nga shërbimet ruse. Veprimet janë koordinuar nga një person që ndodhet në Rusi. Disa nga autorët janë tashmë në paraburgim, ndërsa të tjerët janë identifikuar dhe janë në kërkim”, shkroi Tusk në rrjetin X. Zyrtarët polakë thanë se Polonia është bërë shënjestër…
Energjia e Hënës do të përmirësojë marrëdhëniet e pesë shenjave të zodiakut gjatë javës që fillon të hënën, më 12 maj dhe përfundon të dielën, më 18 maj. Hëna e plotë e së hënës do të jetë e ngarkuar me emocione dhe do të sjellë ndryshime – jo domosdoshmërisht një ndarje ose fundin e një miqësie, por të paktën për disa anëtarë të zodiakut, zgjidhjen e problemeve. Pra, cilat shenja të zodiakut do të favorizohen, të paktën në jetën e tyre personale, në ditët në vijim? Demi Nuk je i detyruar të qëndrosh në një lidhje sepse ke frikë për…
