Xherdan Shaqiri nuk ka të ndalur me golat e tij.
Sulmuesi shqiptar po vazhdon shkëlqimin dhe sonte ka shënuar ‘Hat-trick’ ndaj Luganos, shkruan GazetaBlic Sport.
Shaqiri ka tashmë 18 gola dhe 20 asisitme në këtë edicion në Zvicër, duke qenë bindshëm lojtari më i mirë.
Kur jemi në fund të ndeshjes, rezultati është 2 me 5 për Baselin.
/GazetaBlic Sport/

