Autor: TV News
Delegacioni rus kërcënoi Ukrainën me “luftë të përjetshme” gjatë bisedimeve të drejtpërdrejta sot në Stamboll. Kështu tha një burim nga delegacioni ukrainas për Sky News. Sipas të njëjtit burim, pala ruse nuk ishte e gatshme të diskutonte detajet teknike të armëpushimit, pasi dyshohet se po prisnin miratimin nga autoritetet më të larta, raporton KosovaPress. Më herët gjatë ditës, burimet ukrainase kishin paralajmëruar tashmë se kërkesat ruse ishin “joreale” dhe “shumë përtej çdo gjëje të diskutuar deri më tani”. Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se negociatorët ukrainas dhe rus ranë dakord në parim për një raund të ri bisedimesh, pas…
Lideri i demokristianëve gjermanë, Merz, bëri betimin në Bundestag më 6 maj, dhe u bë kancelari i dhjetë në historinë e Gjermanisë, pasi siguroi shumicën e nevojshme vetëm në rundin e dytë të votimit. Sa i përket qasjes së Gjermanisë ndaj dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, Weber vlerëson se Berlini, në vend që të rifillonte me themel këtë proces, doli me propozimin franko-gjerman, çka çoi në “shkatërrimin e plotë të dialogut politik” dhe në dy marrëveshje që, sipas tij, nuk ekzistojnë në realitet. Sipas Weberit, Qeveria e re e Gjermanisë duhet të ndërmarrë një “kthesë strategjike”…
Elita e futbollit tonë, rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 35-të. Ky sezon i garave tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare pasi këtë vikend luhet xhiroja e parafundit. Derisa tashmë Drita është kampione e Kosovës, gara për daljen në Evropë dhe ‘lufta’ për ekzistencë po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Të gjitha ndeshjet e xhiros së 35-të do të luhen sot pasdite. Padyshim se spikat dueli Gjilani-Drita që konsiderohet derbi më i madh në vendin tonë, derisa joshëse parashikohet të jetë edhe sfida mes Ballkanit dhe Llapit, por edhe në duelet tjera priten ndeshje interesante pasi që…
Sonte në orën 20:00, Festivali Sunny Hill do të publikojë zyrtarisht listën e plotë të artistëve që do të marrin pjesë në këtë edicion të festivalit. Bëhet fjalë për artistë të jashtëzakonshëm, përfshirë yje ndërkombëtare dhe fitues të çmimeve Grammy, MTV dhe Brit Awards. Deri më tani është konfirmuar se në skenë do të rikthehet ikona globale e muzikës, Dua Lipa, e cila do të hapë festivalin më 1 gusht. Ndërsa nata përmbyllëse do të sjellë një performancë të veçantë nga artistja e njohur ndërkombëtarisht, Peggy Gou. Këtë vit festivali mbahet nga 1 deri më 3 gusht në Parkun Sunny…
Dashi – Fundjava juaj do të jetë energjike, do të jeni plot dëshirë për të vepruar. Në dashuri do të ketë mundësi për takime pasionante, veçanërisht për beqarët. Sa i përket punës, është më mirë të shtyni vendimet e rëndësishme. Demi – Relaksimi është motoja. Tensionet e akumuluara gjatë javës që i keni lënë pas mund t’i shpërbëni me momente qetësie me familjen ose partnerin/en tuaj. Binjakët – Ju pret një fundjavë dinamike dhe shoqërore. Shumë prej jush do të kenë mundësi për njohje të reja dhe interesante. Por kini kujdes që të mos përfshiheni në polemika të kota. Gaforrja…
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje të shtunën për armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm në Rripin e Gazës, pas intensifikimit të ofensivës ushtarake nga Izraeli në territorin palestinez të shtunën. “Duhet armëpushim i përhershëm, tani”, iu ka thënë Guterres liderëve të mbledhur në samitin e Ligës Arabe, që po organizohet në Bagdad të Irakut. “Jam i shqetësuar nga planet e raportuara të Izraelit për të zgjeruar operacionet tokësore dhe më shumë”, ka vazhduar ai. Ndër të tjera, kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani, vendi i të cilit po pret samitin e Ligës Arabe, ka…
Ky edicion i festivalit pritet të jetë më i madhi ndonjëherë. Dua Lipa, Shawn Mendes, Fatboy Slim, Peggy Gou, Anyma, Mochakk – këtë verë vijnë në Prishtinë! Prishtinë 16 maj – Sunny Hill do të fillojë fuqishëm me Dua Lipën, që rikthehet në vendlindje për ta hapur festivalin! Pjesë e turnet të albumimit “Radical Optimism” tani është edhe Prishtina. Pas Dua Lipës, në skenën C4, do të performojë Fatboy Slim – legjenda e muzikës elektronike dhe fituesi i 6 MTV Video Music Awards. Me energjinë e tij, ai do të sjell argëtim deri në orët e para të mëngjesit. Më…
Ish-mbrojtësi i Interit dhe Bayern Munich, Lucio, u shtrua në spital në Brasilia të enjten dhe është nën vëzhgim të vazhdueshëm në njësinë e kujdesit intensiv pas një djegie të rëndë që ka pësuar në shtëpinë e tij. Sipas Gazzetta-s dhe burimeve të tjera italiane, Lucio ka djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Spitali ka lëshuar tashmë një deklaratë, duke siguruar se ish-lojtari i kombëtares braziliane është në gjendje stabile, por me lëndime të konsiderueshme. Informacionet e tjera raportohet se do të jepen rreth orës 18:00 nga spitali ku Lucio është i shtrirë. /GazetaBlic Sport/
Presidenti francez, Emmanuel Macron sot në Tiranë ka folur lidhur me rifillimin e dialogut Kosovë – Serbi. Ai ka thënë se shpreson që në javët e ardhshme të ketë rifillim të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. “Udhërrëfyesi është shumë i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Është legjitime që BE-ja të kërkojë që të ketë avancime konkrete në çështjet politike mbi zgjedhjet e komunave që nuk ishin të kënaqshme, mbi çështjet e sigurisë. Kjo është e njohur nuk ka asgjë të re”, tha Macron, që u paraqit së bashku në konferencë me kryeministrin e…
Në një periudhë pesëvjeçare, Kosova është bërë vend destinacioni për një numër në rritje të shtetasve të huaj, në veçanti nga Turqia dhe vendet e Lindjes së Mesme. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të kërkuara nga Dukagjini ofrojnë një pasqyrë të qartë të lëvizjeve migratore dhe të interesimit të shtetasve të huaj për të qëndruar, jetuar apo kërkuar mbrojtje në territorin e Republikës së Kosovës. Dominon qëndrimi i përkohshëm: Leje për më shumë se 8 mijë e 200 shtetas turq Nga viti 2020 deri në prill të vitit 2025, në Kosovë janë pajisur me leje qëndrimi…
