Autor: TV News

Gjiganti turk Galatasaray është i vendosur të blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit nigerian Victor Osimhen, pas një sezoni fantastik. Osimhen po luan tek klubi i madh turk në formë huazimi nga Napoli. Sulmuesi nigerian po bën një sezon më të madh me Gallatën dhe tashmë e ka fituar Kupën e Turqisë dhe është shumë pranë titullit kampionit. Sipas “Fanatik”, klubi turk është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit prej 75 milionë eurosh për kartonin e Osimhen dhe tashmë kanë nisur bisedimet me Napolin për mënyrën e pagesës. Negociatat kanë avancuar deri në pikën ku është arritur një marrëveshje paraprake…

Read More

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen deklaroi se Evropa do të zgjerohet, por duhet bazuar në meritokraci. Në konferencën e përbashkët në Tiranë me kryeministrin Edi Rama, Frederiksen u shpreh se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë. Ndërkaq, kreu i qeverisë shqiptare, Rama theksoi se Shqipëria do të mbyllë negociatat brenda vitit 2027. Frederiksen: Shpresoj që po ecim përpara, kjo është detyrë e rëndësishme. Procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë. Nga këndvështrimi evropian, duhet të jemi të gjithë bashkë, procesi varet nga meritokracia. Nuk ishte pjesë e rendit të ditës sot. Rama: Nuk u martuam sot. Ky format nuk ka të bëjë me…

Read More

Brokoli është i dashur në të gjithë botën për shkathtësinë e tij në kuzhinë, por edhe për përfitimet mbresëlënëse shëndetësore, dhe për një arsye të mirë: është një nga perimet më ushqyese që mund të hani. Brokoli është i pasur me lëndë ushqyese thelbësore, antioksidantë dhe fibra. Është një burim i shkëlqyer i vitaminave A, C dhe K, si dhe kalciumit dhe kaliumit. Këto elementë ndihmojnë në shumë funksione thelbësore të trupit, nga forcimi i sistemit imunitar deri te shkëlqimi i lëkurës. Konkretisht përmban: Vitamina C: Antioksidant i fuqishëm që forcon sistemin imunitar dhe mbron qelizat Fibra: Ndihmon në shëndetin…

Read More

Gati një vit raporti dhe rekomandimi i ish-Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për heqjen e masave ndaj Kosovës, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se paraprakisht duhet të ndodhë deeskalimi në veri. Costas publikisht i replikoi presidentja Vjosa Osmani, e cila përmendi raportin e Borrell, marrëveshjen e Bratislavës dhe përmbushjen e obligimeve nga Kosova, përfshirë referendumin për zgjedhje të reja në katër komunat në veri. Krahas atyre që përmendi presidentja, në vlerësimin e profesorit Dritëro Arifi deklarata e presidentit të Këshillit Evropian, i cili mori detyrën në dhjetor 2024, ka shpërputhje me zhvillimet. “Po ashtu, edhe…

Read More

Super finalet e “Play-off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll, vazhdojnë me sfidën e pestë, që zhvillohet të dielën në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Bashkimi dhe Trepça ndeshen sërish në një betejë, ku të dy skuadrat do të ‘luftojnë’ deri në fund për fitore. Mitrovicasit po fitojnë në serinë finale 3:1 dhe janë një hap afër të mbrojnë titullin e kampionit. Ndërkohë, prizrenasit duan fitore para tifozëve të tyre në shtëpi, për të mbetur në garë për titullin e kampionit. Skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës. Trepça është një hap afër trofeut më të rëndësishëm të…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Francës, Emanuel Macron zhvilluan një vizitë te Piramida e Tiranës në mbrëmje, në përmbyllje të Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Gjatë vizitës, Rama e njohu Macronin me projektin e “Ecole 42”, një shkollë prestigjioze franceze e kodimit, e cila është e pranishme në 31 shtete dhe tashmë edhe në Shqipëri. Presidenti Macron diskutoi me drejtuesit e shkollës dhe studentët e saj, duke marrë përshtypjet e tyre mbi këtë iniciativë. Në përmbyllje të vizitës, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Francës në fushën e inovacionit, e cila u firmos nga ministri…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se Irani ka tashmë një propozim amerikan lidhur me programin e tij bërthamor, i cili përparon me shpejtësi, teksa bisedimet mes dy vendeve po vazhdojnë. Kjo është hera e parë që Trump e pranon se ka një propozim amerikan për Teheranin, pas disa rundeve negociatash mes të dërguarit amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, dhe ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi. Negociatat kanë kaluar në nivelin e “ekspertëve” – që do të thotë se të dyja palët po përpiqen të kuptojnë nëse mund të arrijnë pajtueshmëri për hollësitë…

Read More

Për të tretin vit radhazi, Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë. Sipas renditjes së re të revistës “Forbes”, portugezi 40-vjeçar, i cili dyfishoi të ardhurat e tij – kumulative gjatë dymbëdhjetë muajve – vitin e kaluar (nga 132 në 260 milionë dollarë) falë, në veçanti, pagës që merr me klubin e tij saudit Al-Nassr (200 milionë dollarë), fiton edhe më shumë këtë vit (275 milionë dollarë). Ai është shumë përpara basketbollistit amerikan Stephen Curry (156 milionë dollarë) dhe boksierit britanik Tyson Fury (146 milionë dollarë), që plotësojnë treshen e kreut. Ndër 50 më të mirët, basketbollistët janë…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Rripi i Gazës duhet të kthehet në atë që ai e quajti një “zonë e lirë” e kontrolluar nga SHBA, megjithëse specifikat në propozimin e tij mbeten të paqarta. “Unë kam koncepte për Gazën që mendoj se janë shumë të mira, bëjeni atë një zonë të lirë, lërini Shtetet e Bashkuara të përfshihen dhe ta bëjnë atë vetëm një zonë lirie. Keni një zonë të vërtetë lirie, sepse duket se Gazës, çdo herë, çdo 10 vjet, i ndodh dhe më shumë se kaq”, tha Trump. “Në të vërtetë ndodh gjatë gjithë kohës. Nuk…

Read More

Kosova dhe Maqedonia e Veriut – të përmendura si destinacione të mundshme për kthimin e emigrantëve të refuzuar në Mbretërinë e Bashkuar, kanë bërë të ditur se nuk janë kontaktuar nga autoritetet britanike për ndonjë marrëveshje të tillë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një prononcim për Sky News ta thënë se nuk ka pasur bisedime zyrtare me Britaninë e Madhe për këtë çështje. “Nuk është ngritur deri më tani,” deklaroi ajo, duke shtuar se Kosova do të ishte e hapur për diskutim, por pa ndonjë informacion apo kërkesë konkrete nuk mund të japë një qëndrim të qartë. Presidentja Osmani…

Read More