Autor: TV News
Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri ka qenë njëra prej artisteve që ka mbështetur më së shumti Shkodrën Elektronike në rrugëtimin në Eurovizion. Kënga “Zjerm” pavarësisht që mori shumë pëlqime dhe u votua me 173 pikë nga publiku, Shqipëria në fund u radhit e teta në finalen e madhe të Eurovizionit. E për këtë, kishte disa fjalë Dafina, e cila shprehet paska e nervozuar. “Politika e Eurovizionit ta ngrit shtypjen”, ka shkruar shkurt këngëtarja, duke e lënë të nënkuptohet se renditja në vendin e tetë e Shkodrës Elektronike ishte e pameritë.
Ekipi i Barcelonës ka dominuar futbollin spanjoll këtë sezon dhe ka triumfuar me titullin e La Ligës dy xhiro para përfundimit të sezonit. Parada e kampionëve u zhvillua të premten në mbrëmje në rrugët e Barcelonës, ku qindra mijëra tifozë i pritën ata, transmeton GazetaBlic Sport. Një nga lojtarët më të gëzuar në festë ishte Inigo Martinez. Por pakujdesia e tij mund ta kishte futur në telashe serioze. Në një moment, duke qëndruar në skaje të autobusit, Martinez humbet ekuilibrin dhe rrëzohet. Pamjet e tregojnë atë duke rënë me shpinë, por për fat të mirë për të, mediat spanjolle raportojnë…
Një lajm i dhimbshëm ka tronditur sot familjen Përgjegjaj. Nëna e këngëtarit të njohur të muzikës popullore Meda, zonja Remzije (Maliqi) Përgjegjaj, është ndarë nga jeta më 14 maj 2025, në moshën 69-vjeçare. Lajmin e ka dhënë fillimisht bashkëshortja e këngëtarit, Luljeta Përgjegjaj, përmes një fotografie tepër prekëse të publikuar në rrjete sociale. Ajo shihet e shtrirë pranë vjehrrës së ndjerë, duke i mbajtur dorën me lot në sy, ndërsa shkruan: “Shpirti yt në lule të xhenetit vjehrra jem”, duke shoqëruar postimin me emoji lutjeje dhe pikëllimi.
Një nga faqet më të ndjekura italiane i ka kushtuar një shkrim përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovizion nga Grupi Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”. Ky grup ka arritur që ta sigurojë finalen e cila do të mbahet më 17 maj. “Piccole Storie”, trajton interpretimin e kësaj kënge e cila po trajtohet si kryevepër e cila nuk është parë më herët. Faqja në fjalë, prezantimin në natën gjysmëfinale e cilëson si emocionuese, të vërtetë dhe origjinale, me një shpërthim krijues dhe qasje plot kurajo nga artistët shkodran. Tutje faqja në fjalë, thekson se kënga mund të mbetet në kujtesën e Eurovizionit.…
Sekreti i një barku të sheshtë? Këto fruta dhe perime ju ndihmojnë më shumë nga ç’mendoni me tretjen
Tretja e mirë është çelësi i një organizmi të shëndetshëm. Ushqyerja me produkte të pasura me fibra, enzima natyrale dhe përbërës anti-inflamatorë mund të përmirësojë ndjeshëm funksionin e sistemit tretës. Më poshtë janë 10 fruta dhe perime që rekomandohen për një tretje më të lehtë dhe të shëndetshme: 1. Banania E pasur me fibra të tretshme, banania ndihmon në rregullimin e lëvizjeve të zorrëve dhe qetëson traktin tretës, veçanërisht në rastet e diarreve apo aciditetit. 2. Kosi me fruta natyrale (sidomos me mollë apo dardhë) Kosi përmban probiotikë natyralë që nxisin rritjen e baktereve të mira në zorrë. Kur kombinohet…
Antony po shkëlqen me fanellën e Real Betis këtë sezon. Sulmuesi brazilian ka bërë mjaft mirë si në LaLiga, por edhe në Conference League, ku në këtë të fundit do të përballet në finale me Chelsean. Megjithatë, 25-vjeçari do të rikthehet te Manchester United, klub që i zotëron kartonin. Kjo pasi Antony është në formë huazimi te Betis, pikërisht nga “Djajtë e Kuq”, operacion që u krye në janar të këtij viti. Ndërkohë që në kontratë, klubi spanjoll nuk ka të drejtë blerje, me lojtarin që si fillim do të rikthehet në Premier League. Më pas, drejtuesit, trajneri Ruben Amorim,…
PD ka humbur për 89 vota mandatin e 14-të në Tiranë. Demokratët kanë fituar 13 mandate, 12 nga lista e sigurt dhe një nga lista e hapur. Jorida Tabaku do të hyjë në Kuvend, pasi u rendit e para me votat preferenciale. Jashtë Kuvendit, do të mbetet doktori Ilir Alimehmeti. /abcnews.al/ The post PD,13 mandate në Tiranë- Ilir Alimehmeti jashtë Kuvendit, futet Jorida Tabaku! appeared first on GazetaBlic.
Ka nisur nata finale e Eurovisionit, ku Shqipëria po përfaqësohet nga grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”. Padyshim që “Zjerm” i nevojitet mbështetja dhe për ta bërë këtë janë disa metoda, ku për “Shkodrën Elektronike” mund të votoni përmes mesazheve telefonike apo votimit online me pagesë në faqen zyrtare esc.vote. Në finalen e madhe, votimi është hapur pak para se të interpretohet kënga e parë dhe do të qëndrojë e hapur afro 40 minuta pas prezantimit të këngës së fundit, që do të jetë pikërisht “Zjerm” nga “Shkodra Elektronike”. Për të gjithë ata që janë në Shqipëri, mund të votojnë…
Jonathan David ka përfunduar zyrtarisht aventurën e tij me Lille dhe nga data 30 qershor do të jetë lojtar i lirë, që e bën një nga emrat më të kërkuar të merkatos verore. Për sulmuesin 24-vjeçar kanë shfaqur interes klube të mëdha evropiane si: Napoli, Barcelona, Liverpool, Chelsea, Bayern Munich dhe Real Madrid. Por, në këtë garë është futur fuqishëm edhe Interi. Sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport, Piero Ausilio dhe Giuseppe Marotta, të njohur për strategjitë e tyre të kujdesshme në merkato dhe për fokusin te lojtarët me parametër zero, i kanë dërguar një ofertë zyrtare për kontratë…
Me temën “Welcome Home” sonte do të nisë finalja e madhe e festivalit më të madh të këngës në Evropë, Eurovision. Edhe sot Bazeli i Zvicrës i mbledh të gjithë dashamirët e këngës evropiane, dhe një numër të madh të publikut që është i pranishëm çdo vit në këtë festival, por një numër i madh i njerëzve është që e ndjekin edhe nga jashtë. Finalja zhvillohet në St Jakobshalle, një arenë e mbyllur në Bazel, të shtunën më 17 maj. Brenda arenës, mbulimi ndërkombëtar i Eurovisionit do të drejtohet nga prezantuesit Hazel Brugger, Sandra Studer dhe Michelle Hunziker. Këngëtarja Sophie…
