Autor: TV News
Vushtrria ka barazuar rezultatin ndaj 2 Korrikut. Golin e barazimit e ka shënuar Viktor Angelov, shkruan GazetaBlic Sport. Viktor Angelov ka shënuar pas 25 minutave lojë. Rezultati momental i takimit është 1-1. /GazetaBlic Sport The post Vushtrria barazon rezultatin ndaj 2 Korrikut appeared first on GazetaBlic.
Papa Leoni XIV do të inaugurohet të dielën si Papë në një meshë në Sheshin e Shën Pjetrit. Shërbimi do të shënojë fillimin zyrtar të papatit të tij. Leoni është zgjedhur si udhëheqësi i ri i Kishës Katolike në fillim të këtij muaji pas vdekjes së paraardhësit të tij, Papa Françeskut, dhe një konklave dy-ditore në qytetin e Vatikanit, raporton BBC. Papa i ri ka mbajtur meshën e tij të parë në Kapelën Sistine më 9 maj, menjëherë pas zgjedhjes së tij nga Konklava. Ai e ka përdorur shërbimin për të bërë thirrje që Kisha Katolike të kundërshtonte mungesën e…
Austria është shpallur fituese e edicionit të 69-të të Eurovision Song Contest, me një performancë mbresëlënëse që i siguroi fitoren e madhe të këtij viti në natën finale të mbajtur në Bazel të Zvicrës, me 436 pikë. Pas një garë të ngushtë dhe emocionuese, Izraeli u rendit në vendin e dytë, me gjithsej 357 pikë. Ndërkohë, Shqipëria u rendit në pozitën e tetë, ndër më të lartat në historinë e saj në këtë festival prestigjioz. Përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, Shqipëria grumbulloi 45 pikë nga juritë dhe një mbështetje mahnitëse nga publiku, me plot 173 pikë nga televotimi,…
Sulmet izraelite në të gjithë Rripin e Gazës kanë vrarë të paktën 103 njerëz gjatë natës të së shtunës dhe të dielën, kanë njoftuar spitalet dhe mjekët në enklavën e goditur, teksa Izraeli po intensifikon luftën e tij në territorin që, pas më shumë se 19 muajsh, nuk tregon shenja të zbutjes. Më shumë se 48 njerëz janë vrarë në në sulmet ajrore në dhe rreth qytetit jugor të Khan Younis, disa prej të cilave goditën shtëpitë dhe tendat që strehonin njerëzit e zhvendosur, sipas Spitalit Nasser. Mes të vdekurve ishin 18 fëmijë dhe 13 gra, ka thënë zëdhënësi i…
La Gazzetta dello Sport përsërit se Federico Chiesa është ndër objektivat kryesorë të transferimeve të Milanit për merkaton e verës. Rossonerët pritet të angazhojnë një drejtor sportiv dhe trajner të ri, por drejtuesit e klubit kanë vendosur tashmë të ndërtojnë një ekip me një bërthamë të fortë italiane, kështu që Chiesa është një zgjedhje e natyrshme, veçanërisht pas një sezoni të vështirë te Liverpooli. Gazzetta përmend gjithashtu Lorenzo Pellegrini të Romës si një objektiv italian për Milanin dhe më parë pretendoi se Rossonerët ishin të interesuar për Destiny Udogie të Tottenhamit. Chiesa ka bërë vetëm pesë paraqitje në Premier League…
Lëvizja retrograde e Plutonit mund të tingëllojë pak e frikshme, por nuk ka arsye për t’u frikësuar nga këto lloj ngjarjesh astrologjike . Në fakt, periudha e Plutonit në lëvizje retrograde në vitin 2025 do të jetë një mundësi e rrallë për të fituar një rritje të jashtëzakonshme, ide të reja dhe transformim të konsiderueshëm. Nëse doni të çliroheni nga zakonet e vjetra, të rishqyrtoni qëllimet tuaja ose të thelloni kuptimin tuaj për veten, Plutoni në lëvizje retrograde ju ofron mundësinë e përsosur për të pastruar rrëmujën mendore dhe për të rishikuar idetë që mund të kenë nevojë për kohë…
Rumunët votojnë të dielën në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale, ku mund të zgjedhin mes një euroskeptiku të së djathtës ekstreme dhe një të pavaruri centrist, dhe ku rezultati mund të ketë ndikim si në ekonominë e dobësuar të vendit, ashtu edhe në unitetin brenda Bashkimit Evropian. Nacionalisti i së djathtës ekstreme, George Simion, 38 vjeç, i cili kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën fqinje dhe është kritik ndaj udhëheqjes së Bashkimit Evropian, priu bindshëm në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, duke shkaktuar rrëzimin e një qeverie koalicioni pro-perëndimore. Kryetari centrist i Komunës së Bukureshtit, Nicusor Dan, 55 vjeç, i cili…
Jozefin Marku ishte i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku u rrëfye pas incidentit me Gjestin gjatë ‘prime’ të Big Brother Albania Vip 4. Ai u shpreh se ishte një shpërthim emocional dhe e pa paramenduar. Pjesë nga intervista: Egla Ceno: E kisha planifikuar apo ishte moment spontan? Jozefin Marku: Ndihem mirë që sonte jam pranë publikut, ishte një shpërthim emocionesh, moment aspak i paramenduar. Egla Ceno: Çfarë të shtyu? Jozefin Marku: Ka një limit çdo gjë. Për mua loja mbaroi. Meritoja të dilja thjeshtë si njeri. Të përshëndetesha me banorët siç duhej, jo me u mundu sa më nxjerr…
Dy persona kanë humbur jetën e 19 të tjerë janë lënduar pasi një anije e gjatë e Marinës së Meksikës u përplas në Urën e Brooklynit në New York City, ka njoftuar kryebashkiaku i qytetit, raporton “BBC”. Eric Adamas tha se anija Cauhtemoc humbi energjinë elektrike pak para përplasjes që ndodhi të shtunën mbrëma. Zyrtarët amerikanë thanë se 277 persona ishin në bord të anijes, e cila ishte në një vizitë të vullnetit të mirë. Në pamjet shihet pjesa e sipërme e anijes duke u dëmtuar ndërsa po kalonte në Urën e Brooklynit. Anëtarë ishin duke qëndruar në pjesën e anijes e…
Pas katër ndeshjeve pa tifozë, Shkëndija rikthehet në stadiumin e Tetovës për të pritur Sileksin dhe për të festuar zyrtarisht titullin e kampionit për sezonin 2024/25. Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka hequr ndalimin për publikun, ndaj pritet një atmosferë festive me praninë e “Ballistëve”. Xhiroja e fundit e kampionatit zhvillohet sot, më 17 maj, në orën 17:00, atje ku do të ketë festë të madhe në Tetovë.
