Autor: TV News
Hansi Flick nuk është plotësisht i bindur nga Marc-Andre ter Stegen. Pavarësisht se është një nga kapitenët e Barcelonës, rikuperimi i tij në gju nuk i ka zhdukur shqetësimet rreth formës së tij. Performancat e tij drejt fundit të sezonit ngritën dyshime nëse ai ende mund të garojë në nivelin më të lartë. E ardhmja e Wojciech Szczesny është gjithashtu e pasigurt. Ai u bashkua në janar dhe e ka bërë punën e tij, por Flick nuk e sheh atë si një zgjidhje afatgjatë nëse Ter Stegen nuk arrin të kthehet në formën e tij më të mirë. Sipas Fichajes,…
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, e nënshkroi të hënën një marrëveshje me krerët e Bashkimit Evropian në Londër, duke e nisur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes Britanisë dhe BE-së pas Brexit-it të vitit 2020. Më poshtë mund të lexoni më shumë rreth çështjeve për të cilat janë pajtuar palët: Siguria dhe mbrojtja Palët janë pajtuar për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në një kohë kur Evropa po riarmatoset përballë kërcënimit nga Rusia dhe mes pasigurive për politikat e presidentit amerikan, Donald Trump. Marrëveshja do ua mundëson përfaqësuesve britanikë të marrin pjesë në disa takime…
Shtëpia ku kaloi fëmijërinë Papa Leon XIV, Papa i parë amerikan në histori, ka dalë në shitje përmes një ankandi luksoz, me një çmim fillestar prej 250,000 dollarësh. Prona ndodhet rreth 32 kilometra në jug të Çikagos dhe përfshin tre dhoma gjumi. Interesi për shtëpinë u rrit menjëherë pas emërimit të Kardinalit Robert Francis Prevost si Papë më 8 maj, kur u morën tetë oferta vetëm disa orë pas lajmit. Fillimisht, shtëpia ishte listuar për shitje në janar për 219,000 dollarë, pas një rinovimi të plotë nga një investitor që e kishte blerë për vetëm 66,000 dollarë një vit më…
Varësia e Wojciech Szczesny -t nga duhani nuk është sekret për askënd në botën e futbollit, por ai vazhdon të jetë shënjestër e kritikave. Lobo Carrasco, një sulmues legjendar i Barcelonës midis viteve 1978 dhe 1989, nuk ishte i kënaqur me portierin polak që pinte duhan hapur gjatë festimeve të titullit të Blaugrana -s, si në dhomën e zhveshjes së stadiumit Espanyol të mërkurën ashtu edhe në paradën e kampionëve të nesërmen. “Është një imazh i keq, ai është i rrethuar nga atletë. Shoh dikë që është i sëmurë dhe ka nevojë për ndihmë për të kapërcyer një varësi që…
Andueli dhe Frederiku janë dy fermerët të cilët do të shkojnë në televotim, pasi humbën sfidën e tyre përballë Nennes dhe Yllit. Katër fermerët ishin përzgjedhur nga publiku për të shkuar në sfidë. Luana: Fermeri i parë i zgjedhur nga publiku për të shkuar në një sfidë është Frederiku, fermeri i dytë për të shkuar në sfidë është Andueli, fermeri i tretë i ëprzgjedhur nag publiku për të shkuar në sfidë është Ylli, dhe fermeri i katërt i përzgjedhur për tu sfiduar sonte nga pulbiku është Nenna. Siç e dini sfidat zhvillohen dyshe-dyshe. Ndarjen do ta bëjë kryefermeri. Unë i…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ka urdhëruar formimin e një “grupi negociator kombëtar të përhershëm dhe të zgjeruar”. Në një postim në Facebook, presidenti ukrainas tha: “Ukraina nuk ka frikë nga bisedimet e drejtpërdrejta me Rusinë dhe është e rëndësishme që udhëheqja ruse të mos e zgjasë luftën”. Ai tha se përpjekjet ruse për të “bërë kërcënime” ndaj ekipit të tij negociator në Turqi u refuzuan, dhe delegacioni ukrainas arriti të “mbante bisedimet në një mënyrë dinjitoze”. “Ne jemi gjithashtu të përgatitur për një takim në nivelin e udhëheqësve për të zgjidhur çështjet kryesore”, tha Zelensky, transmeton Telegrafi.…
Ministri i Drejtësisë i Venezuelës, Diosdado Cabello, njoftoi sot pezullimin e trafikut ajror midis atij vendi dhe Kolumbisë, duke përmendur rrezikun e një komploti të mundshëm përpara zgjedhjeve lokale dhe parlamentare të planifikuara për 25 maj. Ai shtoi në konferencën për shtyp se ky vendim u mor për shkak të ekzistencës së informacionit që tregon se disa udhëtarë mund të hynin në Venezuelë, duke u paraqitur si turistë, me qëllim kryerjen e sulmeve në atë vend, raportoi portali Eluniversal. “Ne po pezullojmë menjëherë të gjithë trafikun ajror midis Kolumbisë dhe Venezuelës për shkak të një informacioni të tillë. Ne kemi…
Shqipëria i mbyll përgatitjet, gjithçka gati për ndeshjen e parë ndaj Portugalisë Kombëtarja shqiptare U-17 është gati për ndeshjen e parë historike në Kampionatin Europian U-17 kundër Portugalisë. Ekipi Kuqezi i mbylli pasditen e djeshme përgatitjet. Të gjithë lojtarët, nën urdhrat e trajnerit Andrea Tedesco, u stërvitën normalisht dhe janë të gatshëm për sfidën me Portugalinë. Ndeshja e parë e Grupit A, Shqipëri – Portugali do të zhvillohet sonte në stadiumin “Arena Kombëtare” në orën 18:00. Përballja tjetër e Grupit A, Gjermani – Francë, luhet po ashtu sot në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:30. Biletat për ndeshjet e Kampionatit Europian U-17 vazhdojnë të…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka telefonuar liderin rus, Vladimir Putin, në përpjekje për ta arritur një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë tha se biseda telefonike nisi në orën 10:30 me kohën e Uashingtonit, dhe sapo të mbarojë ajo, Trump do t’i telefonojë edhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se qëllimi i Trumpit është “ta shohë përfundimin e luftës”, dhe se “ai është zemëruar dhe lodhur nga të dyja palët”. Steve Witkoff, emisar i Shtëpisë së Bardhë, i cili është takuar tashmë tre…
Ish-sulmuesi i Real Madridit, Fernando Morientes, i ka kërkuar Cristiano Ronaldos të kthehet te ish-klubi i tij, Sporting CP, këtë verë dhe të pensionohet në klubin portugez në të ardhmen e afërt. Kontrata aktuale e Ronaldos me Al-Nassr do të skadojë muajin e ardhshëm. E ardhmja e 40-vjeçarit te gjigantët e Arabisë Saudite mbetet e pasigurt pasi ai ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re. Raportet e fundit kanë treguar se ish-sulmuesi i Juventusit është gati të ndërpresë lidhjet me Al-Nassr në kërkim të një kapitulli të ri këtë verë. Në javët e fundit, Ronaldo është lidhur me klube…
