Autor: TV News
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar me entuziazëm pas emërimit të shqiptarit, Igli Tare, në krye të klubit të madh italian, Milan. ”Uau, Milani nën urdhërat e një shqiptari, kush do ta imagjinonte dot?”, shkroi Rama në rrjete sociale, duke shtuar se tani sfida është që emri i shqiptarit të hyjë në historinë e klubit legjendar. “Krenar për ty vëlla”, përfundoi ai mesazhin.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do ta shtyjnë zbatimin e një tarife prej 50 për qind ndaj mallrave nga Bashkimi Evropian deri më 9 korrik, për t’iu dhënë kohë negociatave me bllokun për një marrëveshje tregtare. Pajtimi u arrit pas një bisede telefonike, të dielën, me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila i kishte thënë Trumpit se donte “negociata serioze”, sipas presidentit amerikan. “I thashë kujtdo që do të dëgjonte, se këtë duhej ta bënin”, deklaroi Trump para gazetarëve në Morristaun të Nju-Xhersit, më 25 maj, teksa po përgatitej të kthehej…
Të paktën 54 palestinezë janë vrarë – shumica e tyre në një ndërtesë shkolle që strehonte familje të zhvendosura – gjatë sulmeve ajrore izraelite në Gaza gjatë natës, thanë drejtorët e spitaleve për BBC, transmeton Gazeta Express. Shkolla Fahmi Al-Jargawi në qytetin e Gazës strehonte qindra njerëz nga Beit Lahia, aktualisht nën sulm të fortë ushtarak izraelit. Të paktën 35 u raportuan të jenë vrarë kur shkolla u godit. Mbrojtja Civile e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha se u gjetën trupa të shumtë, përfshirë ato të fëmijëve – shumë të djegur rëndë, pasi zjarret përfshinë dy klasa që shërbenin…
Ka nisur me debat dhe diskutime spektakli i sotëm i Ferma VIP mes fermerëve, por edhe opinionistëve. Kastro ka kritkuar sjelljen e Esterit si kryefermere brenda fermës gjatë javës. AI tha se ajo ka qenë një kryefermerja më e dobët, ku po kërkon të fitojë terren pas daljes së Albës. Pjesë nga biseda: Kastro: Puna aty brenda është si ai roja e objektit, që është më shumë arrogant se ai që ka investuar. Esteri ka qenë kryefermerja më e dobët. Gjithë të tjerët kanë patur progresion, Esteri pati një periudhë të gjatë në karakterin e asaj që ne donim të…
Agron Kolaj pritet të mbetet pjesë e FC Prishtinës të paktën edhe për dy sezone. Siç mëson “GazetaBlic Sport”, gardiani i talentuar i ekipit kryeqytetas do mbetet pjesë e ekipit të Arsim Thaqit. Palët kanë arritur marrëveshje edhe për dy edicionet e ardhshme. Kolaj ka bërë disa paraqitje të mira këtë sezon, me ç’rast edhe është shpërblyer me rinovimin e kontratës. Kujtojmë se FC Prishtina do të luajë në kualifikueset e Europa League këtë edicion, pasi fitoi Kupën e Kosovës në futboll. /GazetaBlic Sport
Një britanik i moshës 53-vjeçare është arrestuar të hënën pasi goditi me veturë një numër tifozësh të futbollit të Liverpoolit, të cilët po festonin titullin e kampionit të Premier Leagues, raporton agjencia “AP”. Policia ka raportuar se ka nisur hetimet për incidentin që ndodhi gjatë paradës së Liverpoolit të hënën. “Kërkojmë të mos spekulohet mbi rrethanat e incidentit. Mund të konfirmojmë se burri i arrestuar është një britanik 53-vjeçar nga zona e Liverpoolit. Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat që çuan në përplasje”, ka thënë një zëdhënës i policisë, shkruan “Sky Sports”. Kryeministri britanik Keir Starmer tha se është…
Lideri i Partisë së Lirisë (PVV) holandeze të së djathtës ekstreme, Geert Wilders, ka paraqitur një plan me 10 pika për të ulur rrënjësisht migracionin, duke ushtruar presion mbi koalicionin e tij katërpartiak për të ashpërsuar politikën e migracionit ose për të rrezikuar një krizë kabineti. “Dorashkat janë hequr”, tha Wilders gjatë një konference për shtyp për të njoftuar planin, duke shtuar se nëse politika e migracionit nuk ashpërsohet, partia e tij “është jashtë kabinetit”, transmeton Telegrafi. Propozimi kërkon një ndalim të plotë të azilit, si dhe ndalimin e përkohshëm të ribashkimeve familjare për azilkërkuesit që kanë marrë statusin e…
Cristiano Ronaldo i ka lënë fansat duke menduar për të ardhmen e tij me një mesazh të çuditshëm në rrjetet sociale, ku thotë: “Ky kapitull ka mbaruar. “Historia? Ende duke u shkruar. “Mirënjohës për të gjithë.” Postimi vjen pas një sezoni me Al-Nassr ku superylli portugez arriti një moment të jashtëzakonshëm prej 800 golash në karrierën e tij me klube. Megjithatë, Al Nassr pati një sezon zhgënjyes, duke dështuar të fitonte tituj të mëdhenj. Klubi u eliminua nga Elita e Ligës së Kampionëve të AFC në gjysmëfinale dhe humbi titullin e ligës vendase. Me kontratën e tij që skadon më…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e quajti “plotësisht të çmendur” presidentin rus, Vladimir Putin, pas një serie sulmesh vdekjeprurëse dhe paralajmëroi se, nëse ai përpiqet të pushtojë gjithë Ukrainën, kjo do të çojë në “rrëzimin” e Rusisë. Zyrtarët ukrainas thanë më 26 maj se Rusia kishte lëshuar rreth 355 dronë ndaj Ukrainës gjatë natës – një numër rekord në më shumë se tre vjet lufte – së bashku me nëntë raketa lundrimi. Sulmi, që erdhi në natën e tretë radhazi të sulmeve masive nga Rusia, goditi disa vende, përfshirë ndërtesa banimi dhe objekte industriale, thanë zyrtarët.…
Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian duhet të ndalojnë së përdoruri Ballkanin si një “magazinë për migrantët”, tha të hënën organizata Human Rights Watch (HRW), duke përsëritur kritikat e tyre ndaj ideve për përdorimin e “qendrave të kthimit” në vende të treta për azilkërkuesit. BE-ja dhe MB-ja kanë ndërmarrë disa hapa që procesimi i kërkesave për azil dhe në përgjithësi i migrantëve të mundshëm të bëhet jashtë kufijve të tyre, si mënyrë për t’u përballur me një valë të madhe migrantësh. Së fundi, gazeta britanike The Times raportoi se Mbretëria e Bashkuar është në bisedime me Kosovën për të ngritur…
