Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor, 2026

*Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor, 2026

Shiroka-Pula e Kurti krah Begajt e Ramës në ceremoninë solemne të ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vlorë

28 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

HRW: BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar s’duhet ta përdorin Ballkanin si magazinë për migrantë

TV NewsBy TV News26 Maj, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian duhet të ndalojnë së përdoruri Ballkanin si një “magazinë për migrantët”, tha të hënën organizata Human Rights Watch (HRW), duke përsëritur kritikat e tyre ndaj ideve për përdorimin e “qendrave të kthimit” në vende të treta për azilkërkuesit.

BE-ja dhe MB-ja kanë ndërmarrë disa hapa që procesimi i kërkesave për azil dhe në përgjithësi i migrantëve të mundshëm të bëhet jashtë kufijve të tyre, si mënyrë për t’u përballur me një valë të madhe migrantësh.

Së fundi, gazeta britanike The Times raportoi se Mbretëria e Bashkuar është në bisedime me Kosovën për të ngritur një qendër të kthimit për azilkërkuesit e refuzuar.

Kjo iniciativë thuhet se do të shërbente si pjesë e një strategjie më të gjerë për të përpunuar kërkesat për azil jashtë territorit britanik, duke synuar të reduktojë numrin e migrantëve që mbërrijnë në Britani përmes rrugëve të paligjshme.

Sipas burimeve të The Times, qeveria britanike ka zhvilluar bisedime të nivelit të lartë me autoritetet në Prishtinë për të eksploruar mundësinë e krijimit të një objekti ku azilkërkuesit të mund të mbahen dhe të përpunohen kërkesat e tyre për azil, ndërkohë që presin deportimin.

Radio Evropa e Lirë ka pyetur Qeverinë e Kosovës për këto raportime, por nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 15 maj, kryeministri britanik, Keir Starmer, deklaroi se Mbretëria e Bashkuar është në bisedime për të ngritur “qendra kthimi” me “një numër vendesh”.

“Jemi në bisedime me disa vende për ngritjen e qendrave të kthimit dhe i shoh ato si një risi shumë të rëndësishme”, tha ai, pa specifickuar se për cilat vende bëhej fjalë.

Gazeta të ndryshme britanike kanë raportuar, megjithatë, që bëhet fjalë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria tashmë strehon qendra kthimi për migrantët që kthehen nga Italia, ndërsa qeveria britanike ka zbuluar së fundmi një pako investimesh prej gjashtë miliardë eurosh në Maqedoninë e Veriut.

Vetë BE-ja ndërmori hapa në mars për t’i lejuar vendet anëtare të përpunojnë kërkesat e migrantëve jashtë kufijve të bllokut me 27 vende.

“Në vend që ta trajtojnë Ballkanin si një magazinë për migrantët, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e zhvillimit të sistemeve funksionale të azilit dhe kuadrove më të mira për mbrojtjen e të drejtave të migrantëve”, tha HRW-ja.

Ajo përmendi shembullin e Bosnje e Hercegovinës, një vend që “tashmë po përdoret si vend grumbullimi për njerëzit që rastësisht kalojnë nëpër të në rrugën drejt BE-së”, sipas Hugh Williamson, drejtor i HRW-së për Evropën dhe Azinë Qendrore.

“Shtimi i azilkërkuesve të refuzuar nga Mbretëria e Bashkuar, apo ndoshta edhe nga BE-ja, në sistemin tashmë shqetësues të ndalimit të Bosnjës do të përkeqësonte vetëm problemet ekzistuese dhe do të shtonte abuzimet”, tha Williamson në një deklaratë.

Ai theksoi se të burgosurit nëpër burgjet boshnjake kanë qasje të kufizuar te avokatët dhe të drejta bazike të tjera.

Bosnje e Hercegovina u dha statusin e refugjatit vetëm katër prej 147 aplikuesve në vitin 2023, dhe azilkërkuesit shpesh presin për muaj të tërë “praktikisht pa asnjë të drejtë” për një vendim, tha grupi.

Lexuar: 19

Lajme te ngjashme

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

A mund të zvogëlohet varësia nga Starlink? Një nxënës ukrainas zhvillon teknologji për navigimin e dronëve pa GPS

Sulmet ruse në Kharkiv, 3 të plagosur. Persona të bllokuar nën rrënojat e një pallati banimi

Lajmet e fundit

Albin Kurti uron 28 Nëntorin me citat nga Ismail Qemali: “Me vaporin e parë po mbërrij. E ardhmja e Shqipniës âsht sigurue”

28 Nëntor, 2026

Liderët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, urojnë 28 Nëntorin

28 Nëntor, 2026

Ridvan Dervishi uron 28 Nëntorin: Shqipëri, na jep nder, na jep emrin shqiptar!

28 Nëntor, 2026

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntor, i shtohet edhe logoja e UÇK-së

28 Nëntor, 2026

Shqiponja dykrenare valon në Komunën e Kumanovës

28 Nëntor, 2026

Tërmet në Greqi, lëkundjet ndjenë edhe banorët e Manastirit dhe Ohrit

28 Nëntor, 2026

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.