Autor: Suad Avdiu

Birraria Shkupi ka një ndikim të konsiderueshëm në ekonominë makroekonomike të vendit, duke krijuar kontribute të mëdha ekonomike, punësime, dhe investime sociale. Në vitin 2023, birraria Shkupi ka krijuar 139 milionë euro vlerë të shtuar në ekonominë e vendit, që paraqet 1 për qind të Bruto prodhimit vendor, nga të cilat 71 milionë euro janë taksa të paguara në buxhetin e shtetit. Më shumë se 8700 vende pune në vend mbështeten drejtpërdrejt ose tërthorazi nga të hyrat e Birrarisë Shkupi, të cilat çdo vit japin paga në vlerë prej 37 milionë euro, 1 vend pune në këtë kompani krijon 21…

Read More

Blerja e duhanit për mesatarisht 374 denarë për kilogram mbetet i papranueshëm për prodhuesit e duhanit. Sipas prodhuesve të duhanit nga fshati Zhitoshë i komunës së Dollnenit dhe ai Presil i komunës së Krushevës duhani blihet me çmim të ulët kundrejt shpenzimeve të larta për kultivimin e tij. Ata mbeten në qëndrimin për rritje të çmimit sepse kultivimi i duhanit në këtë rajon është burimi i vetëm i ekzistencës. “Mund të jetohet nëse e paguajnë mirë, nëqoftëse jo e kot është, si të jetosh. Ka shumë shpenzime, najlon duhet, pa pleh artificial nuk bëhet, najlon për skelet duhet, duhet ti…

Read More

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, mori pjesë në Samitin e BE-Ballkani Perëndimor – Një qasje e rinovuar në rajon. Fetai foli për rikthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e vendit, forcimi i sigurisë, lufta efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sigurimi i pavarësisë gjyqësore dhe ruajtja e shtetit të së drejtës — këto janë prioritetet kryesore strategjike të Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut. Ai vuri në theks se Qeveria e re e kupton që pa një sistem të fortë, të transparencës dhe të përgjegjshmërisë, shoqëria jonë nuk mund të përparojë. “Një fushë kyçe ku…

Read More

Çifti më i ndjekur i momentit Bardhi dhe Sara Gjordeni sot janë bërë prindër për herë të parë. Këtë e ka bërë të ditur vetë Sara përmes një postimi në ‘Instagram’ ku shihet Bardhi me vajzën në krahë, shkruan “Kosovarja”. “Na e mbushe jetën mua dhe babit sot, Nea jone” ishin fjalët e Sares. Urime!

Read More

Disa ditë para seancës së Gjykatës Kushtetuese në të cilët duhet të shqyrtohen disa nene të Ligjit për Gjuhët, zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka bërë thirrje që kjo Gjykatë të vihet në mbrojtje të interesave shtetërore dhe raporteve ndëretnike. Duke rikujtuar fjalët e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Mexhiti tha se vendimi gjykatës nuk do të ketë legjitimitet nëse në të nuk marrin pjesë anëtarët shqiptarë, të cilët kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë seancën 11 dhjetorit. “Jemi duke e ndjekur këtë. Ka një prononcim edhe të gjykatësve shqiptarë që nuk do të marrin pjesë në seancë dhe mendoj se…

Read More

Pas më shumë se një muaj konsultimesh me biznesin, sot shpallëm “Shportën e Vitit të Ri”, të cilën e paralajmëruam për qytetarët gjatë festave të Vitit të Ri. Ndjej kënaqësi të madhe meqë kjo “Shportë e Vitit të Ri” është diçka shumë më ndryshe nga masat e deritanishme që janë miratuar me qëllim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve. Është ndryshe sipas asaj se në vend se ne si Ministri e Ekonomisë dhe Punës dhe Qeveria të marrim vendime për ngrirjen dhe kufizimin e çmimeve dhe marzheve, dhe zgjidhjeve të tjera jo të tregut në mënyrë që të ndikojmë në…

Read More

Me datë 04.12.2024 në ora 13:30 në DPB Gostivar, J.S. (19) nga Gostivari ka raportuar se me datë 29.11.2024 rreth orës 00:30, pas një debati të shkurtër në shtëpinë e tyre familjare në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga vjehrra dhe bashkëshorti i saj, të cilët më pas ia kanë marrë foshnjën dhe e kanë dërguar tek prindërit e saj, derisa e kanë kërcënuar që të mos e kërkonte më fëmijën. Sipas raportit të Policisë, po merren masa për zbardhjen e rastit./ Alsat.mk

Read More

Nëpunësit policorë nga Njësiti për Tregti të Paligjshme në SPB Shkup, pas një urdhëresë të pranuar më parë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë bastisur shtëpinë e M.S.(19) nga Shkupi, në rajonin e Gazi Babës. Siç bëri të ditur MOB-ja, gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua marhuanë. M.S. është privuar nga liria dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim penal nga neni 215 i Kodit Penal.

Read More

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media është deklaruar në lidhje me njoftimin e MPB-së, prej ku thanë se e kanë arrestuar personin e dyshuar për djegie të makinës së prokurorit Xhelal Bajrami në Kumanovë. Nga VLEN thonë se “nga opozita po tenton të shfrytëzojë rastet e ndjeshme për pikë të ulëta politike duke krijuar pasiguri dhe frikë te qytetarët”. “Kujdesi nuk është vetëm fjalë por edhe vepër, e kjo u dëshmua sot kur nga përgjegjësia e lartë e profesionalizmi i pakompromist i organeve të hetuesisë u zbardhë një rast që zbardh shumëçka. Me arrestimin e personit që ka vë…

Read More

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka njoftuar se me datë 04.12.2024 rreth orës 21.20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Jazhincë – Tetovë, në fshatin Dobroshtë, ka ndodhur një aksident trafiku.. Aksidenti ka ndodhur në mes të automjetit të udhëtarëve ”Volkswagen Polo” me targa të Shkupit, i drejtuar nga F.A. (23) nga fshati Gllogjë e Tetovës dhe automjeti i pasagjerëve “Ford Ka” me shenja regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga Sh.I. (21) nga fshati Sllatinë i Tetovës. “Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar shoferi Sh.I, ndërsa shoferja F.A. dhe pasagjerja në automjetin e saj…

Read More