Autor: Suad Avdiu
“Është vepër penale, nuk është për masë disiplinore”, thotë Isen Shabani nga ASH-Sela, në lidhje me veprimin e policit në Kumanovë, i cili hodhi flamurin shqiptar pasi e largoi nga shtylla. Shabani në Daily Click në TV21 e cilësoi veprimin e policit si akt barbar. “Për aktin dhe gjestin që e ka bërë, ai duhet të jetë bashkë me ato të rinj shqiptar, që për fat të keq, kur u bë për ato, duhet të jetë po i njëjti, dhe pastaj duhet të hetoshin organe të hetuesisë, dhe drejtësia duhet të konstatonte, cilët janë, akt për masë disiplinore, apo akt…
Gjykata Speciale ka arrestuar edhe ish-zëvendëskryeministrin, Hajredin Kuçi. Kështu kanë bërë të ditura burime të Tëvë 1 të cilat thonë se ai është arrestuar në shtëpinë e tij në orët e para të mëngjesit. Ndryshe, Gjykata Speciale të enjten ka arrestuar edhe ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ish-shefin e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliun- vëllain e Fahri dhe Bahri Fazliut. Në një përgjigje për Tëvë1 nga kjo Gjykatë kanë thënë se ZPS po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. “Zyra…
Prokuroria Publike njofton se ka parashtruar propozim për aktakuzë ndaj një personi dhe ndaj një kompanie, pasi dyshohen për uzurpim të tokës për parking në Çair. Bëhet fjalë për parkingun ilegal në afërsi të lulishtes përball Poliklinikës “Bit Pazar” në Shkup. Prokuroria kërkon masa kujdesi ndaj personit në fjalë, respektivisht ndalimin e kryerjes së veprimtarisë. “Në rastin konkret, bëhet fjalë për uzurpim të tokës prej 11 parcelave kadastrale në pronësi të shtetit, që ndodhen pranë tregut të luleve në afërsi të Shtëpisë së Shëndetit në Shkup– Poliklinika “Bit Pazar”, dhe e cila sipas Planit të Detajuar Urbanistik “Sahat Kulla” në…
Sipas Ligjit për Festat, 8 dhjetori, kur festohet Shën Klimenti i Ohrit, është festë shtetërore dhe ditë pushimi për të gjithë qytetarët. „Duke marrë parasysh se këtë vit data e festës bie të dielën, dita e pushimit është e hëna (9 dhjetor). Kjo do të thotë se fundjava që vjen do të jetë e zgjatur dhe do të zgjasë tri ditë“, njoftojnë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
Prokuroria Themelore Publike Kavadar në gjykatën kompetente ka dorëzuar aktakuzë për veprën penale “vrasje”. Më 10 shtator të këtij viti, në shtëpinë familjare në Kavadar, gjatë dhunës në familje, e akuzuara ka tentuar t’i marrë jetën nënës së saj, me të cilën jetonte në të njëjtën shtëpi. Derisa viktima ishte duke fjetur, e akuzuara e ka goditur disa herë me çekiç në kokë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Më pas ajo hodhi çekiçin në oborrin e shtëpisë dhe nuk e mbaroi veprën. “Sipas ekspertizës, është konstatuar se ajo e ka kryer tentativën për vrasje në kushte të përllogaritjes…
Faton Klinaku nga OVL UÇK ka reaguar pas arrestimeve të fundit nga Gjykata Speciale. Ai ka thënë se deri tash janë arrestuar tre persona. Reagimi i plotë: Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu.
Fondi i Sigurimeve Shëndetësore në Maqedoninë e Veriut ka konstatuar keqpërdorime të shumta në disa objekte shëndetësore në vend. Drejtori i këtij fondi, Sasho Klekovski, në një intervistë për Alsat ka thënë se ndaj 6 drejtorëve janë ngritur kallëzime penale. Klekovski pret që prokuroria të veprojë shpejt, duke shtuar se ka kontaktuar disa herë me autoritetet për të pyetur se deri ku kanë shkuar hetimet. Kallëzim penal është kundër drejtorit të një objekti shëndetësor në Tetovë dhe pesë drejtorëve të objekteve shëndetësore nga Shkupi. Klekovski sqaroi se bëhet fjalë për keqpërdorime individuale dhe strukturore. Problem i madh me të cilin…
Çmimi i kriptomonedhës më të famshme, Bitcoin, kapërceu për herë të parë shifrën e 100,000 dollarëve, raporton Reuters. Me këtë ai arriti një vlerë të re rekord. Kjo vjen pasi presidenti i sapozgjedhur i SHBA, Donald Trump njoftoi se do të miratonte një sërë politikash që mbështesin kriptovalutat. Bitcoin u tregtua mbi 100,000 dollarë për herë të parë ndonjëherë në tregtimin e vonë të mërkurën. Kriptomonedha më e madhe për nga vlera e tregut arriti një nivel të ri prej 101,419 dollarësh, sipas të dhënave nga Trading View. Rritja e fundit e çmimeve erdhi pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa. Ulje e dukshmërisë për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 50m ka në qafën malore të Pletvarit. Dëborë e lehtë po bie në Tetovë, Kodrën e Diellit, në qafën malore Strazhë dhe Mavrovë. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka,…
MPB Maqedoni njofton se sot (05.12.2024) në ora 01:10 në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, pas informatave të marra paraprake operative dhe koordinimit të SPB Kumanovë me Departamentin e Policisë Kriminale pranë Byrosë për Siguri Publike dhe SPB Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup e kanë arrestuar personin F.A.(35) nga Kumanova. Nga MPB thonë se ai dyshohet se më datë 02.12.2024 në Kumanovë ka djegur tri vetura të udhëtarëve dhe një objekt afarist. “F.A është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet…
