Autor: Suad Avdiu
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër pas një sulmi të armatosur ndaj kandidatit të saj dhe bartësit të listës për këshillin komunal të Likovës, i cili ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar nga persona të maskuar. Fatmirësisht, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Në një deklaratë publike, BDI e ka cilësuar sulmin si një “akt barbar dhune” dhe ka bërë thirrje për reagim urgjent nga institucionet shtetërore. “Dënojmë ashpër këtë akt të rëndë dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm, me…
Ngjarja e sotme që ndodhi në Kumanovë, është akt i padëshiruar. Doktorit i dëshirojmë shërim sa më të shpejt, ndërsa nga organet e rendit kërkojmë që të zbardhet rasti sa më shpejtë.
Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Kumanovë, ku u plagos bashkëvendasi i tij, Zekirja Shaini. Në reagimin e tij, Fetai shpreh shqetësim të thellë për incidentin dhe përcjell solidaritet të sinqertë me familjen e të plagosurit, duke dënuar me forcë çdo formë dhune. “Në këto momente të vështira, shpreh solidaritetin tim të sinqertë me familjen e tij dhe dënoj me forcë çdo formë dhune”, – theksoi Fetai. Ai u bëri thirrje qytetarëve për qetësi dhe maturi, duke kërkuar respekt të plotë ndaj institucioneve kompetente që po hetojnë rastin. “U bëj…
Shprehim keqardhje të thellë për ngjarjen që ka ndodhur në Kumanovë, ku është plagosur dr. Zekirja Shaini. Ne si koalicion dënojmë çdo formë të dhunës dhe apelojmë për qetësi, maturi dhe respektim të institucioneve kompetente për hetimin e rastit. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë aktet që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Apelojmë që organet e rendit të zbardhin sa më shpejt motivet dhe autorët e këtij akti, ndërsa bëjmë thirrje që raste të tilla të mos përdoren për qëllime politike.
Para pak çastesh, para ndërtesës kryesore të Komunës së Kumanovës, është plagosur me armë zjarri një nga bartësit e listës së këshilltarëve të Aleancës Kombëtare Për Integrim (AKI) në Komunën e Likovës, përcjell INA. Sipas informacioneve të para, ai është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e incidentit.(INA)
Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se në pikën kufitare “Bogorodicë” kanë sekuestruar 1,158 orë dore të falsifikuara. Nga Drejtoria e Doganave shtojnë se në pikat kufitare deri në shtator të këtij viti janë zbuluar 63 raste të shkeljes së të drejtave të pronësisë intelektuale, duke sekuestruar pothuajse 78.000 produkte me marka të njohura tregtare. “Gjatë një kontrolli të mallrave të deklaruara për tranzit në pikën kufitare Bogorodicë, u sekuestruan gjithsej 1.158 orë dore me markat e mbrojtura tregtare “Rolex”, “Boss”, “Armani” dhe “Tommy Hilfiger”. Rasti u zbulua nga një ekip doganor mobil, i cili, për shkak të dyshimit, kreu një…
Një takim i papublikuar më parë midis kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe, dhe liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka ngritur dyshime serioze për një marrëveshje të fshehtë mes dy partive lidhur me zgjedhjet lokale në Strugë.d LSDM, nuk ka paraqitur kandidat për kryetar komune në Strugë, dhe kjo ngre dyshimet se është në kërkim të një marrëveshjeje për përfshirje indirekte në qeverisjen lokale të qytetit përmes posteve kyçe në Këshillin Komunal apo administratën lokale. Gazetarët i kërkuan sqarim të drejtpërdrejtë kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe: “Kemi informacione se jeni takuar me Ziadin Selën, me shumë gjasa për të…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, e prezantoi programin “Me zemër për të moshuarit”, i fokusuar në përmirësimin e cilësisë së jetës së pensionistëve përmes ndihmës financiare direkte dhe kujdesit sistematik. Programi parasheh tre masa kryesore për përmirësimin e sigurisë ekonomike të personave të moshuar: mbështetje mujore financiare, subvencione për qëndrimin në shtëpi të të moshuarve dhe një kartë zbritjeje në farmaci dhe markete. “Së pari, do t’i mbështesim financiarisht personat e moshuar. Parashikojmë ndihmë për të gjithë pensionistët me të ardhura të ulëta, për ata që më së shumti e ndiejnë peshën e muajit. Në dy…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë. Ai gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka thënë se deklarimet e zyrtarëve serbë, përfshirë vet presidentin e Serbisë, Vuçiq si dhe premtimet për vende pune, por edhe shantazhet janë metoda të Serbisë të ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë. “Deklarimet e fundit të presidentit të Serbisë, Vuçiq dhe veprimet e vazhdueshme të akterëve shtetëror dhe jo shtetëror të Serbisë, që nuk kanë të cilësohen ndryshe përveç se ndërhyrje në procesin zgjedhor komunal të tetori të Republikës së Kosovës. Premtimet për vende pune, joshja…
Ministrja e Transformimit Digjital paralajmëroi se nga janari i vitit të ardhshëm do të nisë regjistrimi plotësisht i automatizuar i fëmijëve të sapolindur, njoftoi Kabineti i saj. “Qeveria dhe Ministria e Transformimit Digjital po realizojnë edhe një premtim parazgjedhor. Që nga fillimi i vitit, ministria ka formuar një grup pune me përfaqësues nga disa institucione, mes tyre Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë, Ministria e Shëndetësisë – Drejtoria për Shëndetësi Elektronike, si dhe institucionet publike shëndetësore përkatëse, me qëllim arritjen e automatizimit të plotë në lëshimin e certifikatës së parë të lindjes për fëmijët e…
