Autor: Suad Avdiu
Ministria e Shëndetësisë njofton se prej sot fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal për kategoritë e rrezikuara të popullsisë, të cilat mund të paraqiten duke plotësuar aplikacionin në faqen vakcinacija.mk në këtë link ose përmes mjekut amë. Me vaksinimin falas përfshihen këto kategori të rrezikuara të popullsisë: personat e moshuar mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës prej 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet për kujdes social të të moshuarve dhe të punësuarit në këto institucione. “Interesimi i qytetarëve për vaksinim falas kundër gripit…
Kryetari i Komunës së Likovës, njëherësh kandidat i koalicionit Aleanca për Komunat Integruese (AKI), Erkan Arifi, ka reaguar pas sulmit të armatosur ndaj kandidatit dhe bartësit të listës në komunën e Likovës, Dr. Zekirija Shaini, i cili u qëllua nga persona të maskuar para ndërtesës së Komunës së Kumanovës. “Jemi të shqetësuar nga sulmi i armatosur ndaj kandidatit tonë dhe bartësit të listës në komunën e Likovës, i cili u qëllua nga persona me maska dhe u plagos. Fatmirësisht, jeta e tij është jashtë rrezikut dhe ai po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor,” thuhet në reagimin e Arifit. Ai e…
Kur preket një mjek, plagoset shoqëria. Në shenjë solidariteti dhe drejtësie. Dhuna nuk është rrugë, as zgjidhje. Ajo është dështim i arsyes dhe rrezik për shoqërinë. Me keqardhje të thellë mora lajmin për plagosjen e Dr. Zekirja Shainit në Kumanovë — njeri i vlerave të larta kombëtare, intelektual e bashkëluftëtar i lirisë. Një mjek që çdo ditë, pa dallim, u shërben njerëzve me përkushtim e humanizëm. Plumbi ndaj një mjeku është plagë ndaj shoqërisë sonë. Askush nuk duhet të ndjehet i kërcënuar për bindjet apo për angazhimin e tij profesional e qytetar. Organet e rendit të zbardhin menjëherë motivet dhe…
Që prej momentit kur u fut në ekipin e parë të Barcelonës në moshën 15-vjeçare, rreth Lamine Yamal janë shumuar zërat për të ardhmen e tij. Në javët e fundit, interesimi nga Paris Saint-Germain ka arritur nivele astronomike: sipas raportimeve të “DefensaCentral”, klubi francez është i gatshëm të paguajë 230 milionë euro për transferimin e tij, duke kaluar kështu shifrën prej 222 milionë eurosh që u paguan për transferimin e Neymarit te Barça. Me Luis Enrique në krye të projektit, Paris Saint-Germain e sheh Lamine Yamalin si pjesën perfekte për të vazhduar stilin e tyre fitues. Në Paris janë të…
Më shumë vransira do të ketë edhe përgjatë ditës së mërkurë. Kohëpaskohe priten reshje të pakta lokale shiu, më të përqëndruara pjesëve lindore të vendit. Në aspektin termik, mbetet ende ftohtë, me temperaturat maksimale prej 10C e 13C, ndërsa minimalet në mëngjes zbresin në 6C e 8C . Frynë erë veriore e veriperëndimore, mesatare 5-10m/s. Kushte më relativisht stabile po parashihen prej ditës së enjte. Do të ketë intervale, si me diell por dhe vransira kalimtare që mund të shoqërohen me ndonjë rigë lokale shiu. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 16C e 18C, lokalisht deri në 20C. Përgjatë fundjave…
Dy prokurorë nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë po kryejnë inspektim në vendin e ngjarjes së incidentit të armatosur në qendër të Kumanovës, në të cilin një person u plagos. Sipas PPRMV, indikacionet fillestare nuk tregojnë motive politike pas incidentit të armatosur, por prokuroria po shqyrton të gjitha rrethanat. “Lidhur me ngjarjen në Kumanovë, dy prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës kanë shkuar në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprime hetimore. Po mblidhen gjurmë dhe prova materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës. Në të shtënat është plagosur një person, ndërsa sulmuesi është në kërkim. Indikacionet fillestare nuk tregojnë motive…
Në Maqedoninë e Veriut gjatë një viti paguhen rreth 200 milionë euro tatime rreth mjedisit jetësor, pjesa më e madhe e paguar për energjinë dhe transportin, transmeton Portalb.mk. “Gjatë vitit 2023 për mjedisin jetësor janë paguar tatime në vlerë prej 12 198 700 000 denarë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke theksuar se kjo shumë është për 10.1 përqind më pak se viti paraprak. Enti sqaroi që tatimi i mjedisit jetësor merr pjesë me 0.7 përqind në prodhimin e brendshëm bruto.
Ngjarja e sotme, la shenjë të hidhur në qytetin tim. Doktorit Zekës i dëshiroj shërim të plotë. Në këto momente të vështira jam me familjen e vëllaut tonë Zekës. Kërkoj nga organet e rendit ta hetojnë rastin dhe ti dënojnë sulmuesit. Zekë jam me ty dhe familjen tënde në këto ditë të vështira. Allahu të ruajtë miku im.
Bashkimi Evropian po përgatitet të heqë vulat e pasaportave dhe të miratojë një sistem të ri dixhital kufitar. Australianët dhe qytetarët e vendeve të tjera jo-anëtare të BE-së që udhëtojnë në Evropë nga e diela, 12 tetor, mund të hasin Sistemin e ri biometrik të Hyrje/Daljeve (EES). Sistemi i Hyrje /Daljes (EES) është një sistem i automatizuar për regjistrimin e shtetasve të vendeve të treta që udhëtojnë për një qëndrim të shkurtër sa herë që kalojnë kufijtë e jashtëm të ndonjë prej vendeve të mëposhtme evropiane që e përdorin atë: Austri Belgjikë Bullgari Francë Greqi Gjermani Danimarkë Mbyllje Zvicër Greqi…
Shpenzimet e jetesës në Maqedoni muajin e kaluar u rritën për 4% në krahasim me vitin e kaluar. Njëkohësisht inflacioni pak u ul, por në asnjë mënyrë nuk po zbret nën 4%, përcjell TV21. Çmimet me pakicë u rritën për 4,1% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar, rritja më e madhe e shpenzimeve është te alkooli, duhani dhe narkotikët për 9%, pastaj vijon rekreacioni dhe kultura për 7%, transporti për 5,7%, dhe shpenzimet për ushqime dhe pije për 4,3%. Rritje ka edhe te restorantet dhe hotelet për 3,4%.…
