Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026

Justina e Kosovës përballë Aleksandrit të ‘ri’ të Serbisë në darkën e Ohrit – çfarë ndodhi mes tyre?

27 Nëntor, 2026

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

27 Nëntor, 2026

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

27 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 28 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI: Rruga drejt BE-së e penguar nga qeveria e Mickoskit

Suad AvdiuBy Suad Avdiu7 Nëntor, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj Raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut për vitin 2025, duke e cilësuar atë si dokumentin më kritik ndër vite dhe si dëshmi të qartë të regresit të vendit në procesin e integrimit evropian.

Në kumtesën e BDI-së thuhet se raporti konstaton mungesë përparimi në sundimin e ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se korrupsioni i nivelit të lartë mbetet i pandëshkuar dhe se ndikimi politik në gjyqësor vazhdon të jetë i pranishëm. Po ashtu, Komisioni Evropian vëren se institucione kyçe janë të paralizuara, zyrtarë publikë ndërhyjnë në organet e pavarura, ndërsa reformat në drejtësi kanë mbetur vetëm në letër.

Sipas BDI-së, një nga mesazhet më shqetësuese të raportit është se procesi i integrimit evropian është bllokuar nga vetë qeveria aktuale, e cila nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ndryshimet kushtetuese të dakorduara me Bashkimin Evropian. Për pasojë, vendi nuk ka hapur asnjë kapitull negociatash dhe nuk ka bërë asnjë përparim drejt anëtarësimit.

Raporti, sipas kumtesës, ngre alarme edhe për rënie të standardeve demokratike, polarizim ekstrem politik, presion mbi mediat, mungesë të mbrojtjes së gazetarëve, dobësim të luftës kundër korrupsionit dhe ngecje në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

BDI thekson se raporti përbën “dëshminë zyrtare të dështimit të qeverisë aktuale”, e cila – siç thuhet – me paaftësinë dhe mungesën e vizionit ka humbur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe ka kthyer vendin pas në procesin euro-atlantik.

Partia kujton se ishte pikërisht BDI ajo që e çoi vendin drejt anëtarësimit në NATO dhe që hapi negociatat me Bashkimin Evropian. “Ne do të ndërmarrim çdo hap institucional për të liruar procesin integrues nga bllokada e sotme dhe për t’i kthyer vendit orientimin e qartë evropian,” thuhet në reagim.

Në fund, BDI kritikon deklaratat e Kryeministrit Mickoski, duke i cilësuar si patetike dhe duke theksuar se çdo vonesë në rrugën evropiane është humbje për shtetin dhe qytetarët.

Lexuar: 19

Lajme te ngjashme

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

Ja si u grabit artaria në Kumanovë, dalin pamjet (VIDEO)

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Kumanovë, hajdutët erdhën nga Shkupi përmes rrugës së vjetër

VLEN: Edhe Tirana e konfirmoi se gjuha shqipe po avancon, propaganda e BDI-së mbetet pa treg

Lajmet e fundit

Ante Markoviq – kryeministri i fundit i Jugosllavisë, që ofronte prosperitet në kohën kur nacionalizmi po e çonte vendin drejt luftës

28 Nëntor, 2026

Marta Kos: Shqipëria mund të bëhet anëtare e BE-së në vitin 2030!

27 Nëntor, 2026

Vuçiq ironizon kandidatin studentor për president të Serbisë: „Edhe ne e kemi Bajdenin“

27 Nëntor, 2026

Maqedonia paralajmëron BE-në: Pa Ballkanin Perëndimor, BE-ja rrezikon të krijojë vakum gjeopolitik!

27 Nëntor, 2026

Tmerr në një familje në Kumanovë: Babai spërkat shtëpinë me lëndë djegëse dhe kërcënon se do t’i vërë flakën vajzës!

27 Nëntor, 2026

BDI i përgjigjet Mickoskit: Kushtetuta nuk e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe

27 Nëntor, 2026

Përplasje në samitin e BE-së: Shtatë shtete bojkotojnë negociatat, kërkohet zëvendësimi i Costas si ndërmjetësues

27 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.