Autor: Suad Avdiu
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka shkuar në Bruksel për t’u takuar me zyrtar të Bashkimit Europian dhe për t’i informuar për ato që integristët i cilësojnë shqetësuese për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut – ndërprerja e rrugës drejt BE-së, përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe cenimin e parimeve themelore të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit. “Për të ngritur dy çështjet kryesore nga Maqedonia e Veriut, që janë zhgënjyese për të ardhmen e vendit. Prishja e Marrëveshjes Paqësore të Ohrit dhe ndërprerja e rrugës europiane, dy tema këto që janë themeli i mirëqenies dhe të ardhmes së sigurt që qytetarëve dhe…
Nga VLEN thonë se në Ditën e Evropës, ata shkojnë drejt Kongresit të bashkimit si një forcë e vetme politike. Nga VLEN thonë se shqiptarëve u duhet një zë i fortë, i bashkuar dhe i pakompromis. “Ky është premtim që e kemi dhënë qysh moti. Për vite me radhë, të tjerët kanë ndërtuar pushtet mbi përçarje. Kanë ushqyer ndasi, kanë krijuar grupe, kanë blerë heshtje dhe kanë shitur mashtrimin si patriotizëm. Sot, kur pesë subjekte bëhen një forcë, atyre u prishet loja”. “Bashkimi i VLEN-it është përgjigje ndaj viteve të lodhjes, keqpërdorimit dhe manipulimit politik. Është mesazh se shqiptarët nuk…
Në fshatra, por edhe në zona urbane të Kosovës, vërehen shpesh vargje shtëpish thuajse identike – nga plani i ndërtimit, e deri te fasada dhe oborreti Spas sociologut Genc Xërxa, “shtëpitë e njëjta janë pjesë e kontekstit kulturor që tregon një lloj barazie”. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se familjet përpiqen të shmangin xhelozinë dhe përçarjet, duke ruajtur uniformitetin mes vëllezërve. Në vitin 2025, ky fenomen u hulumtua edhe nga antropologu çek, Radan Haluzík, i cili e sheh këtë praktikë si një përgjigje ndaj ndryshimeve të mëdha kulturore dhe ekonomike, ku familjet përpiqen të balancojnë pabarazitë ekonomike mes vëllezërish, mungesën…
Ziadin Sela i është përgjigjur deklaratave të Izet Mexhiti lidhur me mundësinë që ai dhe subjekti i tij politik të bëhen pjesë e qeverisë. Sela ka theksuar se çdo diskutim për përfshirje në ekzekutiv duhet të bazohet në kushte të qarta politike, duke nënvizuar se prioritet për ta mbetet zbatimi i parimit të Badenterit në Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, ky është një hap i domosdoshëm për garantimin e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë, veçanërisht për komunitetet jo-shumicë në vend. Ai shtoi se pa përmbushjen e këtij kushti, nuk mund të ketë marrëveshje për hyrje në qeveri./Tetova1/
Kjo javë pritet të jetë tejet e ngarkuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi përmbyllen disa nga afatet më të rëndësishme për partitë politike, ndërsa njëkohësisht nisin procese të reja me peshë për votuesit. Deri të enjten, më 7 maj, partitë politike të regjistruara në Kosovë duhet ta njoftojnë KQZ-në për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe për formim të koalicioneve. Ndërkaq, të martën, më 5 maj, do të fillojë aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave, e të mërkurën, më 6 maj, do të fillojë regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës dhe paraprakisht, KQZ do të miratojë listën e përfaqësive…
Nga partia maqedonase në opozitë LSDM, thonë se pas vendimit për të përfshirë bullgarët në Kushtetutë, Hristijan Mickoski tani e kuptoi se duhet të arrestojë edhe Nikola Gruevskin për të siguruar pushtetin e tij. Nga LSDM thonë se “duke përmbushur këto dy kushte: përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe arrestimin e Gruevskit – Mickoski dëshiron të krijojë një imazh më të mirë për veten në Evropë dhe të paraqitet si një “njeri që është për BE-në””. “Sigurisht, kjo është vetëm një maskë. Qëllimi është të zgjerojë pushtetin e tij dhe të sigurojë më shumë kohë për vjedhje të papenguar. Mickoski…
Këtë mëngjes moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë i kthjellët dhe më i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të lehta lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -3 deri në 6, ndërsa maksimale do të arrijë nga 18 deri në 25 gradë.Në Shkup, me diell me vranësira të lehta. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 0, ndërsa maksimale do të arrijë në 24 gradë.
Kampioni i boksit nga Maqedonia e Veriut, Anuar Imeri, ka shënuar një tjetër sukses të madh ndërkombëtar duke mposhtur boksierin serb Mlladen Iliq në një duel të zhvilluar në Nish. Përballja u zhvillua në kategorinë 55 kilogramë, në kuadër të Ligës Ballkanike, ku Imeri dominoi me performancë të sigurt dhe bindëse ndaj kundërshtarit vendas. Ky triumf vjen vetëm dy javë pasi një tjetër boksier serb, Nikola Iliq, u tërhoq nga përballja e planifikuar me Imerin në Loznicë, duke i hapur rrugë shpalljes automatike të tij si kampion i atij turneu evropian. Kumanovari Anuar Imeri po konfirmohet si një nga talentet…
-Në Kumanovë u mbajt Kuvendi Zgjedhor i degës, ku u zhvilluan proceset e rregullta organizative në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e IX të partisë. Gjatë këtij kuvendi, kuvendarët e pranishëm zgjodhën delegatët e degës së Kumanovës , duke respektuar procedurat statutare dhe parimet demokratike të votimit . Po ashtu, Kuvendi votoi edhe Propozim-listën e anëtarëve për Kuvendin Qendror nga dega e Kumanovës. Në përfundim të punimeve, kuvendit iu drejtuan nënkryetari i partisë, Halil Krasniqi , si dhe Kryetari i Këshillit për Organizimin e Kongresit, Sali Ajdini, të cilët theksuan rëndësinë e organizimit dhe angazhimit për suksesin e Kongresit të IX. Sekretariati për…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka marrë pjesë në darkën e shtruar nga presidenti i Armenisë, Vahagn Khachaturyan. “Në pritjen zyrtare u mirëprita nga Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, dhe Kryetari i Kuvendit, Alen Simonyan. Gjatë mbrëmjes pata bashkëbisedime me liderë dhe përfaqësues të lartë të shteteve pjesëmarrëse, ku u shkëmbyen ide, pikëpamje dhe qëndrime mbi zhvillimet aktuale në Evropë dhe më gjerë, si dhe mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët”, thuhet në njoftimin e Kurtit. Kurti njofton tutje edhe se ka zhvilluar bashkëbisedim, mes tjerash, edhe me kryeministrin e…
