Autor: Suad Avdiu
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut kanë denoncuar një mesazh të dyshimtë që pretendohet se vjen nga Ministria e Punëve të Brendshme, duke ngritur alarmin për një tjetër rast mashtrimi online. Sipas denoncimit të një qytetari në Portalb.mk, mesazhi i është dërguar përmes telefonit dhe paraqitet si njoftim zyrtar për shkelje në komunikacion. Në këtë mesazh thuhet se automjeti i marrësit ka kryer një shkelje rrugore dhe kërkohet pagesa e një gjobe, me pretendimin për ulje prej 50% nëse pagesa bëhet brenda 8 ditëve. Gjithashtu, përfshihet një link i dyshimtë që paraqitet si portal zyrtar për pagesa dhe ankesa, si dhe një kërkesë për…
KF Besa Sllupçan ka nderuar me homazhe dëshmorët Ramiz Demiri dhe Haxhi Remzi Osmani në përvjetorin e rënies së tyre heroike. Përfaqësuesit e klubit, së bashku me sportdashës kujtuan me respekt dhe krenari sakrificën e dy dëshmorëve që dhanë jetën për liri dhe dinjitet kombëtar. Me vendosje lulesh dhe homazhe pranë varreve të tyre, u përcoll mesazhi se vepra dhe emrat e dëshmorëve do të mbeten gjithmonë të gjalla në kujtesën e popullit. Nga KF Besa Sllupçan u theksua se nderimi për dëshmorët është obligim moral dhe kombëtar, ndërsa brezat e rinj duhet të mësojnë dhe të ruajnë me krenari…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në qytetin e Durrësit. Dy fëmijë vdiqën si pasojë e një aksidenti, dhe një tjetër u shtrua në spital, pasi një veturë i goditi të njëjtit teksa po luanin me top në trotuar. Të vdekur kanë mbetur K.Nikolli, 9 vjeç, dhe E.Muçaj, 12 vjeç. Ndërkohë, 8-vjeçari i cili pësoi lëndime të rënda si pasojë e përplasjes, sipas mjekëve, ka pasur përparim në gjendjen shëndetësore. Familjarët po ashtu kanë njoftuar se dy të miturit do të varrosen sot. Lidhur me aksidentin, është arrestuar Nikollë Rradaçi, 57-vjeçar, i cili dyshohet se ishte i dehur…
Gjykata Penale njofton se gjatë muajit prill janë regjistruar 38 ankesa në lidhje me gjobat nga sistemi “Safe City”. “Gjykata Penale e Shkupit, për shkak të interesit të mediave për rastet që lidhen me sistemin “Safe City”, përkatësisht lëshimin e urdhër-padive për kundërvajtje të regjistruara në trafik, informon publikun se numri i qytetarëve dhe personave juridikë që nuk pranojnë përgjegjësinë për kundërvajtjen e kryer dhe nuk paraqesin ankesë në gjykatën kompetente, është ulur ndjeshëm në muajin e katërt, dhe në të njëjtën kohë, rastet pas ankesave të paraqitura më parë tashmë janë duke u përfunduar”.”Kështu, në prill të vitit 2026,…
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Bashkimi Evropian (BE) nënshkruan marrëveshje financimi prej 5 milionë eurosh me ProCredit Bank SHA Shkup në kuadër të programeve Gratë në biznes dhe të rinjtë në Biznes. Paketa përbëhet nga: 2.5 milionë euro kredi afatgjatë pa garanci në kuadër të programit të Fazës 2 të grave në Biznes në Ballkanin Perëndimor dhe 2.5 milionë euro kredi afatgjatë pa garanci në kuadër të programit Të rinjtë në biznes në Ballkanin Perëndimor, transmeton Portalb.mk. BE-ja mbështet të dy programet, duke ofruar ndihmë teknike dhe një kundërgaranci për humbjen e parë përmes programit të Fondit…
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se Burim Latifi dhe ndërmarrja shtetërore MEPSO nuk është ndalur me vetëm një kontratë, por ka thelluar bashkëpunimin e saj me kompaninë “Elnos BL” nga Republika Srpska e afërt me Millorad Dodikun. Sipas BDI-së, Burim Latifi dhe MEPSO, në të njëjtën ditë kanë lidhur jo një, por dy kontrata me këtë kompani, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën dhe transparencën e këtij bashkëpunimi. “BDI kërkon nga Latifi që të publikojë në mënyrë të hapur dhe transparente vendimin fillestar të organit kompetent, përmes të cilit ndërmarrja ka humbur një kontest shumëmilionësh në dëm të shtetit.…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së dhe të vendeve kandidate për anëtarësim e cila do të mbahet në Kopenhagë të Danimarkës sot dhe nesër. Konferenca përfaqëson forum për shkëmbimin e mendimeve, informacioneve dhe përvojave ndërmjet kryetarëve të parlamenteve kombëtare të vendeve anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian, ndërsa do të marrin pjesë edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve kandidate. Qëllimi është promovimi i rolit të parlamenteve, mbështetja për bashkëpunimin e tyre dhe koordinimi i aktiviteteve ndërparlamentare. Sipas temave të agjendës,…
Një shoqatë e maqedonasve etnik në Shqipëri i ka bërë thirrje kuvendit për krijimin e dy komunave të tjera në lindje të vendit. Shoqata “VMRO-DPMNE – Shqipëri”, e cila mban emrin e partisë më të madhe në Maqedoninë e Veriut, tha gjatë fundjavës se ia ka paraqitur kërkesën kuvendit shqiptar, pasi partitë politike janë gati të hyjnë në bisedime për një ligj të ri mbi komunat. “VMRO-DPMNE – Shqipëri ka paraqitur një kërkesë zyrtare Komisionit Parlamentar për Reformën Administrative-Territoriale në Tiranë, duke kërkuar formimin e dy komunave të reja – Golobrdo dhe Gora”, tha shoqata në një njoftim për shtyp…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Fahrije Hoti i është bashkuar rrugëtimit politik, me synimin që pas 7 qershorit të jetë deputete në Kuvendin e Kosovës. Osmani e ka vlerësuar Hotin si një figurë të fortë dhe përfaqësuese të punës dhe integritetit, duke theksuar rolin e saj në mbështetjen e grave, komunitetit të Krushës dhe gjithë Kosovës. “Kur një grua vendos të ngrihet, ajo e bën këtë për të gjithë. E fortë si guri, e pastër si loti, punëtore si askush tjetër, krah i përhershëm për gratë, për Krushën dhe për gjithë Kosovën .Fahrija po i…
Një i ri shqiptar në Zvicër, Dionys Thaqi, po prezanton një projekt inovativ në kuadër të konkursit prestigjioz “Schweizer Jugend forscht”, platforma kryesore në vend për promovimin e talenteve të rinj në shkencë dhe teknologji, shkruan albinfo.ch. Një i ri shqiptar po tërheq vëmendje në fushën e teknikës dhe inovacionit me një projekt ambicioz: përshtatjen e një motori 4-taktësh me benzinë për të funksionuar me hidrogjen. Bëhet fjalë për Dionys Thaqi, i cili përmes këtij projekti synon të kontribuojë në zhvillimin e alternativave më të pastra dhe më të qëndrueshme në industrinë e transportit. Shndërrimi i motorëve tradicionalë në përdorues të…
