Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Zbulohen artistët e nominuar për çmimet e VMA 2026

21 Gusht, 2026

Skandal në Slloveni, Presidentja dyshohet se mund të ketë lidhje me inteligjencën ruse

21 Gusht, 2026

Nuk u respektua himni i Shqipërisë gjatë vizitës së Mickoskit në Pustec, kryebashkiaku: Nuk e organizuam ne

21 Gusht, 2026

VLEN: BDI-ja e ka humbur betejën me shqiptarët, zgjedhjet do ta vulosin fundin

21 Gusht, 2026

Latifi prezantoi para ambasadores amerikane progresin e ndërlidhjes energjetike me Shqipërinë, projekt i pritur prej dekadash

21 Gusht, 2026

BDI: VLEN maltreton mërgatën, kjo sjellje çnjerëzore dhe poshtëruese duhet të marrë fund

21 Gusht, 2026

Kërcënoi drejtorin dhe hyri me forcë në zyrat e tij, arrestohet personi i dhunshëm

21 Gusht, 2026

Deputetët rikthehen në punë më 2 shtator

21 Gusht, 2026

MPB paralajmëron: Ulni menjëherë dronët nëse shihni ose dëgjoni helikopter policie

21 Gusht, 2026

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

21 Gusht, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 21 Gusht
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Afati deri më 7 maj: 53 partitë e regjistruara duhet të njoftojnë KQZ-në për koalicionet dhe pjesëmarrjen në zgjedhje

Suad AvdiuBy Suad Avdiu4 Maj, 2026 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kjo javë pritet të jetë tejet e ngarkuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi përmbyllen disa nga afatet më të rëndësishme për partitë politike, ndërsa njëkohësisht nisin procese të reja me peshë për votuesit.

Deri të enjten, më 7 maj, partitë politike të regjistruara në Kosovë duhet ta njoftojnë KQZ-në për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe për formim të koalicioneve.

Ndërkaq, të martën, më 5 maj, do të fillojë aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave, e të mërkurën, më 6 maj, do të fillojë regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës dhe paraprakisht, KQZ do të miratojë listën e përfaqësive diplomatike, si dhe numrin maksimal të votuesve që mund të regjistrohen për votim fizik në ambasada dhe konsullata.

Në të njëjtën datë, më 6 maj, KQZ do të hapë platformën elektronike për të mundësuar ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës dhe për të mundësuar kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese.

Sa i përket afateve për partitë politike, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar për Ekonomia Online se njoftimi për pjesëmarrje apo mospjesëmarrje në zgjedhje, si dhe për formimin e koalicioneve, është obligim vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë të regjistruara dhe aktive në Kosovë.

“Të gjitha partitë politike të regjistruara në Kosovë janë të obliguara që, brenda një afati 7-ditor, që ka filluar më 1 maj dhe përfundon më 7 maj, të njoftojnë KQZ-në për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Ky obligim vlen vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë pjesë e regjistrit të partive politike në Kosovë, dhe nuk përfshin subjektet që synojnë të garojnë si nisma qytetare apo kandidatë të pavarur. Gjithashtu, deri më 7 maj, partitë politike të cilat duan të marrin pjesë në këto zgjedhje përmes koalicionit, duhet ta njoftojnë KQZ-në se duan të garojnë në këto zgjedhje në këtë mënyrë”, tha Elezi.

Elezi ka treguar se të martën e 5 majit do të fillojë koha për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të zgjedhjeve dhe në dispozicion të tyre do të jenë plotë 26 ditë, deri më 30 maj.

“Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve duke filluar nga 5 maj deri më 30 maj. Vëzhgimi ka rëndësi të madhe për të siguruar transparencë dhe besueshmëri në procesin zgjedhor, andaj KQZ inkurajon të gjithë organizatat vëzhguese që të marrin rolin e tyre në monitorimin e zgjedhjeve”, tha Elezi.

Sipas KQZ-së, një ditë më pas, më 6 maj, do të fillojë afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, por paraprakisht, KQZ do të miratojë listën e qendrave të votimit në përfaqësi diplomatike.

“Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës do të fillojë më 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj. Pra, gjatë kësaj periudhe 12-ditore, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë vendit, duke përzgjedhur të votojnë përmes postës ose në përfaqësi dipomatike. Para fillmit të kësaj periudhe, KQZ do të miratojë listën e Qendrave të Votimit në përfaqësi diplomatike, si dhe do të caktojë numrin maksimal të votuesve që mund të regjistrohen për votim në një ambasade dhe konsullatë”, shpjegoi Elezi.

Në të njëjtën datë, më 6 maj, KQZ do të hapë platformën elektronike për të mundësuar ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës dhe për të mundësuar kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese.

Sa i përket afateve për partitë politike, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar për Ekonomia Online se njoftimi për pjesëmarrje apo mospjesëmarrje në zgjedhje, si dhe për formimin e koalicioneve, është obligim vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë të regjistruara dhe aktive në Kosovë.

Në të njëjtën datë, më 6 maj, KQZ do të hapë platformën elektronike për të mundësuar ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, për ta caktuar atë sa më afër vendbanimit.

Gjithashtu, KQZ do të mundësojë kundërshtimin e pasaktësive në listën preliminare të votuesve. Nga 6 – 18 maj, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj. Po ashtu, lista votuesve mund të kundërshtohet edhe për ndonjë emër të ndonjë emër të votuesit për të cilin mund të pretendohet se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur figuron emri i ndonjë personi të vdekur.

Lexuar: 20

Lajme te ngjashme

Nuk u respektua himni i Shqipërisë gjatë vizitës së Mickoskit në Pustec, kryebashkiaku: Nuk e organizuam ne

Vendimi i madh i Gjykatës Speciale më 16 shtator, cilat janë pritjet e Thaçit?

Hoxhaj publikon foto të rrallë me Hashim Thaçin nga koha e studimeve: Të presim me padurim

​A do ta priste Thaçi Kurtin po ta vizitonte në Hagë?

Thaçi: Synimi serbo-rus është të diskreditohet projekti i shtetit të Kosovës

Tragjedi në Gjermani, 15-vjeçari me veturën e babait përplaset me mjetet e punës – dy të vdekur

Lajmet e fundit

Zbulohen artistët e nominuar për çmimet e VMA 2026

21 Gusht, 2026

Skandal në Slloveni, Presidentja dyshohet se mund të ketë lidhje me inteligjencën ruse

21 Gusht, 2026

Nuk u respektua himni i Shqipërisë gjatë vizitës së Mickoskit në Pustec, kryebashkiaku: Nuk e organizuam ne

21 Gusht, 2026

VLEN: BDI-ja e ka humbur betejën me shqiptarët, zgjedhjet do ta vulosin fundin

21 Gusht, 2026

Latifi prezantoi para ambasadores amerikane progresin e ndërlidhjes energjetike me Shqipërinë, projekt i pritur prej dekadash

21 Gusht, 2026

BDI: VLEN maltreton mërgatën, kjo sjellje çnjerëzore dhe poshtëruese duhet të marrë fund

21 Gusht, 2026

Kërcënoi drejtorin dhe hyri me forcë në zyrat e tij, arrestohet personi i dhunshëm

21 Gusht, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.