KF Besa Sllupçan ka nderuar me homazhe dëshmorët Ramiz Demiri dhe Haxhi Remzi Osmani në përvjetorin e rënies së tyre heroike.
Përfaqësuesit e klubit, së bashku me sportdashës kujtuan me respekt dhe krenari sakrificën e dy dëshmorëve që dhanë jetën për liri dhe dinjitet kombëtar.
Me vendosje lulesh dhe homazhe pranë varreve të tyre, u përcoll mesazhi se vepra dhe emrat e dëshmorëve do të mbeten gjithmonë të gjalla në kujtesën e popullit.
Nga KF Besa Sllupçan u theksua se nderimi për dëshmorët është obligim moral dhe kombëtar, ndërsa brezat e rinj duhet të mësojnë dhe të ruajnë me krenari historinë e sakrificës për liri. Lavdi të përjetshme dëshmorëve Ramiz Demiri dhe Haxhi Remzi Osmani!
/Televizioni News

