Autor: Suad Avdiu

Koordinatorja e grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari së bashku me një delegacion të deputetëve nga Maqedonia e Veriut po qëndrojnë në Bern të Zvicrës ku kanë realizuar një takim me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Parlamentit Federal të Zvicrës, Sh.T. Pierre-Andre Page, shkruan Top24 Në këtë takim deputetët konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore me shtetin e Zvicrës si dhe mundësia për bashkëpunim ndërparlamentar.Zvicra na jep mbështetje të vazhdueshme si shoqëri dhe si shtet në proceset demokratike, në reformat institucionale por edhe në rrugën drejt integrimit evropian. Postimi i plotë i deputetes Rina Ajdari: Në kuadër…

Read More

Në një lagje të Shkupit, gjatë mbrëmjes së sotme është kapur një ujk, i cili dyshohet se është mbajtur në mënyrë të paligjshme si kafshë shtëpiake, me rrip dhe zinxhir. Për rastin janë njoftuar menjëherë institucionet kompetente, ndërsa ujku aktualisht ndodhet nën përkujdesjen e shërbimeve të Kopshtit Zoologjik të Shkupit. Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Shkupit, Orce Gjorgjievski, i cili e ka cilësuar ngjarjen si akt të papërgjegjshëm dhe rrezik serioz për sigurinë e qytetarëve. “Nuk mund ta besoj se ende ekzistojnë individë kaq të papërgjegjshëm, të cilët në këtë mënyrë trajtojnë kafshët e…

Read More

Sot moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me reshje të herëpashershme shiu. Lokalisht do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe paraqitje të bubullimave të rralla. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë perëndimore, ndërsa përgjatë lumit Vardar erë veriore, e cila herë pas here do të përforcohet. Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga 5 deri në 11 gradë, ndërsa temperaturat maksimale ditore do të arrijnë midis 17 dhe 24 gradë.Në Shkup, me vranësira dhe më të freskëta. Në disa pjesë do të ketë kushte për shira…

Read More

Ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në qeverinë e LSDM-së dhe BDI-së, Ljupço Nikollovski, i njohur në opinion me nofkën “Puteri”, është thirrur në SPB Shkup për bisedë zyrtare, mëson “Republika”, përcjellë Tema.mk Sipas informacioneve të publikuara, Nikollovski dyshohet për keqpërdorim të një furnizimi publik të realizuar gjatë kohës sa ishte ministër, në vlerë prej mbi 800 mijë eurosh, në kundërshtim me Ligjin për Furnizime Publike. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nga institucionet kompetente lidhur me rastin apo për ndonjë procedurë të mundshme të mëtejshme./Tema.mk/

Read More

Burime të afërta të KosovaPost me zhvillimet politike bëjnë të ditur se Hoxhë Osman Musliu pritet të jetë pjesë e listës së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme. Ky zhvillim po konsiderohet si një lëvizje që mund të sjellë reagime të shumta në skenën politike dhe në opinionin publik. Emri i Hoxhë Osman Musliut ka qenë shpesh pjesë e debatit publik për shkak të deklaratave dhe rolit të tij në çështje të ndryshme shoqërore e fetare./KosovaPost/

Read More

Presidenti Bajram Begaj, priti këtë të martë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjeneral Major Sashko Lafchiski. Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve fqinje, aleate në NATO, si dhe në rëndësinë e koordinimit rajonal përballë sfidave të sigurisë. Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e Maqedonisë së Veriut në misionet e NATO-s. Në kushtet e dinamikave të reja gjeopolitike, Presidenti i Republikës nënvizoi domosdoshmërinë e rritjes së investimeve në siguri dhe mbrojtje, investimin për Korridorin VIII, i cili është i një rëndësie strategjike për rajonin dhe…

Read More

htetasi serb S. M. (42) u arrestua në Shkup në një operacion të përbashkët të koordinuar nga policia maqedonase dhe serbe. Ai dyshohet se po përgatiste një vrasje me pagesë, dhe vendndodhja e tij është rezultat i një shkëmbimi operativ afatgjatë informacioni midis Shërbimit Serb të Shtypjes së Krimit (UKP) dhe Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë. I dyshuari u gjet në një “strehë” në kryeqytet, ku policia zbuloi një arsenal armësh dhe pajisje specifike taktike gjatë një bastisjeje. Midis sendeve të sekuestruara janë një pistoletë CZ me kornizë të plotë, një thikë ushtarake dhe një uniformë taktike e zezë. Hetimi…

Read More

Nga VLEN thonë se për ata demokracia fillon aty ku qytetari jeton çdo ditë, në komunë, në lagje, në shkollë, në rrugën që e shfrytëzon dhe në shërbimin që e pret. Prandaj theksojnë se, decentralizimi në programin e VLEN-it zë vend parësor. “VLEN i jep kuptim të ri decentralizimit. Për ne, kjo nënkupton autonomi vendimmarrëse për komunat, decentralizim fiskal, hapësirë më të madhe për bashkëpunim ndërkufitar, nxitje të zhvillimit ekonomik lokal dhe rol më të fuqishëm të pushtetit lokal në arsimin fillor dhe të mesëm”. “VLEN angazhohet që komunat të kenë kompetenca të qarta, mjete dhe të drejtë të vendosin…

Read More

Enti Shtetëror për Revizion ka publikuar raportin për revizionin e raporteve financiare dhe revizionin e pajtueshmërisë në Gjykata Themelore Kumanovë, ku janë konstatuar një sërë dobësish dhe parregullsish në menaxhimin financiar, evidencën e mjeteve dhe funksionimin administrativ të institucionit, transmeton Portalb.mk. Sipas raportit, regjistrimi i mjeteve dhe detyrimeve nuk është kryer në përputhje me rregullat e përcaktuara, ndërsa një pjesë e mjeteve të luajtshme janë nxjerrë dhe ruajtur te një subjekt juridik privat pa evidencë adekuate, pa kontratë dhe pa kushte për mbrojtje. Për shkak të kësaj, nuk ka qenë i mundur riregjistrimi dhe identifikimi i tyre. Revizorët kanë evidentuar edhe kushte të papërshtatshme për…

Read More

Shkrimi prekës i gazetares Tuğba Ayaz, “Një gjuhë për dhimbjen” (Eine Sprache für den Schmerz), i cili rrëfen historinë e Nazmi Kadriut dhe familjes së tij nga Kosova, është nominuar zyrtarisht për Çmimin e Gazetarisë së Zürichut. Ky konsiderohet si çmimi më prestigjioz në fushën e gazetarisë në Zvicër. Shkrimi i Ayaz është përzgjedhur në mesin e 9 punimeve më të mira të vitit, ku tre prej tyre do të shpërblehen me nga 10 mijë franga zvicerane. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 12 maj 2026 në lokalitetin e eventeve “Kaufleuten” në Zürich. Ky event mbështetet nga…

Read More