Autor: Suad Avdiu

TikTok është gjobitur me 12.7 milionë paund për dështimin në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve, ka thënë mbikëqyrësi i të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar. Një hetim i kryer nga Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO) zbuloi se aplikacioni për ndarjen e videove shkel ligjin për mbrojtjen e të dhënave. Sipas ICO shkeljet kanë ndodhur midis majit 2018 dhe korrikut 2020. Në shtator, ICO lëshoi një njoftim për TikTok për dhënien e një gjobe të mundshme. ICO vlerëson se TikTok lejoi deri në 1.4 milionë fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar nën 13 vjeç të përdorin platformën në vitin 2020, pavarësisht…

Read More

Deutetja Ilire Dauti është bë simbol i kërkesës së qytetarëve që padrejtësisht u refuzohen kerkesat për tu pajisur me nënshtetësi, shumica prej të cilëve janë shqiptarë. Në një intervistë ekskluzive për Televizionin News, deputetja Dauti flet rreth asaj se si janë ndjenjat e një deputete kur arrin qellimin që një qytetar të pajiset me nënshtetësi falë angazhimit të saj. Kishte qytetarë që nguronin se pasi që Aleanca për Shqiptarët u bë pjesë e pushtetit, do të ndalet hovi i deputetes Dauti dhe bashkëpartiakëve të saj në kerkesat për nënshtetësi. Mirëpo deputetja Ilire Dauti thotë se një gjë e tillë nuk…

Read More

Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Price Aggeler në gurthemelin e Korridorit 8 tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për rajonin por edhe për SHBA-të, përcjell TV21. Aggeler tha se Korridori 8 është investim në ardhmërinë e vendit dhe rajonit. “Ky është më tepër se sa një investim i thjesht në rrugët e Maqedonisë së Veriut, ky është investim në ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë vendeve të lidhura me Korridorin 8 dhe më gjerë. Kam besim se ndërtimi do të zhvillohet shpejtë dhe me sukses, duke afruar njerëzit e këtij rajoni më afër njëri-tjetrit”, tha…

Read More

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI)- Ali Ahmeti në fjalën e tij në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8-të tha se kjo është një mrekulli. “Të bësh më të mirë jetën e njerëzve, lëvizjen e tyre, të përparosh dhe ndikosh drejpersedrejti në zhvillim e ekonomi e sidmos të lidhish më ura e brigje një Ballkan të tërë është punë e ndritshme që do të shërbej edhe më tepër në lidhje më të forta miqësore, ekonomike e zhvillimore. Kjo është mrekullia, ndaj uroj shëndet e suksese për kompaninë Bechtel Enka duke uruar punë të mbarë dhe sa më…

Read More

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE)  solli vendimin, me të cilin bëhet rritja gjegjësisht ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,652 den/kg dhe do të jetë 39,391 den/kg. Nga data…

Read More

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar ish deputeten Donika Kadaj Bujupi, këshilltare në Kabinetin e Presidentes, raporton teve1.info Sipas një njoftimi për medie të Presidencës, Kadaj Bujupi ka përvojë të gjatë parlamentare, si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në pesë mandate, ku ka shërbyer në komisione të ndryshme, përfshirë atë të politikës së jashtme, integrimit evropian, arsimit. “Përgjatë përvojës së saj profesionale, znj. Kadaj Bujupi ka punuar në organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, ndërsa është angazhuar vazhdimisht në tema të të drejtave të njeriut, barazisë gjinore, ambientit dhe arsimit. Në Presidencë, znj. Kadaj Bujupi…

Read More

Fshati Sllupçan i komunës së Likovës ka afër 1000 shtëpi, por është një ndër fshatrat më të goditur nga dukuria e ikjes së rinisë. Ky fshat që bëri rezistencë të lavdishme në vitin 2001, dita ditës po zbrazet dhe po mbetet pa rininë, duke i ngjasuar gjithnjë e më tepër fshatit të fantazmave. Rrugët e fshatit jan të zbrazura, kurse në të shumtën e shtëpive kanë mbetur prindërit e vetmuar, duke qëndruar në dritare me sy drejtuar kah dyert e oborrit, duke pritur me shpresë mos fëmijët po u bëjnë ndonjë surprizë duke ardhur pa paralajmërim nga gurbeti. Por edhe…

Read More

Ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi, ka numër artikujt që do të plotësojnë listën e mallrave që I kanë çmimet e ngrira. “Nesër do të përcaktohen çmimet më të larta për domatet, kastravecin, qepët, lulelakrën, specin, groshën, thjerrëzat, bananet, portokallin, mandarinën dhe limonin”, paralajmëroi sot ministri Bekteshi. Ai ka kërkuar nga qytetarët të kontribuojnë në plotësimin e listës së pemëve dhe perimeve që duhet të kenë çmime të ngrira. Ai vlerësoi se nga fundi i prillit ose fillimi i majit do të rritet prodhimtaria vendore dhe kjo, siç shtoi, do të ndikojë pozitivisht në uljen e çmimeve.…

Read More

Propozimi i VMRO-DPMNE-së që, me ndryshimet kushtetuese, të ndryshojë edhe modeli i shtetit unitar, kjo sipas ndonjë modeli kroat, ashtu që preambula e kushtetutës të jetë në frymë të fuqizimit të shtetit nacional maqedonas, ndonëse vjen në kohën kur kjo parti mendon vetëm për përfitime elektorale, ne mendojmë se nëse ka propozime dhe gatishmëri të tillë, kjo krijon mundësi të hapjes serioze të temës sonë të ridefinimit. Megjithëse propozimi i partisë opozitare maqedonase është retrograd dhe, si i tillë, i papranueshëm për ne, duam të kujtojmë opinionin se, AlternativA – duke e parë asimetrinë që ekziston mes shoqërisë multietnike dhe…

Read More

Habibja është nxënësja e vetme e shkollës periferike “Emin Duraku” në fshatin Raoviq të Komunës së Sarajit. Ajo tashmë po ndjek mësimet në klasë të tretë. Pavarësisht se nuk e shoqëron asnjë fëmijë tjetër, dëshira e saj për të mësuar nuk u zbeh asnjëherë. Siç pëshpëriti ajo, shokë të ngushtë tashmë ka mësuesit që thotë se nuk i mungojnë as edhe një ditë. “Kur kemi filluar në klasë të parë kam qenë unë, një shoqe dhe tre djem më duket kanë qenë. Gjithsej sa keni qenë? Dhjetë nxënës, të gjithë kemi qenë. Ku shkuan ata? Kanë shkuar poshtë, në fshat…

Read More