Autor: Suad Avdiu
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Dimitar Kovaçevski me një ceremoni me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake do ta presë Plenkoviqin, i cili e udhëheq delegacionin në të cilin janë përfaqësues të lartë qeveritar për çështje ekonomike dhe për punë të jashtme dhe anëtarë të Parlamentit kroat. Menjëherë pas ceremonisë së pritjes është paraparë takim teta-tet i Kovaçevskit dhe Plenkoviqit, pas së cilës do të vijojnë bisedimet dypalëshe mes dy delegacioneve. Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë së Veriut, në takimin me delegacionin kroat, do të jenë zëvendëskryeministrat…
Në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës/Kumanovës, janë zhvilluar shumë ngjarje historike dhe kanë dalë figura që i njeh mbarë kombi. Mulla Jakup Hasipi, Adem e Avni Dehari, Beqir Sadiku, e kështu me radhë, Së fundmi ky fshat mund të krenohet me Gëzim Limanin, djaloshin e familjes së njohur Limani, i cili do të shërbejë si ushtar austriak në kuadër të forcave të KFOR-it në Kosovë./Lideri.mk
MPB bën të ditur se gjatë ditës së sotme është arrestuar një 27-vjeçar nga Hasanbegu i Shkupit, pasi i njëjti dyshohet se në janar të këtij viti ka kryer grabitje në një kazino në Shkup. “Policët e stacionit policor të Gazi Babës sot (04.04.2023) kanë privuar nga liria F.S.(27) nga Hasanbegu i Shkupit. Ai dyshohet se ka kryer një grabitje me armë në një kazino në rrugën “Zhan Zhores” më 30 janar 2023, gjatë së cilës ka marrë para”, thonë mes tjerash nga MPB.
35 shkelje janë konstatuar nga policia tek autobusët që transportojnë nxënës në shkollat e vendit. Kështu njoftuan nga MP, sipas të cilëve, ka pasur edhe shoferë nën ndikimin e alkoolit e që janë dënuar, përcjell Klan Macedonia. “Sot (04.04.2023) në periudhën prej orës 06:00 deri në ora 10:00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksionar i automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve. Gjatë kontrollit janë konstatuar 35 kundërvajtje nga të cilat 10 për hyrje të paligjshme në komunikacion, 10 për drejtim mjeti pa leje trafiku, shtatë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit,…
Kompania amerikano-turke “Bechtel&Enka”, të martën ka nisur punimet për ndërtimin e dy autostradave në Maqedoninë e Veriut, atë të Korridorit 8, Tetovë-Gostivar-Kërçovë-Strugë –Qafëthanë(Shqipëri) dhe tjetrën të Korridori 10-D, që do të lidhë Prilepin me Manastirin në pjesën jugore të këtij shteti. Ndërtimi i këtyre dy autostradave në gjatësi prej 110 kilometrash do të kushtojë 1.3 miliard euro. Gjysma e kësaj vlere do të sigurohet nga buxheti i Maqedonisë së Veriut, ndërsa pjesa tjetër apo rreth 600 milionë euro do të sigurohen nga shitja e një eurobondi (kredie). Në këtë shumë nuk është përfshirë edhe shpronësimi apo dëmshpërblimi i banorëve apo…
Një grua 32-vjeçare nga Shkupi është sulmuar dje nga vjehrri. Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Draçevë, transmeton Lideri.mk. – Me datë 04.03.2023 në ora 10:00 në MPB Shkup është raportuar se në zonën e Draçevës, MM (32) nga Shkupi është sulmuar fizikisht nga vjehrri i saj Z.M.”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresë përkatëse.
Komisioni për Sëmundje Infektive ka miratuar disa rekomandime që kanë të bëjnë me adaptimin e sistemit lidhur me ndjekjen e rasteve të fruthit – përcjell KlanM deklaratën e zëdhënësit të KSI-së, Zlate Mehmedoviq. “Gjëja e parë dhe kryesore është të rritet mbikqyrja epidemiologjike ndaj etheve për shkak se në këtë mënyrë do të mundim më shpejtë të amortizojmë procesin e rasteve të reja të detektuara. E dyta, të rritet vetëdija tek punonjësit shëndetësor dhe popullata për ekzistimin e rasteve të fruthit. E treta, ka të bëjë me mjekët amë, pediatrët dhe infektologët që me kujdes të ndjekin simptomat që janë…
Sot kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të projektit të Korridorit 8, event i organizuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftojnë nga PDSH. Ndërkohë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke komentuar nisjen e punimeve për Korridorin 8, edhe një herë ka përsëritur se në këtë procedurë ka tenderë kriminal dhe se do të vijë dita kur kompetentët do të përgjigjen para drejtësisë. “Prisja që kompetentët për atë tender kriminal për mbikqyrjen të merreshin në pyetje në Prokurori, por qartë shihet se kanë plane tjeta, por do të vijë dita kur do…
Ish-kryetarja e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Vilma Ruskovska, thotë se prokurorja e njohur Fatime Fetai e ka dhënë provimin e jurisprudencës para kohe dhe këtë e ka lejuar ministri i atëhershëm i Drejtësisë i VMRO-DPMNE-së, Mihajlo Manevski. Sipas Ruskovskës, arsyeja për dhënien e një privilegji të tillë Fetait ishte se ajo u tregua një studente jashtëzakonisht e mirë. “Ajo u lejua, me vetëm një vit përvojë pas përfundimit të fakultetit, të jepte provimin e jurisprudencës herët. Nuk ishte sekret, të gjithë e dinim në atë kohë. Ajo kishte mbaruar Fakultetin Juridik dhe në vend të dy viteve…
Për herë të parë në historinë e Likovës, nxënësit që përfundojnë shkollimin fillor do të mund ti vazhdojnë mësimet për mjekësi në shkollën e mesme, dëshirë dhe objektiv i kahmotshëm i nxënësve, prindërve, arsimtarëve dhe drejtorit të shkollës. Shkolla “Ismet Jashari” në Likovë nga viti i ri shkollor hap dyert për paralelen e mjekësisë- drejtimi për motër medicinale. Tejet i kënaqur për këtë arritje u shpreh të jetë Kryetari i Likovës, Erkan Arifi. Në një prononcim për TV News, Arifi vlerësoi standardet dhe kushtet në të cilat punon shkolla. Ai u shpreh tejet i ngazëllyer dhe krenar për hapin e…
