Autor: Suad Avdiu

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka realizuar një takim me Drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Pasurive të Konfiskuara, Driton Nebiu, ku është diskutuar për Projektligjin e ri për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, shfrytëzimin pronësor dhe mjetet e konfiskuara në procedurë penale dhe kundërvajtëse i cili së shpejti do të hyjë në procedurën e qeverisë. Me ndryshimet e propozuara fuqizohet roli dhe rritet përgjegjësia e Bordit  Drejtues të Agjencisë, përmirësohen mënyrat e shitjes së pasurisë së konfiskuar duke parashikuar mënyra shtesë të shitjes, zbatohet mundësia që fillimisht bashkëpronarët të blejnë mallin e sekuestruar apo të konfiskuar e që janë në…

Read More

Përderisa qytetarët e vendit po përballen me inflacionin më të lartë dhe krizën më të madhe ekonomike në 15 vitet e fundit, BDI dhe LSDM vazhdojnë të ushtrojnë kleptomaninë e tyre mbi buxhetin e shtetit. Siç informojnë mediat, së fundmi zv/kryeministri i parë Artan Grubi i ka bërë peshqesh një tokë shtetërore bashkëshortes së kryeministrit Dimitar Kovaçevski. Këto praktika, ku BDI dhe LSDM “i japin” njëra tjetrës nga xhepi i qytetarëve, janë arsyeja kryesore që qytetarët gjithnjë e më shumë po “votojnë me këmbë”, duke e braktisur shtetin. Reagimi pa turp dhe pa dinjitet i kryeministrit Kovaçevski për bizneset e…

Read More

Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, e konsideron të padrejtë gjykimin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së për luftën në Kosovë. Në një video mesazh për emisionin Opinion në Tv Klan, grubo thotë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe për këtë arsye të gjithë shqiptarët janë solidarizuar me ish-luftëtarët e UÇK-së. Artan Grubi: Lufta e UÇK është e dlirë si loti dhe prandaj të gjithë ne edhe nga Shkupi, edhe nga Tirana, edhe nga Prishtina solidarizohemi me vëllezërit tanë të cilët padrëjtësisht po gjenden në Hagë dhe po gjykohen për luftën çlirimtare të popullit të Kosovës.…

Read More

Nazif Ajroski, shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Posaçme për tentativën e trafikimit të një sasie prej 324 kg kokainë nga Porti i Durrësit. Droga u zbulua dhe u sekuestrua më datë 18.06.2021 dhe Ajroski ishte i arrestuari i vetëm. Megjithatë, Prokuroria Speciale e Shqipërisë vazhdoi hetimet në një procedim penal të ndarë, për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Me qëllim zbulimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal u krijua një Skuadër e Përbashkët Hetimore mes Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe…

Read More

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka pritur sot në para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me një ceremoni zyrtare Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Në vizitën zyrtare në vendin tonë, Kryeministrin kroat Plenkoviq e shoqërojnë ministri i Ekonomisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm të Republikës së Kroacisë, Davor Filipoviq dhe deputetja në Kuvendin kroat për minoritet shqiptare, boshnjake, malazeze, maqedonase dhe sllave në Republika e Kroacisë, Ermina Lekaj Përljaskaj . Kryeministri Kovaçevski do të ketë takim kokë tet-a-tet me Kryeministrin Plenkoviq,…

Read More

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me homologun e tij kroat Andrej Plenkoviq,u ndal edhe tek ndryshimet kushtetuese duke përkujtuar se ndryshimet e parapara përfshijnë edhe kroatët. Ndërkohë që derisa bëri thirrje për konsensus nënvizoi se themelet e shtetit ndërtohen me vendime të guximshme. “Qeveria e RMV-së do të vazhdojmë fuqishëm të punojmë në thellimin e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë me Kroacinë. Ky nuk është qëndrim vetëm i imi, por edhe i gjithë Qeverisë. Me Kroacinë nuk na lidh vetëm e kaluara e përbashkëta në kuadër të ish Jugosllavisë, por e ardhmja evropiane. Nuk kemi asnjë çështje të hapur. Bashkëpunimi…

Read More

Në aeroportin e Shkupit është arrestuar 20 vjeçarja nga Republika e Turqisë e cila kishte tejkaluar qëndrimin në Maqedoninë e Veriut, përcjellë Klan M. ”Me datë 04.04.2023 në ora 19:45 në “Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit” është ndaluar H.D.(20) nga Republika e Turqisë pasi gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se ka tejkaluar qëndrimin e lejuar turistik në vend. Ajo iu dorëzua policëve të Departamentit për Krime Ndërkufitare, Migrime, të Huaj dhe u dërgua në Qendrën Rajonale për çështje Kufitare për veprime të mëtejshme” – thonë nga MPB.

Read More

Kompania në të cilën Elena Kovaçevska, bashkëshortja e kryeministrit Dimitar Kovaçevski ka aksione pronësore, do të marrë tokë shtetërore me çmim prej 70 denarë për metër katror për ndërtimin e planifikuar të centralit fotovoltaik. Vendimi i qeverisë për shitjen e 1119 metra katrorë tokë në fshatin Raklish të Radovishit, është nënshkruar nga zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në seancën e qeverisë më 14 mars të këtij viti, raporton Radio Evropa e Lirë. Sipas njoftimit në Gazeten Zyrtare, Qeveria ka marrë vendim për shitjen e tokës shtetërore kompanisë “Sol Group 5” me një marrëveshje të menjëhershme për rindërtimin e një parcele ndërtimi për…

Read More

Në seancën e caktuar për rastin e spitalit privat “Zhan Mitrev”, i akuzuari kryesor, pronari i spitalit Zhan Mitrev u prit me protesta nga familjarët që kanë humbur të afërmit e tyre pas trajtimit me metodën e hemofiltrimit, e cila pas një hulumtimi gazetaresk rezultoi si metodë e pa miratuar nga OBSh. “I afërmi jonë nuk vdiq nga Kovid, por nga lëshimet e Zhan Mitrev”, “Hemofiltrimi i mbyti të afërmit tonë, kërkojmë përgjegjësi”, “Profiter në kurriz të të infektuarve me Kovid-19” ishin disa prej parullave të familjarëve. Mitrev akuzohet për kryerje të veprës penale “Mashtrim”. Qëllimi i prokurorisë është të…

Read More

Moti sot në vend do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës. Do të fryjë një erë e lehtë në drejtim të pjesës veriperëndimore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 4, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 5 deri në 14 gradë celsius. Nesër moti do të jetë me vranësira dhe reshje të shiut. Temperaturat e mëngjesit do të jenë ndër zero.

Read More