Autor: Suad Avdiu

Sot 12 maj 2023, së bashku me Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetai, muftiu i Shkupit, Qenan ef.Ismaili shumë hoxhallarë, hafizlerë e xhematlinj, në xhaminë “Rezistenca” në Haraçinë, u promovua hafizin më të ri Dijar Ridvan Ibraimi. “All-llahu e ruajt dhe e bëftë gjithmonë krenari e popullit dhe vendit tonë!”, ka uruar me këtë rast myftiu Ismaili. (Lideri.mk)

Read More

Në vendkalimin kufitar Tabanoc po fillojnë punimet e infrastrukturës ndërtimore për zgjerimin e rrugëve hyrëse në anën maqedonase, të cilat kanë për qëllim përshpejtimin e qarkullimit të automjeteve dhe lehtësimin e tregtisë. Aktivitetet janë në koordinim të plotë me institucionet e palës serbe, ku së shpejti do të fillojë një ndërmarrje e ngjashme infrastrukturore, njoftojnë ng Doganat e Maqedonisë së Veriut. Aktivitetet e planifikuara janë në kuadër të nismës Ballkani i Hapur dhe në përputhje me Memorandumin e nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë, i cili përmban masa për përshpejtimin e…

Read More

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se mbështet kërkesat e punonjësve në Qendrën për Provime, por se sipas tij greva nuk është zgjidhje për shkak se matura shtetërore duhet të mbahet, përcjell TV21. Shaqiri tha se ka informacione se tashmë po vijojnë përgatitjet për maturën shtetërore, ndërsa tha se për punonjësit e Qendrës për Provime po kërkohet zgjidhje sistematike me marrëveshje kolektive. “Vendimi im përfundimtar është se matura shtetërore do të realizohet me datë 27, ashtu siç është paraparë me afat. Nuk është kërkesë vetëm e ministrit por është kërkesë edhe e nxënësve të shkollave të mesme ,…

Read More

Sot mbushen 13 vjet nga vrasja e Harun Aliut – komandant Kushtrimit së bashku me shokët e tij, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahu dhe Shaban Zenuni. Vrasja e tij dhe rrethanat ende mbeten mister dhe mbeti gjithmonë sipas versionit zyrtar policor, përcjell INA. Sipas raportit të policisë që atëkohë drejtohej nga ministrja Gordana Jankullovska thuhet kështu: “Në orët e mëngjesit në rrugën kryesore në hyrje të fshatit Radushë ka neutralizuar një grup të armatosur prej katër personave të cilët kanë udhëtuar me një furgon të bardhë përplot me armatim”. Më vonë u kumtua se të vrarët nga ana e policisë ishin…

Read More

Një absurditeti në Bllacë kolegët e mi i dhanë fund kohë më parë! Sot, nxënësit e Shkollës “Mihal Grameno” të Bllacës, jo që nuk e kalojnë kufirin për të shkuar në shkollë, por ata kanë qasje tek kushtet solide për një proces edukativo – arsimor, deklaroi zv/ministri i arsimit, Agim Nuhiu. “Sfidë për ne mbeten kushtet në shkollat periferike në Brezë, Tanushë dhe Malinë! Të qenit pranë nxënësve, mësuesve, stafit të shkollës dhe prindërve të fëmijëve përfaqëson sfidën e vërtetë të politikbërjes në arsim! Nxënësit kanë nevojë për përcjellje, përkujdesje, dashuri…!”, shtoi Nuhiu.

Read More

Me 15 tetor të vitit 2021, në zgjedhjet lokale për këshillin e Komunës së Kumanovës, në promovimin e kandidatit për këshilltar, Abaz Selmani, premtuam para elektoratit kumanovar se ne, do të bëjmë “Rregullimin e rrugëve njëkahëshe dhe dy kahëshe te Lagjet shqiptare”. Ky premtim erdhi pas një analize të thellë të problemit dhe situatës në terren, e sidomos në Lagjen e trimave ku banorët e kësaj lagjeje kanë shumë pak dalje dhe në këtë mënyrë po krijohet një kaos në trafik. Me 10 maj të vitit 2023 në Këshillin Komunal të Kumanovës u mbajt seanca e 24 e rregullt e…

Read More

https://youtu.be/rKpxxQp_MR8 Grupi i këshilltarëve nga rradhët e BDI-së mbajti konferencë për media. Reagimi nga BDI erdhi pas lajmit se janë punësuar disa maqedonasë në Komunën e Kumanovës, të cilët janë vetëdeklaruar si shqiptarë. BDI i konsideron këto zhvillime si tendenca nacionaliste të Kryetarit të Komunës dhe neglizhencë nga partitë shqiptare në koalicion, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Vlora Zenuni Hamiti /TV NEWS

Read More

Fakulteti i Shkencave të Zbatuara i Universitetit të Tetovës, sot organizoi një punëtori për arkitekturën dhe ndërtimtarinë. Qëllimi i kësaj punëtorie është që, maturantët të njoftohen se ç’është arkitektura dhe ndërtimtaria, pse duhet të studiohen këto dy drejtime dhe të njihen me profesionin e tyre të ardhshëm si inxhinierë të arkitekturës dhe ndërtimtarisë. Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, para maturantëve theksoi se, ne si drejtues të Universitetit do të përpiqemi që për së afërmi të ju njoftojmë me strukturën e programeve studimore, por edhe me profilet të cilat ne i ofrojmë. “Fakulteti i Shkencave të Zbatuara…

Read More

Sot, në mbledhjen e Këshillit Komunal të Kumanovës me kundërshtim të fuqishëm nga ana e këshillëtarëve të BDI-së u largua nga rendi i ditës propozimi i Levicës për ndërtimin e bustit për branitellat. Ky projekt konsiderohet projekt monoetnik, që në qytetet multikulturore si rasti konkret me qytetin e Kumanovës, ndikon në prishjen e marrëdhënieve ndëretnike dhe në polarizimin e qytetit. Padyshim, BDI përkrah projektetet të cilët janë unifikuese dhe gjithëpërfshirëse dhe asnjëher nuk do të përkrah projektet të cilët janë përjashtuese, diskriminuese dhe që ndikojnë ne fragmetizim të shoqërise

Read More

Debate dhe reagime të shumta këto ditë ka shkaktuar një fotografi nga tabloja e maturantëve në komunën e Makedonski Brodi, në të cilin ka më shumë mësimdhënës sesa nxënës. Vetëm 11 maturantë do të përfundojnë gjimnazin këtë vit, ndërsa në shkollën e tyre japin mësim 22 pedagogë. Shkolla ka dy paralele nga viti i katërt – njëra për arsimin e mesëm, në të cilën do të diplomohen tetë nxënës dhe e dyta për hotelieri dhe turizëm – në të cilën do të marrin diploma vetëm tre nxënës. Mbikëqyrja e inspektorëve të arsimit ka treguar se të gjitha aktivitetet në shkollë…

Read More