Autor: Suad Avdiu

Nga BDI thonë se VMRO-DPMNE në bashkëpunim me “Levicën” po bllokon aktivisht mbi 500 milionë euro të destinuara për Korridorin 8 dhe 10D, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se ndryshimet ligjore nuk cenojnë të drejtat e punëtorëve, ashtu siç pretendon opozita. “Implikimet financiare të bllokimit të ligjit të TVSH-së janë 40 milionë euro, për ligjin e tatimit mbi fitimin janë 20 milionë euro, për tatimin e solidaritetit 80 milionë euro, si dhe bllokimi i ligjeve financiare për huamarrjet, 100 milionë euro nga Banka Europiane e Investimeve për kredi për ekonominë me kushte të favorshme dhe 100 milionë të tjera…

Read More

Mjekët ia kishin shuar shpresat haxhiut nga Shqipëria, që kishte pësuar lendim gjatë Umres (Haxhit të vogël). Mjekët në Mekë i kishin thënë se nuk ka shërim, por në Tiranë i kishin thënë se në Shkup është një doktor Ilir Hasani i cili me sukses operon lemurin. Dhe siç i kishin thënë mjekët në Tiranë, ashtu edhe ka ndodhur. Pas dy operimeve të suksesshme nga dr. Hasani, pacienti nga Shqipëria me shpresa gati të humbura, tani është afër shërimit të plotë. Ai ka shkruar një letër mirënjohëse, ku shpreh jo vetëm falënderim për operimet e suksesshme, por edhe kënaqësinë që…

Read More

Një 23-vjeçar nga Shkupi është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij. Nga MPB thonë se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në shtëpinë e tyre familjare. “Me datë 06.05.2023 në ora 18:50, zyrtarë policorë të SPB-Shkup kanë privuar nga liria S.S.(31) nga Shkupi për shkak se rreth orës 18:30 në shtëpinë e familjes e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij 23-vjeçar. Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se është lajm shumë i mirë fillimi i projektit për ndërtimin e korridorit 8 në Maqedoni të Veriut – autostradës moderne që pritet të lidhë vendbanimet shqiptare prej Tetovës, Gostivarit, Kërçovës, Bokujçanit, Strugës e deri në Qafëthanë. Krasniqi ka shkruar në Facebook se me një gjatësi prej 68 kilometrave, kjo autostradë me gjashtë korsi, do të ndikojë jashtëzakonisht shumë në lidhjen, afrimin dhe fuqizimin e shqiptarëve të cilët jetojnë nëpër këto qytete. “Përgëzoj faktorët politikë shqiptarë në Maqedoni të Veriut, në krye me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, por edhe…

Read More

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullimave. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 21 deri në 26 gradë. Në Shkup dhe rrethinë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, do të fryjë dhe e dobët nga drejtime të ndryshme. Temperatura minimale do të ulet në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 24…

Read More

Kryetarja e PLD-së, njëherë edhe deputete e Kuvendit, Monika Zajkova kërkon ndalimin e rrejtit social “Tik-Tok” dhe rrjeteve tjera që sipas saj, nxisin dhunë, përcjell TV21. “Në vend që të rrijmë të tronditur dhe në heshtje të pikëlluar dhe të komentojmë në rrjetet sociale, me kohtë të reagojmë dhe veprojmë me masa dhe veprime konkrete parandaluese”, theksoi Zajkova në Kongresin e 16-të të Rinisë Liberal Demokratike. Zajkova shton se Partia Liberal Demokratike ka një sërë propozimesh që do t’i paraqesë në Qeveri. “Është veçanërisht e nevojshme të ndalohet “Tik-Tok” si dhe rrjetet e tjera sociale që nxisin dhunën, sepse në…

Read More

Përgatitjet për dasma e ahengje të tjera tashmë kanë filluar. Këtë po e hetojnë edhe bizneset që merren me stoli ari, fustane solemne e gjëra të tjera që nevojiten për këto evente, pasi është rritur numrit i të interesuarve nëpër dyqanet e tyre. Artarët thonë se për dallim prej periudhës para krizave, tani blihen vetëm gjërat më bazike, për ta mbajtur gjallë traditën pa rënduar shumë buxhetin familjar. “Sigurisht që interes ka, por janë dy gjëra, dëshira dhe mundësitë. Më herët ky cikël ka qenë shumë më i bujshëm, me më shumë interes për shumë artikuj, në kohët e fundit…

Read More

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri propozon një vlerësim urgjent të rreziqeve të sigurisë për nxënësit në rrjetet sociale dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) është duke zhvilluar protokolle që madje do të ndalojnë përdorimin e tyre në shkolla. Masa vjen pas të shtënave masive në Beograd dhe në afërsi të Mlladenovacit në Serbi, në të cilat u vranë gjithsej 17 persona, transmeton Lideri.mk. “Duke marrë parasysh që ato nuk duhet të përdoren në mjedise shkollore, Ministria e Arsimit dhe Kulturës tashmë po harton protokolle dhe udhëzime për shërbimet profesionale të shkollave dhe mësuesve, si do të minimizoheshin ato rreziqe…

Read More

Londra është blinduar dhe përgatitur për të zhvilluar atë që po konsiderohet eventi më i rëndësishëm i vitit, ndoshta dhe i dekadës. Çarlsi i Tretë do të kurorëzohet zyrtarisht si mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar, në një ceremoni madhështore që do të mbahet gjatë të shtunës.Disa rrugë janë të rrethuara ndërsa turma të mëdha mblidhen ku do të zhvillohen ngjarjet kryesore të ditës, duke përfshirë një procesion madhështor dhe një moment në ballkonin e Pallatit Buckingham. Në të gjithë kryeqytetin dhe shumë pjesë të Britanisë, dyqanet dhe zonat publike janë zbukuruar me flamujt dhe janë planifikuar festa në…

Read More

Problemi është se nuk e dimë çfarë pimë, sepse çdo pije energjike me ose pa gaz, në të vërtetë është në përzierje substancash të ndryshme mes aromatizuesish, ngjyruesish, vitaminash, sheqernash, ëmbëltuesish, por edhe të tjera akoma. Nëse keni pjesëtarë të familjes apo miq të cilët i shihni gjatë gjithë kohës me pije energjike në duar, sigurohuni ta ndani këtë artikull me ta, pasi mund të jenë në risk të preken nga problemet më poshtë: Shtim peshe Tashmë nuk është sekret që pijet energjike janë të ngarkuara me kafeinë në mënyrë që të jenë në gjendje të rrisin nivelet e energjisë…

Read More