Autor: Suad Avdiu
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria dy persona, B.F. 18 vjeç dhe B.H. 23 vjeç që të dy nga Tetova. Gjatë kontrollit ndaj B.H. i është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor, gjithashtu është gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuhanës. Personat e lartpërmendur janë ndaluar në stacionin policorë, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritët padi adekuate. /Alsat.mk
Sektori për Punë të Brendshme-Shkup gjatë ditës së djeshme në Shkup ka regjistruar 183 shkelje të rregullave të trafikut, prej të cilave 66 ishin për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 gjoba për makina të paregjistruara, shkruan Alsat. Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 6 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 25 gjoba të tjera për ngasje të makinës në gjendje të dehur dhe një për kalim në të kuqe në semaforë. /Alsat.mk
Gjatë ditës së sotme do të mbaj mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi juglindor, posaçërisht përgjatë Vardarit dhe në rajonin e Pellagonisë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 9 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 14 deri në 18 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira dhe reshje shiu. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 12 ndërsa ajo maksimale do të arrij në 18 gradë Celsiusë.
Mashtroi nëpërmjet rrjeteve sociale, një shtetas nga RMV dhe përfitoi rreth 10 000 euro, arrestohet në flagrancë 46-vjeçarja. Strukturat hetimore të DVP Elbasan, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi nga Maqedonia e Veriut, për një rast mashtrimi, kanë iniciuar në Prokurorinë e Elbasanit, një hetim me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit të thelluar, me metoda proaktive, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Teknika”, në kuadër të të cilit, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, u…
Shkolla e Mesme Komunale “Ismet Jashari“ në Likovë sot mbajti Ditën e Hapur (Open Day). Ky organizim u bë me qëllim promovimin e drejtimeve të saj para semimaturantëve nga të gjitha shkollat fillore të Komunës së Likovës. Shkolla e Mesme Komunale “Ismet Jashari” nga Likova është një shkollë që ofron kushte të shkëlqyeshme për zhvillimin e procesit arsimor, prandaj ia vlen ta regjistroni fëmiun tuaj aty. Mes nxënësve dhe profesorëve ekziston një harmoni dhe bashkëpunim i shkëlqyer. Kjo shkollë posedon hapësira të mjaftueshme, kabinete të ndryshme, sallën e sportit dhe amfiteatrin për të realizuar planprogramin dhe aktivitetet e përcaktuara. Në…
Lokja 83 vjeçare nga Veleshta e Strugës, Fikrije Nasufi ka zgjedhur ditën e sotme-ditë e Xhuma për të bë një vepër me të cilën e mahniti popullatën e asaj ane, por edhe më gjerë. Ajo ka nënshkruar te avokati se tërë pasurinë e saj ia dhuron vakëfit të Strugës, shkruan Lideri.mk. Avokati Besnik Asani nga Struga, thotë se bëhet fjalë për pasuri të madhe, duke shtuar se vlera e saj në treg konsiderohet mbi 50 mijë euro. “Punë që e bëj me kënaqësi. Sot gjyshja Fikrije Nasufi dhuroi pronën e saj vakëfit. Prona ka vlerë të madhe. Te gjyshja Fikrije…
Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot realizoi takim me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Kosovës, Besnik Bislimi, në të cilin, siç informojnë nga SÇE, ishin konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera miqësore të të dyja vendeve, si dhe nevoja e thellimit të bashkëpunimit, veçanërisht në pjesën e integrimeve evropiane dhe shfrytëzimit të programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar. “Interes i përbashkët është që të ecim para, të gjithë bashkë. Rruga jonë drejt BE-së nuk është e lehtë, por me qasje të përbashkët dhe bashkëpunim do ta bëjmë edhe më të shpejtë dhe më të lehtë. Bashkëpunimi…
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi si mysafir i ftuar, sot mori pjesë në hapjen e xhamisë Barbaros Hajredin Pasha në Stamboll, duke e prerë shiritin bashkë me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, Kryetarin e Kuvendit të Madh Turk, Mustafa Shentop dhe miq të tjerë turq e të vendeve të tjera të rajonit. “Në këtë mënyrë shpreha edhe mbështetjen time dhe të Alternativës në këtë proces zgjedhor për Presidentin Erdogan, kjo në shenjë mirënjohjeje ndaj marrëdhënieve të mira turko-shqiptare, por edhe në relacion me shtetin tonë. Me këtë rast e urova që të dielën ai të marrë edhe një mandat…
Me datë 05.11.2023 në ora 21:40 në SPB Shkup, M.J.(46) nga Shkupi ka raportuar se babai i saj K.J.(73) është larguar nga shtëpia e tij në fshatin Bllacë, Shkup, transmeton Lideri.mk.. Po merren masa për gjetjen e personit. (Lideri)
Të huajt të fiksuar me këngën e Albinës dhe familjes Kelmendi në Eurovizion: Gjenet shqiptare tjetër nivel Shqipëria është kualifikuar në finalen e Eurovision 2023, ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi kanë krijuar fansa dhe vlerësime të shumta nga e gjithë bota. Ata dhuruan shumë energji dhe adrenalinë me këngën e tyre “Duje” në gjuhën shqipe në Liverpool, ku u kualifikuan të parët për në finale. Njerëzit vlerësuan kryesisht motivet tradicionale, vokalin e Albinës dhe sinkronizimin e zërave të anëtarëve të familjes Kelmendi. Në Instagram, TikTok apo Youtube postimet për Shqipërinë arritën miliona kilime duke kryesuar. Këngëtarja Albina dhe Familja Kelmendi…
